Haga shpall vendimin final… – nga Adriatik R. Dosti

Gazeta

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi
Haga shpall vendimin final…
nga Adriatik R. Dosti

81 vite burg: për Hashim Thaçin (25 vjet); Kadri Veselin (18); Jakup Krasniqin (25); dhe Rexhep Selimin (13)

Dënime të rënda fort!
…Akuzat dhe dënimet nuk kanë të bëjnë me legjitimitetin e UÇK e as me veprimtarinë e saj, por qartësisht me përgjegjësinë personale prej secilit nga të akuzuarit – tha gjyqtari që lexoi vendimin, Charles L. Smith!
Dënuan veten… sepse duke shpresuar e besuar se të tjerë do të binin ne gropën – kurth që ata hapën, votuan e aprovuan (Gjykatën Speciale) dhe ranë vetë të parët brenda në të.
Askush nuk e bën dot pis UÇK-në dhe luftën e saj për Lirinë e Kosovës; askush të mos mendojë të mbrohet e të fshihet pas gjakut të saj!
Ata që kane kryer krime, si gjatë luftës e veçmas në kohë paqe duhet të dënohen!
Por, Haga të ketë një gjë parasysh që… janë totalisht tjetër gjë ata që luftojnë për lirinë e vendit e të popullit të tyre, siç ishin shqiptarët e Kosovës me këtë rast!
Dhe komplet tjetër gjë ata pushtues e dhunues, grabitës, plaçkitës, kriminelë, përdhunues e sadistë që i vunë flakën Kosovës, e shpërngulën dhe e përzunë popullin e saj prej trojeve të veta…
Dhe këta ishin serbët.
Drejtësi për të gjithë dhe kurrë JO barazi mes kriminelit e viktimës… Pushtuesit dhe mbrojtësit!
Haga e dha sot vendimin e saj…
Priten natyrshëm reagimet si në Kosovë po ashtu edhe ato ndërkombëtare.
Personalisht, kam besuar fort se Thaçi e Veseli janë fajtorë, por jo deri në këtë shkallë sa të merrnin dënimë kaq të rënda.
Për Krasniqin e Selimin kam pritur pafajësi… çka ata mund ta kërkojnë përmes Apelit.
Megjithatë e përsëris publikisht dhe jam dakord me atë që tha edhe gjatë shpalljes së vendimit, gjyqtari Charles L. Smith… UÇK është tjetër gjë dhe personat përgjegjës për krime janë tjetër gjë!
Ndaj, popull i Kosovës përmbahu!
Aresyeto me llogjikë të ftohtë…
Haga nuk u çmend… të çmendur janë ata, fajtorët apo siç më pëlqen mua t’i quaj vetë – dënuesit.
Kurioz të di e të dëgjoj tani se çdo të thotë Rama një nga personat kyç që i bindi Hashimin dhe Veselin me shokë për të krijuar e votuar Gjykatën Speciale…
Çdo të thotë Baton Haxhiu, që i futi në këtë kurth duke luajtur perfect lojën e Beogradit…
Si dhe jam kurioz gjithashtu të di e të dëgjoj se çdo t’i thonë Albin Kurtit tani… kundërshtuesit më të fuqishëm të krijimit të kësaj lloj Gjykate, ATA – Hamzat e PDK- së tij, Ramushët e Gjinët, Isat e Dullët, Gashët e Lushtakët… Ganet, Timet, Hykmetet etj etj…
Haga foli sot…
Prishtina me mend në kokë duhet të flasë siç është për të folur nga sot e mbrapa.
Marrë nga Muri i FB ARD, 16 shtator 2026

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit