Biografi e Dr. Lazër Radi

Dr. Lazer Radi (1916-1998)
Dr. Lazër Radi (1916-1998)

 Biografia e Dr. Lazër Radi

1916, me 29 janar, lind në qytetin e Prizrenit, (Kosovë) në nji familje patriotësh, i fundmi i pesë fëmijve.
1922-1929, frekuenton shkollën fillore dhe të mesme në qytetin e lindjes.

Prend Radi dhe Lazër Radi - Prizren 1923
Prend Cup Radi dhe Lazër Radi – Prizren 1923

1929, tetor, mbas arratisjes së vllezërve nga shërbimi ushtarak, nis represioni serb mbi familjen, merr rrugën e mërgimit në Shqipëri…
1930-31, vazhdon për nji vit shkollën në gjimnazin e Tiranës.
1931-1938, mbasi fiton nji bursë për gjimnazin e Shkodrës vendoset në konviktin “Malet Tona”
1935-1938, fillon botimet e para në shtypin e kohës (Shtypi, Kombi, Drita, Diana, me emrin e tij, po më shumë me inicialet, L.R., ose pseudonimet Lara, Lapredi, Ladi…)
1935, grupi përparimtar (me ide të majta) gjimnazit, ku bënin pjesë autori Qemal Stafa, Xhemal Broja, Vasil Llazari, etje. përgatit për botim gazetën “Shkëndija” dhe japin shfaqje teatrale ne disa qytete…
1936, në verë, shkon në shkollën verore të Pukës, ku jepte mësim e motra Xhuliana, ku miqësohet me poetin Migjeni…
1937, ndodhet në Romë me grupin e Njiqind studentëve të përzgjedhur shqiptarë…
1938, përfundon me sukses gjimnazin dhe bën gjithë përpjekjet për të vazhduar studimet në Jurisprudencë, në La Sapienza të Romës…
1938-1942, vazhdon studimet në Itali 1940, Boton librin “Fashizmi dhe Fryma Shqiptare”
1942, laureohet me 110/110; Doktor Juris dhe ftohet si asistent profesor në katedrën e prof. Vito Cesarini Sforza.

Dokument i Laurës së Lazër Radit - Doktor Juris
Dokument i Laurës së Lazër Radit – Doktor Juris

1942, kthehet në Shqipëri ku nis stazhin e Avokatisë pranë studios së avokat Golgotës në Durrës… dhe punon si nëpunës në administratë.
1943-1944, publikon një seri artikujsh redaksionalë në gazetën “Bashkimi i Kombit” me emër, iniciale po kryesisht me pseudonimin “Ushtima e Sharrit”.
1944, merr licensën e avokatit dhe në dhjetor martohet me Vitore Vushmaqin.

Liçenca e Avokatisë e Dr. Lazër Radit
Licenca e Avokatisë e Dr. Lazër Radit

1944, me 23 nëntor, arrestohet nga partizanët që kishin marrë pjesë në çlirimin e Tiranës.
1945, dënohet me grupin e parë të të arrestuarve, në të famshim Gjyqin Special, me 30 vjet heqje lirie… I vdes e bija nji vjeçe!
1944-1954, odiseja e pafund e burgjeve dhe e tmerrit komunist.

Pamja e sallës së Gjyqit Special
Pamja e sallës së Gjyqit Special

1952, i arrestohet e shoqja dhe dënohet me dhjetë vite burg.
1954, lirohet nga burgu dhe pa mbushur dy javë, interrnohet fillimisht në Savër e më pas në kampin e intelektualëve në Kuç të Kurveleshit.
1954-1958, interrnimi në kampin e Kuçit të Kurveleshit.
1956-1957, lirohet nga burgu e shoqja dhe u lind në kamp djali i parë, Jozefi.
1958-1962, kalon në kampet e Shtyllasit, Radostinës, Gradishtës dhe Çermës.

Kampi i Çermes - 1958 Në krye Lazër Radi, X, Mit'hat Araniti, Mojsi Miraka, X, X, Guljelm Deda, Tomorr Dine, Sulejman Hoxha, Jozef Radi, Ali Dema, Valentin Pervizi, Fatbardh Kupi, Dedë Markagjoni, Vitore Radi, Bajazit Kaloshi dhe Abdurrahman Kaloshi
Kampi i Çermës – 1958 Në krye Lazër Radi, X, Mit’hat Araniti, Mojsi Miraka, X, X, Guljelm Deda, Tomorr Dine, Sulejman Hoxha, Jozef Radi, Ali Dema, Valentin Pervizi, Fatbardh Kupi, Dedë Markagjoni, Vitore Radi, Bajazit Kaloshi dhe Abdurrahman Kaloshi

1959-1963, i lind vajza Adriana dhe djali Luçiani…
1961-1990, vazhdon interrnimi dhe dëbimi në kampin e Savrës. Ndërkohë punon si punëtor krahu në bujqësi, mekanik, murator, marangoz, hekurkthyes dhe dizenjator…
1976, del në pension pleqërie…
1982, në tetor demaskohet publikisht si “Intelektual Borgjez dhe Armik i popullit”! I pakënaqur nga regjimi.
1985-1990, shkruan kujtimet në tre vëllime, përgatit dy libra me poezi, plotëson veprën “Nji verë me Migjenin”, përmbledh kujtimet mbi Mirash Ivanajn, përkthen librin “Qytete dhe Fantasma” të Duçiqit, etje…
1988, përkthen poemën e jashtëzakonshme të poetit malazes Jevrem Bërkoviq “Stalini, Moxarti dhe Maria Judina”, e cila qarkullon fshehtas dorë më dorë.
1990, kthehet në Tiranë, mbas një odiseje gjysëmshekullore persekutimi çnjerëzor. Beson dhe lufton me gjithë energjitë e veta për nji Shqipëri Demokratike…
1991, shfaqen shkrimet e para në shtypin opozitar…
1991, kthehet në Romë pas një gjysëm shekulli dhe vihet në kontakt me shokët e dikurshëm të shkollës. Aty ndihmon dy gazetarët e rinj, Blendi Fevziu dhe Armand Shkullaku.
1992, boton intervista, artikuj, studime të shumtë në shtyp (Z. Rinisë, RD, Rilindja, Kombi, Drita Islame, Patrioti)
1992, zgjidhet kryetar i degës së Tiranës, për partinë e Unitetit Kombëtar dhe boton një seri artikujsh në gazetën “Kombi”…
1993, për mospërputhje parimore, jep dorëheqjen nga PUK…
1992-1998, themelon së bashku me një grup patriotësh Hazir Shala, Ymer Dishnica, Agim Musta, Liza Vorfi, Sheraf Gjebrea, Mexhit Kokalari, Xun Çetta, etje… Lëvizjen Demokratike të Bashkimit të Shqiptarëve, duke organizuar takime të shumta në mjaft qytete të Shqipërisë.

Lazër Radi, Qazim Kreka, Sheraf Gjebrea, Agim Musta, Hazir Shala Mexhit Kokalari, Xun Çetta, …, Koço Nini, Bujar Llapi, Ahmet Pere
Lazër Radi, Qazim Kreka, Sheraf Gjebrea, Agim Musta, Hazir Shala Mexhit Kokalari, Xun Çetta, …, Koço Nini, Bujar Llapi, Ahmet Pere

1993, boton së bashku me të birin Jozefin vëllimin poetik, “Muret e Muzgut” poemën e “Stalini, Mozarti dhe Maria Judina” dhe revistën letraro-kulturore “Arbëria”
1993-1994, një seri gazetash ultrakomuniste, si ZP, Kushtrim Brezash, Populli Po, Kombi, e sulmojnë paturpësisht përmes pseudonimesh… Megjithatë ai vazhdon të botojë artikuj të shumtë në përkujtim të viktimave të genocidit komunist.
1994-1998, boton gazetën “Bashkimi i Shqiptarëve” (52 numra), e cila u përpoq denjsisht për çështjen kombëtare jashtë demagogjike false të kohës…
1994, boton librat dokumentarë “Misteret e një Ministri” dhe “Rrëfim për Dinejt e Dibrës”. Vazhdon të punojë e të shkruajë, deri në 14 orë në ditë… Edhe pse në kushte tejet të vështira banimi dhe ekonomike përkthen Platonin, Frojdin, Jungun, nji “Enciklopedi të historisë së botës” dhe një seri veprash të mbetura dorëshkrim…
1995, boton përkthimin “Epopeja e njeriut” e vllezërve Ivanaj dhe “Jeta dhe Zakonet e shqiptarëve” e Mark Milanit…
1996, boton librin e dytë poetik “Shpresa vdes e fundit” dhe monografinë “Njeriu i rrugës së gjatë”
1997, 22 mars, i vdes e shoqja, Vitorja, me të cilën kishte ndarë vitet pafund të tmerrit komunist.

.

“Vepra e Platonit”
“Vepra e Platonit”

1997-1998, me gjithë rrënimin e shtetit dhe deluzionet vazhdon të punojë: boton përkthimin “Platoni, vepra”, “Qytete dhe Fantazma” të Jovan Duçiqit, studimin “I pari Gjyq Special në Shqipëri”, memorialin “Shqipëria në vitet ‘30”, vëllimin poetik “Anzave të Sharrit” dhe novelën“Apollogjia e Sokratit në Tiranë”
1998, me humbjen e gruas, mërgimin e dy fëmijeve, dhe shëndetin që vjen duke u rënduar, mbyll sytë në mëngjesin e 22 shtatorit, ditën e daljes nga shtypi të librit që aq shumë e kish pasur për zemër: “Një verë me Migjenin”
1998, 23 shtator, Shoqata e të Përndjekurve Politikë, organizon nji varrim madhështor…
2016, është 100 vjetori i lindjes së Dr. Lazër Radit dhe po punohet që me kët rast të botohet vepra e plotë e tij në 14 vëllime…

Lazer Radi / Vepra e Plotë  Qershor 2019
Lazer Radi / Vepra e Plotë Qershor 2019
Shkurt 2018/ Botohet Përkthimi Enciklopedia e Historisë së Botës nga ISKK
Qershor 2018/ Nis botimi i veprës së plotë së Lazër Radi me Shtëpinë Botuese Jozef
25 shtator 2018/ Konferencë Përkujtimore me rastin e 20 vjetorit të vdekjes së Lazër Radit
Nëntor 2018/ Gjendet mbas 75 vitesh përkthimi Lazër Radit, Anglia Sekrete, i sekuestruar së bashku me shtëpinë e autorit
Qershor 2019/ Botohen 7 vepra të Lazër Radit dhe promovohen në `Panairin e Prishtinës /Kosovë
Në vitin 2020 – Vepra e Plotë e Lazër Radit ka të botuar 8 Vepra dhe 9 Përkthime, me shtepia botuese “Jozef”
.
 

 

 

Related Images: