
Rasti i Petro Zhejit…
nga Artan Kafexhiu
Domosdoshmëria për të lexuar, analizuar, diskretituar, apo mbajtur në piedestal (pseudo)mite, të rrejshme për origjinën e shqipes, vendin e saj në trungun e paleogjuhëve, e nevoja për të ngritur, a rrëzuar (pseudo)idhuj, të rremë, është në nderin e çdo shqiptari të lexuar, që reflekton e arsyeton mbi disa të vërteta elementare mbi shqipen dhe shqiptarët.
Ndaj lexoni librat e Zhejit mbi temat holistike të prejardhjes së shqipes, apo shqiptarëve. Gjejini librat e tij, hapini, e shihni së çfarë shkruan ai për këto tema.
Pseudo-Indologji* dhe E(k)zoterizem**: “Sanskritishtja (Sanskrit-i) është Shqipja”
Një ide mbizotëruese në kulturën popullore shqiptare dhe (si një) alternative linguistike (gjuhësore) është ajo, që shqipja është fillesa (origjina) e të gjitha gjuhëve të tjera. Në një libër, fillimisht të botuar në 1996, me titull “Shqipja dhe Sanskritishtja”, Petro Zheji (botim i dytë, 2005) zhvillon pikëpamjen pseudo-shkencore se sanskritishtja e ka origjinën nga shqipja. Një strategji (e përdorur), është vënia në pah e ngjashmërive të sanskritishtes dhe shqipes, që linguistët (gjuhëtarët) e shpjegojnë me origjinën e përbashkët prej gjuhës Proto-Indo-Europiane, huazimeve, ose rastësisë, dhe për pasojë, e interpreton sanskritishten të prejardhur prej (si një derivat të) shqipes. Megjithatë, ka më shumë se një etimologji folklorike në këtë stivë idesh, dhe Zheji është i influencuar nga shkrimtarët e “Epokës së Re” (New Age) si Fritjof Capra. Ideja kryesore e Zhejit është ajo e “algoritmeve simbolike”, të cilën ai, e përkufizon si “strukturimi logjik i mendimit mitik të të gjitha disiplinave (fushave të aktivitetit) njerëzore” (cit. Zheji, 2005). Si një lloj mjeti magjik këto “algoritma” shndrrojnë një fenomen në një tjetër, e duke thjeshtëzuar (divulguar) atë që, gjëra të pakrahasueshme (krejt të ndryshme, pa lidhje) “në thelb janë e njejta gjë (të njëjta)”.(cit. po aty, fq. 108).
Spekullimet e Zhejit rreth sanskritishten, kanë frymëzuar shqiptare të tjerë në vende të ndryshme europiane, të pohojnë (deklarojnë) origjinën prej shqipes (të rrjedhurit prej shqipes) të gjuhëve të tjera. (Zaja, 2015). Ndërkohë që këto ide mbeten në periferitë akademike, ato luajnë një rol të rëndësishëm në teoritë konspirative shqiptare. (Endresen, 2018) Rrallë, ato hidhen menjëherë poshtë prej elitës politike, mediatike, akademike të Shqipërisë, e kur Zheji vdiq në 2015, u nderua me homazhe nga Km. Rama, ministri i kulturës, kryetari i parlamentit, dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës.
Ideja që shqipja është gjuha e fillesës, i ka rrënjët ideologjike, që nisin në shekullin e 19-të, kur albanologjia u themelua si disipline (fushë studimore), e në 1854, shqipja u provua si një degë e veçante indo-europiane. Spekullimet e sotme ushqehen prej disa aspekteve të “Arian-izmit” dhe “Indo-Euro-pianizmit”, të cilat janë refuzuar prej akademisë konvencionale. Ndërkohë, që shqipja moderne ka të paktën 3000 vjet histori në Ballkan, tekstet e para të shkruara janë prej shekullit të 16-të, e lidhja e saj me dokumentat e shkruara ballkanike, është e vështirë për t’u provuar. (Metzinger, 2009) Ky boshllëk në njohuri (rreth shqipes) në studimet akademike mbetet një burim frymëzimi i rendësishëm për akademikët (akademinë) periferike dhe spekullimet alternative (të ndryshme), në lidhje me aspektet që merren me origjinën, kulturën, e gjuhën. periferitë akademike, “Teoritë” pseudo-historike dhe alternative janë me shumicë, e një numër i madh botimesh “provon” lidhjen midis shqipes dhe gjuhëve, e kulturave të tjera të rendësishme.
Spekullimet e Zhejit mbi sanskritishten janë të lidhura me afashinacionin e europianeve me “Arianizmin” (Arvidsson, 2006), e përfaqsojnë një rikthim në teorite “Indian-iste” të shekullit 19-të në studimet folklorike, sipas të cilave, shumica e kulturës europiane origjinon në Indi. (Dundes, 1995). Idetë populiste rreth karakteristikave të shqipes në sanskritishte janë pjesë e një përpjekje e(k)zoterike** për të kërkuar një ‘Ursprache’***, ku shqipja shihet si çelsi i urtësisë së traditave të humbura. “Teoritë” e Zhejit mbi sanskritishten-shqipe, atëhere s’janë gjë tjetër, veçse një shembull se si idetë e(k)zoterike, theo-zofike, dhe ato të Epokës së Re (New Age), kanë hyrë në kulturën shqiptare.
© Artan Kafexhiu
Ps. Sa më sipër është një pjesë e përkthyer prej meje, e akademikes norvegjeze, Cecilie Endresen, Universiteti i Oslos, nga “Yoga, Meditation, and Guru Culture in Albania”.
*Indologji – shkenca që merret me kulturën indiane
**E(k)zoterizëm – term i komplikuar, por shkurtimisht, përfshin atë që konsiderohet “dije” e hedhur poshtë, jo e vlefshme, jo shkencore.
***Ursprache – një gjuhë, që hipotetikisht ka ekzistuar në një të kaluar të largët.
Filologjia alternative esoterike, që përmend Artani vërtet që nuk nisi nga Petro Zheji.
Kam lexu korrespondencën e Ernest Koliqit me Prof. Zahar Majanin, për arsyen se përse nuk i pasqyronte në revistën “Shejzat” recensionet e librave të Majanit, të cilat u botuen nga viti 1961 – mbi gjetjen e çelësit të gjuhës etruskishte nga shqipja – gegënishtja.
Koliqi i përgjigjet se këto vepra nuk konsiderohen shkencore nga akademikët e Un. të Sapienzës, dhe megjithë dashamirësinë e tij ndaj autorit, botimi i recensioneve për këto vepra do të sillte mbylljen e revistës “Shejzat”, si produkt shkencor i Institutit te Studimeve Shqiptare – të Un. të Sapienzës, drejtue nga Koliqi.
Pas Majanit, në Shqipëri, Spiro Konda me rekomandimin e E. Hoxhës botoi, veprën “Shqiptarët dhe problemi pellazg”, më 1965.
Këtë teori e përkrahte Nermin Vlora, të zbërthimit të gjuhës pellazge dhe etruskishte nga gegënishtja, sidomos sprova e saj për zbërthimin etimologjik të mbishkrimit të rrasës funerore të Lemnos. Unë kam marrë pjesë në sesionin hapës të Institutit Iliria në Romë, në vitin 2001.
Dihet se ideja e trashëgimisë së gjuhës pellazgisht te shqipja u iniciue nga De Rada, në kohën e krijimit të shtetit grek.
Ndërkohë që atë vit zhvillohej në Romë simpoziumi i përvitshëm për zgjidhjen e “Misterit etrusk”, ende i pazgjidhshwm.
Zahar Majani botoi veprat “Les Étrusques commencent à parler, “Les Étrusques parlent”, “La fin du mystère étrusque” –
Fundi i misterit etrusk.
***
Zheji ishte njohës i gjuhëve të vdekura, do respektue për dijet e tij, përpos si përkthyes e intelektual disident.
Por në fushën e gjuhësisë alternative, botimet që nuk kalojnë filtrat e botimeve shkencore – mbeten në audiecat e diskursit alternativ.
Shqipja si protogjuhë, asht teori esoterike alkimiste – po le të ekzistojë si mit, Artani këtë na ban ta mirëkuptojmë.
Leka Ndoja