
Kuteli: paralelisht me vlerat letrare asht spesor i lartë moral dhe intelektual…
nga Ardian Ndreca
Kur kam lexue për herë të parë Mitrush Kutelin, në gjysmën e viteve ’80, përmbledhjen “Netë Shqiptare” e dy tri gjana tjera, si adoleshent më asht dukë shkrimtari ma tërheqës që kisha lexue ndonjiherë. Ma vonë i jam rikthye tue gjetë të njejtën kënaqësi tek vepra e tij.
Por ajo që më ka mahnitë paralelisht me vlerën letrare të veprës së tij asht spesori moral dhe intelektual.
Ai s’din me e mbajtë kambën në kapërcyell, asht njeri i vërtetë. Këtë gja e sheh nëse lexon letrën që Kuteli i shkruente prej Pogradecit shkrimtarit Mustafa Greblleshi, me 28 gusht 1961 (letra gjindet në web).
Fenomeni për të cilin flet Kuteli në atë letër nuk asht rastësor ndër ne, asht vektori i së keqes që lidhë kohën e tij me tonën, asht krejt i dukshëm, por verbnia shpirtnore asht pengesë e pakalueshme për me pa çka shihte Kuteli.
Kuteli nuk bante pjesë tek masa e qullët e atyne që i ndezin nji qiri Shën Kollit e nji tjetër djallit, prandaj edhe e ka pague qendrimin e tij.
Marrë nga Muri i FB, Ardian Ndreca, 13 shtator 2026
