
Mbyllet Botërori i 2026 – Spanja Fitoi – Të gjithë kundra Spanjës
refleksione nga Jozef Radi
Botërori – Amerikë – Meksikë – Kanada
Mbrëmë, me 19 korrik 2026, ra sipari e më të fundmit kampionat botëror të futbollit, i zhvilluar në 3 shtete: Meksikë, Amerikë dhe Kanada, po kryesisht i zhvilluar në Amerikë, ku finalistet e përcaktuara mbas 7 ndeshjesh do të ishin Argjentina (me 7 fitore) dhe Spanja (me 6 fitore dhe një barazim). Ndeshja e zhvilluar në Stadiumin Metlife të Nju Jersejt me pamjen e Nju Yorkut në sfond, dhe një spektakli të mrekullueshëm me mjaft prej figurave më të njohura të muzikës si Justin Biber, Shakira, Laura Pausini, Madonna, Tom Kruiz, do të ishin kapaku i artë i një ngjarje të përbotshme si Botërori i 2026, i cili do të ndiqej nga rreth 2,2 miliard njerëz, e që do ta vendosni këtë Botëror të Futbollit në apogjenë më të suksesshme të një eventi sportiv, nën masa të rrepta sigurie, e ku çmimi i një bilete shkonte nga 7 mijë – në 70 mijë $, e duke e bërë këtë Ngjarje të FIFA-s ndër më me rendiment në pikëpamjen e biznesit, dhe fitimeve të realizuara. Ku në 104 ndeshje u realizuan 308 gola (2,96 për ndeshje) u ndoqën nga 6.810.966 spektator (65.500 spektatorë për ndeshje) ku 48 popuj të ndryshëm, të përfaqësuar nga kombëtaret dhe flamujt e tyre ndihmuan që ky spektakël të mbërrinte në kufijtë e tij kulmore aq sa të quhej në kufijtë e së pabesueshmes.
Sigurisht, ishte botërori i parë me 48 skuadra, të ndara në 12 grupe dhe u realizuan 8 turne, gje e kurrëndodhur më parë, e që nga pikëpamja organizative nuk ishte i lehtë të realizohej në atë përmasë, pa harruar se futbolli zgjon sot debate nga më të ndryshmet dhe më të shumtat, por që mund të thuhet se suksesin e këtij botërori do ta konsideroja të padiskutueshëm, dhe më i ndjekuri nga shumë spektakle të botës së sotme.

Ndeshja finale Argjentinë – Spanjë
Ndeshja finale u luajt midis Argjentinës (3 herë fituese), Spanjës (1 herë fituese). Dy skuadra latine, të dalluara historikisht për futbollin e tyre spektakolar, po edhe për emrat e spikatur si Argjentina (me Maradonën dhe Mesin) dhe Spanja për spektaklin e ekipeve më të famshme të botës si (Reali dhe Barcelona). Të dyja skuadrat vinin pa asnjë humbje: (Argjentina me 7 fitore, (19-8) > Spanja me 6 fitore e një barazim(14-1)). Spanja përmes një lojë gjithnjë e më bindëse të një ansambli lojtarësh, kurse Argjentina përmes sakrificash, nga ndeshje të fituara me përmbysje rezultatesh realizuar deri në sekondat e fundit e orkestruar nga Poeti i Futbollit – Lionel Andreas Messi. Finalen e drejtoi slloveni Slavko Vinçiç (i përfolur për anësi). Mbas 120 minuatsh lojë (loja e rregullt përfundo 0-0) Spanja arriti të fitojë me rezultatin e ngushtë 1-0, me gol të shënuar në minutën e 116, nga Fernand Torres, duke u shpallur kështu për të dytën herë Kampione Botës, mbasi qe shpallur ndërkohë edhe kampione e Europës dhe Kampione e Ligës së Kombeve.
Nuk qe një ndeshje spektakolarë, edhe pse Spanja pati një dominim të dukshëm të lojës, ajo mundi të realizojë një gol të vetëm në pjesën shtesë… Argjentina edhe pse u mbrojt me 10 lojtarë, (pjesa e parë asnjë gjuajtje në portë) mbas pësimit të golit, u kthye te krenaria e saj dhe pati dy raste të pastra shënimi, por qe tepër vonë, dhe do të qe një padrejtësi, që ajo të ishte fituese e këtij Botërori.
Do të ishin Xhani Infantino, Presidenti i FIFA-s dhe Presidenti Amerikës Donald Trump, që do t’ia dorëzonin kupën Rodrigos dhe Spanja me ekipin më të ri në botëror, do të shpallej Kampione e Botës, duke e qepur të dytën kupë në bluzën e kombëtares iberike…
I riu më i mirë i Botërorit u shpall – spanjolli i Barcelonës – Pau Cubarsi
Lojtari më i mirë i Botërorit – spanjolli i Manchester City-t – Rodri
Portjeri më i mirë i Botërorit – spanjolli Atletico Bilbaos – Unai Simon
Këpuca e Artë – golashënuesi më i mirë – francezi i Real Madridit – Kylian Mbappe.

Shënim, që duhet mbajtur parasysh
Spanja erdhi ne finale përmes një lojë bindëse të një ansambli lojtarësh me moshe të re dhe një trajneri që i ka rritur pjesën më të madhe të tyre.
Sot, ajo ka një grup solid të ndërtuar mbi bërthamën e Barcelonës, dhe historia futbollit, sipas perceptimit tim do të rrëfejë se prej natës së mbrëmshme, 19 korrikut 2026, kur mbaroi ceremonia kurorëzuese e Spanjës – si Mbretëreshë e Futbollit (jo e Detrave), në prani të Mbretit të saj e gjithë bota futbollistike, duhet “të luftojë” tash e tutje kundra Spanjës.
Ajo ka një ekip që me siguri do ta dominojë Europianin e ardhshëm 2028, po edhe Botërorin e 2030, ku ata do të jenë mikpritës së bashku me Portugalinë dhe Marokun. Unë besoj se do të ketë shumë pak ndryshime, dhe do të jenë po të njëjtët lojtarë, mbasi shumica e tyre janë në kufijtë e 20 viteve, çka premton se në ngjarjet vijuese futbollistike ata do të jenë në kufijtë nga 22-28, pra nën kufijtë e 30 viteve. Pra, çdo ekip pretendues në dhjetëvjeçarin e ardhshëm do t’i duhet të përballet me Spanjën. Pra, mbas fitores së mbrëmshme e gjithë bota futbollistike duhet të përgatitet të përballet me Spanjën, ose e thënë paksa ndryshe e në formë provokative, e gjithë bota duhet të përgaditet të luajë kundra Spanjës që të mund të fitojë ndonjë trofe të rëndësishme në vitet që vijnë…
20 korrik 2026