Idiotësia nuk ka nevojë të justifikohet – nga Luan Rama

Gazeta

Lako& Shanaj
Lako & Shanaj

Idiotësia nuk ka nevojë të justifikohet
nga Luan Rama
Përtej lëndimit të Natasha Lakos dhe Mevlan Shanajt:
Fakti është më shumë se skandaloz

Në një festival filmi, është përfshirë në program pa marrë më parë pëlqimin e autorëve, siç e kane denoncuar faktin vetë autorët, edhe filmi “Rikard”, i regjisorit Mevlan Shanaj me skenar të poetes dhe skenaristes Natasha Lako.
Ndërsa në një ceremoni nga ato që tani i quajnë “gala”, fotografia e Natasha Lakos, shfaqet në ekran në vend të portretit të së mirës, regjisores së paharruar, Xhanfise Keko!

Të dy artistët bashkëshortë, Natasha Lako dhe Mevlan Shanaj kanë reaguar të fyer e të lënduar në të drejtën e tyre.
Miqtë e mi të dashur
Natasha dhe Mevlan,
Mos u ndjeni të lënduar nga e gjithë shpërfaqja skandaloze e injorancës së ngritur në sistem;
Mos u ndjeni të fyer nga ca idiotë pushteti që medoemos duan të dëshmojnë se janë idiotë;

Është koha e tyre!
Koha e pranisë besnike!
Ka diçka pothuajse estetike në këtë mjerim: mënyra se si e shëmtuara kërkon me kaq këmbëngulje të paraqitet si madhështore.
Ndoshta ky është paradoksi më i trishtë i kohës sonë: jo se mungon kultura, por se mungesa e saj ka filluar të prodhojë stilin e vet.
Dhe kur mungesa e kulturës arrin të bëhet stil, idiotësia nuk ka më nevojë të justifikohet. Mjafton të marrë skenën.
Marrë nga Muri i Fb, Luan Rama 4 shtator 2026

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit