Rama e Berisha dy anët e së njëjtës monedhë – duan injorant e servilë dhe jo qytetarë! Av. A. Gurabardhi

Gazeta

Rama - Beci - Berisha
Rama – Beci – Berisha

Rama e Berisha dy anët e së njëjtës monedhë,
duan injorant e servilë dhe jo qytetarë!
nga Av. A. Gurabardhi

Si avokat, kam vënë re një paradoks të hidhur që mban peng Shqipërinë.
Partitë politike dashurohen me injorantët dhe brohoritësit, por tmerrohen nga mendimtarët.
Sistemi ynë politik kërkon militantë që binden pa pyetur, jo qytetarë që kërkojnë llogari, por një parti që ka frikë nga pyetjet nuk ka problem me opozitën ka problem me vetë demokracinë.
Kjo frikë nga mendimi i lirë sot personifikohet te dy krerët e politikës sonë.
Edi Rama në PS, e ka kthyer qeverisjen në një spektakël me një aktor të vetëm.
Ai rrethohet nga duartrokitës që heshtin përpara dhunës ndaj rinisë dhe korrupsionit, ndërsa çdo kritike i përgjigjet me cinizëm, gaz lotsjellës ose etiketimin si “armik i zhvillimit”.
Sali Berisha në PD, vazhdon ta shohë opozitën si çiflig personal ku lejohen vetëm ushtarët e skenarit të tij.
Ai pretendon se udhëheq përplasjen me regjimin, por tmerrohet nga mikrofonat e hapur dhe lëvizjet autonome që nuk i kontrollon dot me telekomandë.
Të dy ushqehen nga e njëjta garë e mbyllur, njëri përdor pushtetin si pronë private, tjetri përdor opozitën si mburojë personale.
Verbëria e tyre tregon se demokracia nuk mbahet me tifozllëk, por me mendim kritik.
Një qytetar i dinjitetshëm nuk i bindet partisë, ai i kërkon llogari pushtetit, cilido qoftë ai.
Brohoritësit mbushin sallat e krerëve.
Mendimtarët ndërtojnë Republikën!

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit