
Dy fjalë për mikun tim, bibliofilin e paepur Genci Hoti…
nga Jozef Radi
Me Genci Hotin njihemi prej më shumë se një dekade dhe shkak i njohjes kanë qenë shkrimet e tij paraqitura qysh herët përmes rrjeteve sociale dhe kureshtja ime për konceptet e tij, paksa “jashtë korrnizave”.
Genc Hoti është prej atyre bibliofilëve me të cilin koha e përbashkët bëhet gjithnji produktive. S’ka ndodhur asnjëherë që në ndenjtjet e herëmbashershme të mos jetë prodhuar mes nesh debat pozitiv, të mos jetë gjeneruar respekti reciprok, edhe në kundërshti, e të mos jenë sjellë në vazhdimësi vlerësime, gjykime, stimë edhe në kundërshtime e cila na kanë bërë mirë të dyve. Përgjat gjithë kësaj dyzine vitesh në të cilat kemi ndarë biseda nga më të ndryshmet dhe opinione nga më të harlisurat po edhe më të këndshmet, bile edhe kam guxuar t’i sugjeroj botimin e kësaj vepre të shkruar në dekada, qoftë edhe vetëm atë të paraqitur në portalin e tij gencihoti.com, që simbas meje, mbetet një vlerë e shtuar për gjithë ne lexuesit, e në mënyrë të veçantë për ata që mënyra dinjitoze debati kërkohen t’i afrohen të vërtetave të vështira, si atyre historike; kulturore apo edhe atyre letrare.
Genci Hotin e kam vizituar disa herë në bibliotekën e tij personale që është edhe shtëpia e tij. Më dukej habi si ky njeri mund të kishte dy apartamente vetëm me libra dhe të kishte dominimin e gjithë kësaj “pasurie prej karte”, që rrallë kush o askush s’mund ta kishte në pikëpamjen private. Pse është e vështirë të bëhen disa breza bashkë dhe të krijojnë një begati kësisoji, begati kulturore e disa brezave të kësaj familjeje qytetare.
Ajo çka më ka habitur, ishte dominimi që Genci kishte mbi librat e bibliotekës së tij. Për ta vënë në provë aftësinë e tij në gjetjen disa libra i thashë: “Po të jap pesë tituj librash, dua prej teje të m’i japësh në dorë!” Po mor, – më tha, -menjëherë! Më jep titujt e librave dhe t’i gjej menjëherë! Ia dhashë. Ishin pesë tituj romanesh të njohur. E vërteta është se brenda pak minutash m’i solli të pesë librat, çka më habiti, por edhe më emocionoi pse më, dëshmoi dominimi të plotë të asaj pasurie bibliotekare, që më mahniste ndërsa kaloja nëpër etazherët e panumërt të librave të ngjitura deri në tavan.
Kjo intervistë me Genci Hotin u realizua, ndërsa po bënte sistemimin përfundimtar të bibliotekës së tij, dhe një skedimi të plotë që ai po u bën dokumentave dhe librave në dy apartamentet e tij.
Genci Hoti është i thjeshtë dhe i këndshëm, një djalosh përtej të shtatëdhjetave i papërtuar, dinamik dhe me sens mjaft pozitiv ndaj laryshive të jetës. Gjithnjë në kërkim të diçkaje të re, gjithnjë në ballafaqim të saj çka ka akumuluar nga përvoja e jetës me të ashtuquajturat “të vërtetat e shkruara” të regjimeve. Sensi i kundërshtisë së tij, sipas mendimit tim, buron nga sasia e konsiderueshme e informacionit të akumuluar, i cili shpesh e ka futur në krizë me manipulimet e paskrupullta të së vërtetës, nga politikat rajonale dhe ato globale. Mendoj se pikërisht kjo përballje e akumulimeve me realitetet e deformuara, përbën edhe vlerën e tij si njeri, si studiues i vëmendshëm, si gjurmues thesaresh dhe si intelektual i një modestie shembullore.
Mbetem gjithmonë vlerësues dhe admirues i kësaj begati kulturore të shtrirë në tre breza dhe dy familje, e shpesh i kam shfaqur Gencit edhe njëfarë shqetësimi se ç’mund të ndodhë me këtë pasuri që nuk ka para që mundet të ta vlerësojë e ta blejë, Mbasi është tejet e vështirë të ta krijosh një bibliotekë të kësaj përmase si kjo e bibliofilit Genci Hoti.
Pikërisht ky lloj respekti e vlerësimi, bisedat dhe shqetësimet e pafundme të shtrira në vite na shtyu te kjo intervistë e shkurtë, gjithsesi pozitive, ku lexuesi, përmes kësaj bisede midis dy miqsh, mund të kuptojë diçka më tepër rreth librave, mardhënieve me librat dhe dashurisë së pakufishme për to.
Mund ta ndiqni këtë intervistë informuese jo për t’u pajtuar me atë çka është biseduar mes nesh, po për të pasur një ide më të plotë edhe për njerëz me pasione të mëdha për kulturën shqiptare të trashëguara në shekuj, në këto kohë kur hedonizmi dhe rendja pas parasë është bërë thelbësore dhe një sëmundje thuajse e pashërueshme e shoqërisë shqiptare.
qershor 2026

“Askush nuk është i aftë të na vërtetojë sa të vjetër jemi,
dhe pse jemi popull autokton…” Intervistë me Genci Hotin
Genc Hoti është një nga bibliofilët më të apasionuar që kam njohur në realitetin shqiptar. Unë desha të di prej jush: e gjithë kjo pasuri librash që posedoni sot, ka ndonjë stad prej nga ka nisur dhe ka mbrritur deri sot, apo jeni vetëm ju që e ke akumuluar këtë lloj pasurie të paprecedentë librash? – Për mua, kjo bibliotekë relativisht e gjerë mund të ndahet në tre grupime.
Grupimi i parë është e trashëguar nga babai, gjyshërit edhe stërgjyshërit e mi. Domethënë, unë disponoj enciklopedi, edhe të para 150 viteve. Ato janë të stërgjyshit tim. Palok Lacës. Kam njëkohësisht edhe libra të Kol Lacës, që është gjyshi im po kam gjithashtu edhe libra të tim eti, Kolë Hotit të viteve 1920-1925. Kam gjithashtu gjithë literaturën propagandistike të revistave dhe gazetave të viteve 1939-1944, që unë pretendoj të jetë pasuria më e madhe intelektuale që ka pasur Shqipëria. Të gjitha këto unë i disponoj sot në shtëpinë time. Kjo natyrisht është trashëgimi nga babai dhe gjyshërit e mi.
Grupimi i dytë i librave është ajo çfarë unë kam blerë gjatë gjithë jetës sime, me një pasion të pashterrur. Sigurisht e kam pasururuar simbas interesave të mia të shtrira në kohë.
Grupimi i tretë është ajo çka shumë njerëz në Shqipëri, më kanë falur. Dhe jo vetëm libra po edhe bibliotekat e tyre. Fjala vjen, ka ekzistuar një personalitet i njohur juridik shqiptar, i quajtur Vasil Dilo, veprën e të cilit e kam unë. Salvator Bushati më ka falur tërë bibliotekën e tij edhe atë e kam unë. Të gjithë këta libra, me gjithë trashëgiminë time, sot janë rreth 22 mijë vëllime. Plus kësaj, kam edhe rreth 20 mijë vëllimë në Shkodër, që janë të gjyshërve të mi nga krahu i nënës. E gjithë kjo sasi librash, mirë është të bashkohen në një bibliotekë të vetme, e ti ve emri i gjyshit tim. Sepse gjyshi im, ka qenë mësues dhe ka lënë mjaft dorëshkrime.
Pyetja e dytë: cili është raporti yt personal me gjithë këtë pasuri librash dhe dokumentesh, sa ke mundur t’i konsultosh ata. Si veproni, si punoni ju me këtë pasuri? Unë doja të dija gjithashtu sa e keni shfrytëzuar ju këtë lloj pasurie, për interesa publike? – Pasioni për librin është i lidhur padiskutim edhe me vendin e punës që kam pasur. Mbaj mend, me 1 shtator 1973, unë kam filluar punën në institucionin e gjeofizikës. Dilja në ekspedita maleve, kisha një rrogë relativisht të mirë, pra e kam pasur rrogën në atë kohë, 6800 lekë, por merrja edhe shumë dieta. 8000 lekë ishin dieta. Tashti, duke pasur këtë rrogë dhe këto dieta, më jepej mundësia të blija edhe libra. Zakonisht librin e bleja duke u nisur nga disa kritere. Doja të mësoja, si është zhvilluar një ngjarje. Mirëpo që ta mësosh ngjarjen, duhet të vesh edhe tek vendi i ngjarjes. Në këtë mënyrë, mbaj mend se në ‘74-ën, atë vit ka ndodhur, Revolta e Spaçit. Unë jam ndodhur aty në afërsi. Natyrisht, që takoja, njihja dhe bisedoja me njerëz të shumëtë. Në libra ishte e pamundur të trajtohej, mbasi nuk ekziston asgjë e shkruar për gtë. Ama, ekzistonin njerëz që kishin qenë të pranishëm, që ishin të lirë. Ka pasur mjaft njerëz të Spaçit që shërbenin në burg. Rreth 50 persona që ishin të lirë, pra nuk ishin të burgosur. Kryesisht punët profesionale i bënin njerëzit e lirë. Dhe këta njerëz, më kanë treguar shumë rreth asaj ngjarje. Pastaj merrem me historinë e Mirditës. Historitë… detyrimisht që e pasurojnë librin, edhe unë duke qenë i lirë, së paku 8 orë në ditë isha krejt i lirë, dhe e vetmja mënyrë për ta mbuluar atë kohë ishte leximi i librave. Kjo ka qenë arsyeja, që kam lexuar jashtëzakonisht shumë, e në përgjithësi gjithë literaturën që është botuar në Shqipëri nga viti 1973, po edhe përpara, deri sot që jetojmë. Me këta libra kam jetuar tërë kohës. Mbi bazën e ngjarjeve dhe leximeve të pafundme, kam shkruar dhe e kam përmbledhur gjithë literaturën.
Për shembull: kam qenë me shërbim në zonën e Lumit të Vlorës. Atje kam lexuar për Luftën e Vlorës, më 1920 me italianët. Kam pyetur banorët e zonës dhe ata më kanë rrëfyer gjëra të çuditshme. Që nuk përputheshin me ato çka shkruhej në shtyp apo në libra. Pastaj, iu ktheva shtypit. Mbas vitit ‘91 ndryshuan gjërat, mirëpo unë vëreja një fenomen. Enver Hoxha s’e kishte përmendur asnjëherë Luftën e Vlorës. Pse? Vonë e mora vesh, se ma thanë fshatarët e Bratajt, ata që komanduan Luftën e Vlorës. Ishin po ata që kishin themeluar Ballin Kombëtar, kundërshtarët politikë të regjimit komunist. Atëherë u kuptua loja! Unë mblodha gjithë ç’kishin shkruar për Luftën e Vlorës, mora gjithë fotografitë dhe gjitha informacionet nga Lumi i Vlorës, edhe shkrova librin: “Historia e Luftës së Vlorës”. Në të njëjtën mënyrë, kam ndjekur Esat Pashë Toptanin, po kështu kam ndjekur Avni Rustemin. Kam ndjekur të gjithë ata që ne i quajmë “heronjtë të historisë sonë”. Kam ndjekur Rrethimin e Shkodrës. Kam ndjekur “Revolucionin” Fan Nolit, kam ndjekur historinë e Kishës ortodokse edhe mjaft të tjerta.
Duke i ndjekur me shumë vëmendje këto ngjarje, përmes librave po njëkohësisht nëpër vendet e tyre ku kanë ndodhur, po edhe dëshmive të gjalla më delte një panoramë historike krejt tjetër nga ajo çka na kishin mësuar nëpër shkolla.
Kur kam qenë në Manastir, që sot maqedonësit e quajnë Bitola, porse shqiptarët e quajnë gjithmonë Manastir, kam mësuar të dhëna jashtëzakonisht më ndryshe për Kongresin e Manastirit. Kongresi i Manastirit është shumë më ndryshe nga ajo çka shqiptarët dinë apo thonë lart e poshtë edhe nëpë konferenca. Pra, kjo është rruga që mua më ka shtyrë të lexoj shumë, e njëkohësisht edhe ta pasuroj bibliotekën time. Çdo udhëtim që bëj, edhe sot, aplikoj këtë metodë. Kur iki, sidomos jashtë shtetit, unë gjënë e parë që blej, janë librat. Isha në Itali, para pak kohe dhe bleva mbi 50 vëllime, “Lufta e Dytë Botërore”, mbi “Kapitalin” e Marksit, botimin italisht, mbi “Skënderbeun”, mbi “Historinë e Kishës”, ngjarje që shpesh ne i dimë gabim. Por që në Itali janë të pasqyruara në një formë krejt tjetër.
Aty bleva edhe një libër të Bruno Brunettit, mbi Luftën e Dytë Botërore. Çfarë kanë bërë italianët në Shqipëri ‘43-’45? E dini që ngjarjet janë krejt ndryshe? Domethënë, që të thuash se Lufta Nacionalçlirimtare është një luftë që e ka bërë populli shqiptar, është gabim. Është gënjeshtër. Sepse del që themelimi i partisë nuk ka ndodhur në ‘41-in, por ka ndodhur në ‘43-in, aty del që shqiptarët s’kanë hedhur asnjë plumb kundër gjermanëve. Sepse luftën kundër gjermanëve e paska bërë Divizioni “Antonio Gramsci”, të cilin ne kemi thënë se ishtë batalion. Pastaj na del se qenka “divizion” dhe e paska bërë gjithë luftën. Edhe përmenden, aviacioni anglez në Myshqeta, se luftën e Myshqetas e paska bërë Divizioni “Antonio Gramsci”, nuk e paska bërë Brigadë e Parë siç na ka thënë Mehmet Shehu. Domethënë, nga leximi i librit na dalin gënjeshtra të njëpasnjëshme. Kjo është edhe një arsye pse vazhdimisht e kam pasuruar bibliotekën… sepse më është dashur për studimet e mia. Tashti, të bësh një jetë ekspeditash, buzë një lumi e në çdo majë mali, shtrirë brenda katër mureve, për vite me radhë, më bëhej absolutisht i domosdoshëm libri … Ai ishte e vetmja mënyrë për ta kaluar në mënyrë sa më pozitive kohën dhe për ta mbushësh hapësirën bosh të së përditshmes në ekspeditat gjeologjike.
Pyetja e tretë që shtroj, është raporti që ju keni me historinë. I apasionuar mbi ngjarjet dhe fenomenet historike, ajo çka i vë kapak gjitha njohjeve tuaja mbi historinë është koncepti që vazhdimisht theksoni faktin se: ndodhemi përballë deformimesh të frikshme historike. Shpesh, shkrimet tua nisen nga ideja e deformimit dhe jo për ta formatuar ndryshe ngjarjen apo ngjarjet, por thjesht për të dhënë sa më shumë burime dhe dokumenta për të mbrritur tek e vërteta, e ku historianët që mund të vijnë (të sotmit i quani tejet të indoktrinuar dhe të kompromentuar) mund t’i kenë si udhërrëfyes në profesionalizmin e tyre. Pra, le të futen tek hulumtimet dhe vëzhgimet e tua, le të krahasojnë nëse janë të vërteta a jo deformimet e indoktrinuara në veprat historike e në veçanti ato që lidhen me historinë tonë të shekullit të fundit. – Këtu më duhet të bëj një parantezë. Unë e quaj fat, që në periudhën 1975-76, kam kryer një shkollë të veçantë, Shkollën e Zbulimit. Në këtë shkollë, kam qenë përgjegjës i bibliotekës, dhe me thënë të drejtën, edhe pse sot mund të duket pak skandaloze kjo punë, kam lexuar të gjitha veprat e Enver Hoxhës, të Marksit, të Engelsit, të Leninit, të Stalinit, absolutisht të gjitha. Dhe kam kapur një defekt të madh. Ky defekt ekziston i shkruar. Është një letër e Engelsit, drejtuar Franz Meringut, me 14 korrik 1894, ku ndër të tjera ai i thotë: “Unë dhe Marksi nuk jena marrë me problemin si lindin idetë fetare, shkencore, artistike, etj., dhe mbi këtë bazë do ketë deformime të mëdha.” Këtë gjë e kam hasur në vitet ‘75-’76, ndaj gjithë jetën time unë kam ndjekur këtë platformë. Pra, çdo njeri që shkruan për një ngjarje, a e di njerëzimin se si ka lindur kjo ngjarje? Pra, në teoritë e Marksit unë gjeta një boshllëk që ishte shumë, po shumë serioz, por që nuk ishte marrë parasysh asnjëherë. Në bazën e kësaj pasaktësie të Marksit, na doli që çdo gjë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë, të jetë fillim e fund një mashtrim. Konkretisht, shtohet pyetja: ç’është historia? E e dinë shqiptarët se formulimi i historisë është bërë sipas Napoleon Bonapartit? Napoleoni thotë pak a shumë jo fjalë për fjalë se s’mund ta mbaj mend po afërsisht që: “Historia është më marrëveshje për shkrimin e një ngjarjeje… Ky është formulim i dhënë nga Napoleon Bonaparti. Historia simbas meje ka një përkufizim shkencor që thotë: “Historia është analiza e pasojës së marrëdhënieve njeri-njeri…!” Domethënë, kur krijohen relacione midis kombeve, marrëdhëniet e këtyre relacioneve analizohen. Kur analizohen, bëhet përshkrimi historik. Kjo është historia. Këtë rrugë nuk e ndjek askush. As Shqipëria e as bota. Domethënë, shumë libra që quhen libra historie, me Tuqidid e kompani, nuk janë libra historie. Ato janë statistika politike, po nuk janë libra historie. Domethënë, po të lexosh “Luftën e Peloponezit”, ajo është një statistikë politike. Çfarë ka ndodhur midis spartanëve dhe athinasve? Lufta 30-vjeçare midis këtyre dy fuqive është statistikë dhe nuk është histori. Historia është si ka ndryshuar shoqëria helene, nga kjo luftë, pra nga marrëdhëniet Spartë-Athinë.
Ne njohim fillesat e shkrimit helenik, ligjet e Solonit… por ekziston dhe ligjet e Likurgut, që janë 300 vjet më të hershme. Atëherë si qëndron puna? Këtu fillon shkenca e historisë? Po ama këtu fillon edhe mitologjia. Dhe në këtë kuadër historia lihet mbas dore: A është marrë mitologjia për bazë? Sigurisht! Puna është që ndjekja e këtyre leksioneve që unë kam marrë në shkollë, është bërë promotori i një lëvizjeje gjigante që unë i kam kushtuar gjithë jetën. Shkurt muhabeti, çdo libër që i kam këtu në shtëpinë time, edhe unë kam radhitur rreth 2000 vëllime, vetëm këtë punë tentojmë të zgjidhim. Ku kanë mashtruar historianët? Edhe këtu tek ne është mashtruar në mënyrë të jashtëzakonshme. Domethënë, këtu në Shqipëri nuk ke një lëndë, po vetëm një lëndë, ku të vihet gishti, që të jetë afërsisht e saktë. Këtë lëndë s’e keni. Pra, le të fillojmë nga shkencat e natyrës, shkencat shoqërore, shkencat letrare, filozofia, kudo…
Simbas meje në historinë e njerëzimit ka dy gabime thelbësore. Në asnjë vend nuk është analizuar si duhet roli i gjinisë femërore dhe roli institucionale fetare në histori. Në asnjë vend s’e ke kët gjë. Bile edhe vetë kisha në një libër 4 vëllimesh, të Agostino Saba-s, “Historia e kishës”, nuk thuhet qartë se cili është roli institucionale fetare në historinë e njerëzimit. Nuk thuhet origjina e familjes, e shtetit, e punës private. Ajo që ka bërë Engelsi, është fillim e fund një mashtrim shumëpërmasor. Pse nuk thuhet e vërteta?! Çdo gjë në tokë 99.99% të saj e ka bërë gjinia femërore dhe institucionet fetare. Këto dy subjekte kanë bërë çdo gjë. Shumë pak ka bërë gjinia mashkullore dhe shteti më vonë. Shteti ka bërë luftën, krimet, vrasjet i ka bërë shteti. Por jetën sociale mbi tokë e ka bërë kisha. Fronet i ka shpikur kisha. Mendimin shkencor, letrar, çdo gjë e ka bërë kisha. Pse nuk thuhet? Pse duhen fshehur këto gjëra? Pra, qëllimi i asaj çka unë shkruaj prej vitesh, është pikërisht kjo!
Ke trajtuar shumë fenomene të jetës shqiptare, një prej të cilave është lëvizja e popullsive shqiptare dhe joshqiptare në trojet e sotme të Shqipërisë, po e quajmë se koncepti i Shqipërisë shqiptare është relativisht i ri, por në konceptin tuaj ju shpesh ngulmoni te e pavërteta e institucionalizuar, e kjo ka sjellë pasoja që ne mund të jemi delirantë në qenien shqiptarë. Do të doja një ekuilibër të njohurive dhe një rrafshim të koncepteve tuaja mbi të cilat është ndërtuar retorika shqiptare e këtyre 120 viteve të fundit, që të nxirret një konkluzion, e të thuhet diçka mbi atë sasi të akumulimeve të tua në kët vorbull diskutimesh ku shpesh ndjehemi të zhytur. – Ne kemi një formulë tashmë të ngulitur: Shqiptarët janë popull autokton dhe populli shumë i vjetër. Ama askush nuk është i aftë të na vërtetojë sa të vjetër jemi, dhe pse jemi popull autokton. Asnjë nuk është i aftë ta na e vërtetojë kmëtë gjë. Domethënë, nëqoftë se nga pikëpamja gjuhësore thuhet që shqipja rrjedh nga ilirishtja, e kjo fillon nga Lebnici, Kanti, Hani, Nopça e shumë të tjerë… por asnjë prej tyre nuk na e vërteton dot. Në një kohë që është e shkruajtur, se fjalori i Frang Bardhit është latinisht, epirotisht, pra përmendet termi “epirot”. Termi “epirot” përmendet edhe te fjalori i Francesco Maria da Leçes. Fjalori italisht-epirotisht, botimi i dytë i këtij fjalori, i cili ka kaluar në përdorim prej Gëzim Gurgës, thotë italisht-shqip. Dhe unë mendoj që nuk ka një spekulim. Ekziston një studiues në Shqipëri, i quajtur Mark Palnikaj, që ma ka dhuruar librin, botimin e fjalorit italisht-epirotisht të 1877-s, ku termi Epir mbizotëron deri në fund të shekullit XIX. Atëherë pse duhet të themi ne që shqipja rrjedh nga ilirishtja kur e kemi dokumentuar që shqipja rrjedh nga epirotishtja? E para.
E dyta, sot të gjithë bëjnë analiza gjuhësore. kanë dalë sot me dhjetëra ekspertë, që për mendimin tim përjashto profesor Çabejn dhe klerikët katolikë para ‘45-ës, që janë marrë seriozisht me gjuhën shqipe, gjithë të tjerët kanë probleme, botëkuptimore. Po, gjithë të tjerët. Asnjë nuk pyet: Ç’është gjuha, si ka lindur gjuha, cili është vokacioni i formimit të gjuhës. Asnjë nuk e thotë. E dini ju që gjinia femërore është ajo që e ka formuar gjuhën? A e dini këtë apo s’e dini? Mashkulli nuk ka formuar asgjë. Gjinia Femërore e ka formuar gjuhën. Gjinia Femërore e ka shpikur termin “Zot” dhe për herë të parë Zotit i është lutur Gjinia Femërore. A e dinë shqiptarët që institucionet fetare janë pararendësit e çdo rendi politik? Nuk është politika që e ka shpikur fenë, por është feja që e ka shpikur politikën. Të gjitha këto gjëra të mbrapshta, që dikush nuk i di fare, o dikush i di gabim, na janë servirur që nga klasa e parë fillore!! Dhe sot ne gjendemi përballë tendencës për ta ndryshuar historinë tonë.
Mendoj se duhet ndryshuar e gjithë shkenca, jo vetëm historia e shqiptarëve, por e gjithë shkenca duhet rishikuar. Pra, unë disponoj libra të Marksit, të Hegelit, të Leninit, të Einsteinit, të Charles Darvin-it, në disa gjuhë. E kam lexuar Dante Alighieri në 8 gjuhë të ndryshme, i kam provuar në shqip. E kam lexuar Marksin në 5 gjuhë të huaja edhe në shqip. Pse?! Sepse s’janë njësoj. Kanë mjaft ndryshme. Ndaj them se këtu ka nisur spekulimi. Njerëzit më tepër pëlqejnë të gënjejnë dhe të gënjehen, se sa të flasin me fakte dhe të argumentojnë. Kjo është një temë që nuk bëhet me muhabete as në radio e as në televizione… Është një temë që duhet bërë në dërrasë të zezë, dhe të shpjegohet, qysh prej fillimi. Unë mendoj se jam i aftë t’ju shpjegoj nëpërmjet 20 mijë vëllimeve të librave edhe atyrte enciklopedikë që i kam të ndara, se çfarë mashtrimi gjigant është bërë në Shqipëri.
Kohët e fundit kam nisur të botoj historinë e mendimit letrar shqiptar, dhe i kam bashkangjitur mendimin e Kadaresë. Janë 3 mijë vëllime që janë marrë për bazë. Kadareja për mua është antishqiptari më i madh mbas Fan Nolit. Antishqiptarizëm, sepse ka gënjyer haptazi. Puna është se ne gënjejmë, edhe këto gënjeshtra ne i propagandojmë si të vërteta!!!
Që në kryekre kemi një çeshtje që asnjë shqiptar s’e di. Çfarë alfabeti të gjuhës kemi sot? Të dalë dikush e të thotë: Ne kemi këtë alfabet. Asnjë nuk e di kush e ka bërë alfabetin, kush e ka vendosur alfabetin. Ka mësuar vetëm që është vendosur në Manastir. Po më?! U vendos në Manastir, po si u vendos në Manastir? Nëqoftëse gjuhën shqipe e kanë bërë dy persona, për ta vendosur në Kongresin e Manastirit merita i takon vetëm Çerçiz Topullit. E vërtetë është e vërtetë. Ishte një klerik katolik që e ngriti lart Çerçiz Topullin, nga hiçi. Nga komit që ka qenë e bëri hero. Pse? Sepse donin të vinin në vend një të mirë që na kishte bërë Topulli në Kongresin e Manastirit. Kur e kam ndjekur këtë punë, kam grumbulluar rreth 2000 libra, i kam grumbulluar për të sjellë këtë punë dhe e kam pa që këtu rrehet në mënyrë të tmerrshme. Nuk e kuptoj pse është e nevojshme me rrejtë! Ma thuaj gjënë ashtu siç është. Po kur ti e ndryshon, një hile e madhe është aty, që na përcjell nëpër shekuj!
Është mbajtur një Konferencë e Madhe, në mos gabofsha diku nga ‘72-shi. Aty e ke deformimin që Androkli Kostallari i bën historikut të Kongresit të Manastirit. Ka thënë një prift aty Justin Rrota: “Kongresi i Manastirit e vendosi alfabetin e gjuhës shqipe me një marrëveshje…!” Me paturpësinë më të madhe Androkli Kostollari, thotë: “Jo, nuk ka pasur marrëveshje.” Prej atij që ka qenë i pranishëm, edhe thotë këtë gjë, na del dikush pa qenë i pranishëm dhe na sajon rrena, dhe mbas tij vazhdojnë me qindra të tjerë. Nuk ecet kështu në histori. Mendimi im është që i gjithë ky strumbullar politik që ndodh në Shqipëri, në themel ka mashtrimin akademik, profesional, në arsimimin e shqiptarëve, ku çdo gjë është bërë në mënyrë negative, dhe pasojat i kemi nëpër këmbë.
Shtroj pyetjen: e gjithë kjo pasuri kulturore, e gjithë kjo begati bibliografike që është pjesë jo vetëm fizike po edhe shpirtërore, mbasi pretendohet që një pjesë të mirë e këtyre librave, sipas problemeve që ke trajtuar, ose kureshtjes që ti ke shfaqur për fenomene të caktuara historike, të ka ndihmuar për një konceptim antikonformist. Pyetja ime është: cili është vështrimi yt për të ardhmen e kësaj biblioteke dhe fati i saj, si mendoni që të mbijetojë kjo bibliotekë që është një pasuri kombëtare, në këtë kohë të “armiqësisë së qytetarit” me librin, kur të qenit bibliofil sot, trajtohet edhe si një lloj fatkeqësie?! – Bibliotekën time mendoj ta çoj në Shkodër, edhe ta bashkoj me bibliotekën e dajës tim, Tonin Lacës. Bëhet fjalë për një bibliotekë me rreth 42 mijë vëllime, çka mendoj se ia vlen. Por atje nuk e di si do shkojë historia e shtëpisë, se është shtëpi goxha e madhe, me rreth 300 metra katrorë shtëpi. Nuk e di se si do të shkojë puna, sepse nuk mjafton vetëm t’i çosh librat, t’i bashkosh, puna është kush do ta mbajë, kush do të kujdeset për librat dhe bibliotekën, sepse mbajtja e një biblioteke ka kosto. Ka kosto dhe nuk është kosto e vogël e mbi të gjitha do kohë e përkushtim. Kush është sot ai person që e lë jetën e vet mbasdore për një biblioteke? Ju përmendët edhe termin “pasuri shoqërore”. A e dini që biblioteka kombëtare shumicën e librave i ka të vjedhur? Gjithë librat e arkivës janë të vjedhur. Librat përpara ‘45-ës, Biblioteka Kombëtare i ka të gjitha të vjedhura. Librat e Mit’hat Frashërit, të Lef Nosit, të Kishës Katolike, të Komunitetit Mysliman, të Kishës Ortodokse, janë të gjithë libra të mbledhur që nuk u janë kthyer institucioneve përkatëse. Mbi këtë bazë, nuk mund të quhet pasuri kombëtare, pra nuk është anti-pasuri. Sepse më ka ndodhur që im atë, ka pasur rreth 100 vëllime, vepra të Stefan Zvajg-ut në italisht, që çuditërisht në shtëpinë tonë u zhdukën. Im atë shkoi në bibliotekën kombëtare. Çudia e madhe ishte se në ata libra ai pa vulën e vet. U interesua tek drejtori, nuk më kujtohet kush ka qenë, bëhet fjalë për vitin ’65, dhe sapo qe formuar biblioteka kombëtare, e cila ka qenë në Rrugë të Elbasanit, në krah të majtë. Kur u interesua, drejtori i tha: “Po, këto ia kena marrë një të arrestuari. Për veprën penale u fut në burg, edhe aty midis gjërave që i sekuestruam ishin edhe këto libra.” “Po si i bëhet me i marrë sepse këta kanë vulën time?” “E pamundur, nuk i merr dot, – i tha, – Këto libra tashmë janë të futura në inventar!” Domethënë, na pëlqen ta pranojmë, s’na pëlqen ta pranojmë, Biblioteka Kombëtare ka libra të vjedhur.
Mbi këtë bazë si mund ta përkrah këtë ide, që unë ta marr bibliotekën time dhe t’ia fal Bibliotekës Kombëtare?! S’ma rrok kurrsesi truni këtë punë. Për mua, biblioteka duhet të jetë pronë e familjes. Fatkeqësi është se fëmijtët e mi nuk e kanë pasion të lindur librin, por në Shkodër kam elementë pasionantë sa të duash. Kam njerëz të dajës tim, njerëz të tezeve, të cilët e kanë qejf këtë punë. Përfundimisht, unë e kam vendosur që librat e mi t’i çoj atje. Kur ta shoh se po më vjen fundi, do ta transferoj bibliotekën time në Shkodër.
Kët vit keni filluar botimin e veprës tuaj, pjesën më të madhe të së cilës e keni paraqitur qysh herët në portalin gencihoti.com. Njëkohësisht, je në vazhdimësi të një pune të përditshme dhe integrale mbi temat të cilat ke paraparë t’i zhvillosh në kohë, brenda kushteve modeste që ke në raport me temat më të rëndësishme të problemeve shqiptare. Desha të di pak më shumë cili është momenti kur vendose ta botosh këtë vepër, dhe cila do të jetë e ardhmja e këtyre botimeve?! Ju kuptoj shumë mirë. Historia e shkrimit të këtyre veprave ka filluar në vitin 1975. Atë vit, ndesha, një fakt, çuditshëm. Në atë kohë feja ka qenë e ndaluar, por ne kemi përdorur termat “fe”, “institucione fetare”, pa i dijtë as kuptimin, as kur lindën, as si lindën, bile bile duke u marrë me këtë temë, vërejta një fenomen. Në veprën e Karl Marksit ekzistonte një postulat. “Qeniet shoqërorë suprimojmë ndërgjegjen shoqërore…” Kur kam qenë në shkollën e Zall-Herrit, e pata pyetur pedagogun tim: (Pedagog i filozofisë, ka qenë ne këtë kohë, Neptun Bajko) Profesori na thotë: “Cila ka qenë ndërgjegja fetare e rendit të shkollëpronar?” Politeizmi! “Po ndërgjegja fetare e feudalizmit?” – Krishterimi, pra Monoteizmi. Dhe unë i thashë, se faktet tregojnë se “s’është e vërtetë se qeniet shoqërore përcaktojmë ndërgjegjen shoqërore. Por është ndërgjegja fetare ajo që përcakton qenien shoqërorë! “Jo – më tha ai – s’ka mundësi!” Atëherë i thashë. Krishti a ka lindur në vitin 1? Po! Po feudalizmi kur ka lindur? Konsiderohet shekulli VI, mbas Krishtit. Pra 500 vjet më vonë. Në 500 vjet kemi lulëzimin e krishterimit, derisa e vendosi me ligj Konstantini i Madh, në Romë, pastaj kaluan edhe 200 vjetëve dhe erdhi rendi feudal. Pra, kuptohet qartë që në fillim ka lindur monoteizmi, pastaj ka lindur rendi feudal. Si ndodh kjo punë? Le të vijmë te politeizmi, i thashë. Ndërgjegja fetare e rendit skllavopronar ishte politeizmi. Skllavopronaria e filloi jetën e vet me ligjet e Solonit, pra shekulli VI para Krishtit. Por, në Luftën e Trojës, që është shekulli XII para Krishtit, pra 700 vjet më herët, ne kemi politeizëm të zhvilluar, bile akoma dhe më tej, te Odiseja e Homerit, ne kemi gjurma të paganizmit, ishulli i Lopëve të Diellit. Lopët e Diellit ishte një tregues se në Kohën e Trojës, ka ekzistuar paganizmi. Kulti i Diellit. Pra, paskemi të dhënat më të hershme për formimin e ideve fetare se sa për rendin social që ka vepruar. Pra, formula e Marksit bie poshtë. Por, kjo gjë nuk merret në konsideratë lehtë. Pikërisht për ta zgjidhur këtë enigmë, vepra ime e parë ka qenë: “Feja dhe intelektualët shqiptarë”. Normalisht, 8 vëllimet e para të këtij projekti i kam zhvilluar nga viti 1975, deri në vitin 1981. Dhe pastaj kanë ardhur diku rreth 42 vëllime sot, të shkruara e të mbaruara, por jo të gatshme për botim. Për botim mund të jenë rreth 10-12 vëllime. Tjerat kanë nevojë për redaktim letrar, kanë nevojë për pasurim me dokumenta e fakte të reja, sepse metodën e librit dhe teksteve për t’i futur në libër e quaj absolutisht të domosdoshme. Ato dëshmojnë se sa të vërteta janë informacionet që kemi. Për shembull, para ca kohësh isha në Itali. Tek një vepër e Marksit, e botuar në vitin 2025, gjeta një përfundim. Të cilën e kam hasur në 1975-ën, po që e gjeta vetëm në italisht, në 2025, që ndryshe ka thënë Marksi, në parathënien e “Kapitalit” duke cituar Danten, dhe ndryshe ka thënë Dante te Purgatori. Këtë gjë botimet në italisht që kam për “Kapitalin”, nuk e kanë. Ama botimi i 2025-s e kishte. Kjo më ka çuar në përfundimin se bota na i kontrollon gjithë punimet tona. Edhe faqen time ndoshta e ka kontrolluar disa, edhe aty e kanë gjetur. Kam një artikull për Dante Alighierin, që Marksi ka thënë kështu, kurse Dante Alighieri ka thënë ndryshe. Çuditërisht është që te fundi i parathënies, që ndodhet te Kapitali, i Marksit, e kishte vënë botimin italisht. Tani a e kanë zbuluar italianët vetë, a e kanë kopjuar prej meje, nuk e them dot, por fakt është që mënyra e shkrimit është më tepër si një reaksion që unë bëj për mjaft probleme.
Edhe në problemet e fizikës, të kimisë, unë kam ndeshur kontradiksione të jashtëzakonshme. Po të pyesin çdo shqiptar: “Çka ka bërë Ajnshtajni?” Thonë: “Ajnshtajni ka zbuluar formulën mc2!” Asnjë shqiptar s’e di që Marksi e ka thënë edhe këtë tjetrën, që lidhja e madhe me regjimin sipas formulës mc2 nuk është e saktë. Askush nuk e gjen ku qëndron gabimi? Ama duke u marrë me këtë punë, konstatoj se ky na qenka një gabim, i stërmadh, që paska thuajse 2300 vjet që qarkullon, edhe asnjë s’e ka marrë mundimin ta riparojë. Tani, ky gabim që i dedikohet Ajnshtajnit, del që është edhe themeli i gabimit të Charles Darvin-it, dhe përmes kësaj bie poshtë teoria e seleksionimit natyror?
Këto gabime të njëpasnjëshme, unë them se duhen parë me seriozitet dhe se shkenca s’i ka themelet e sakta.
Por pyetja juaj është për librat e botuar dhe librat që do botohen. I kam përfunduar 42 vëllimet. Po sa ke botuar?! 4 janë të botuar. Kam në botim e sipër ndoshta 5 libra të tjerë. Vetëm se nuk janë aq të vëllimshëm sa katër të parët, mbasi më këshilluam disa nga miqtë e mi, se s’është mirë t’i bësh librat me nga 5-600 faqe. Nuk lexon njeri 5-600 faqe. Mirë është t’i botosh veç e veç. Kështuqë e kam vendosur t’i botoj në trajtë broshurash, me 100-150 faqe. Edhe t’i çoj diku te një shtëpi botuese serioze në Durrës, ku është kushëriri i im i largët, i cili ka një shtëpi botuese serioze dhe mendoj se kjo do të jetë zgjidhja më e mirë…