
Jam kundër edhe spekulimeve…
nga Petref Velçani
Unë jam kundër çdo institucioni që flet në emër të shqiptarëve dhe nuk ka asnjë shqiptar në personelin e tij. Kam qenë dhe jam kundër Gjykatës së Kosovës me seli në Hagë.
Por jam kundër edhe spekulimeve që u bëhen vendimeve të saj.
Gjykata e Kosovës në Hagë nuk duhet ngatërruar me një gjykatë ndërkombëtare. Ajo është gjykatë e Kosovës dhe ka për qëllim të gjykojë krimet e kryera në Kosovë.
Gjykata nuk e ka cenuar legjitimitetin e UÇK-së, sepse gjykon krime të kryera pas luftës. Përndryshe, do të ishin akuzuar krerët e shtabit të luftës dhe jo drejtues politikë të dalë nga lufta.
Të ngatërrosh akuzat ndaj Thaçit me akuza ndaj UÇK-së është, më e pakta, përbaltje e gjakut të dëshmorëve.
A janë apo jo kriminelë katër të dënuarit e Hagës, kjo është një çështje tjetër. Por fakti që ata akuzohen për krime të kryera jashtë strukturave të UÇK-së sqarohet nga vetë gjykata dhe nga të gjithë ata që kanë dëshirën ta shohin me qetësi këtë proces.
Shkurt: UÇK-ja është pjesë e gjerdanit të artë të historisë së kombit shqiptar dhe nuk ka lidhje me krimet politike të bëra për pushtet.
Protestoni sa të mundeni për Thaçin me shokë, por jashtë UÇK-së!
Marrë nga Muri i Fb, Petref Velçani, 17 shtator 2026