
Ndeshja e Shekullit PSG – Bajern 5 – 4
Me 28 prill 2026, kemi parë diçka të papërsëritshme.
Dhe mbas ca vitesh, kur të ndalemi të mendojmë, do ta kuptojmë vërtet se ndeshja PSG – Bajern, ishte një nga ndeshjet më të mëdha në historinë e Ligës së Kampionëve.
Nuk mund të kujtojmë asgjë kaq spektakolare, kaq të gjallë, kaq emocionale.
E dinim se do të ishte një finale e parakohshme, por askush s’ishte i përgatitur për të tilla përmasa.
Sepse sonte nuk u luajt futboll.
Dukej sikur luhej një sport tjetër.
Një ritëm i çmendur.
Presing i vazhdueshëm në gjithë sektorët e fushës.
Ndeshje një kundër një pa asnjë frikë.
Klas i pastër në çdo lëvizje taktike.
Gola që dukeshin si vepra arti.
Bëma teknike që të bëjnë të biesh në dashuri, sërish me këtë lojë.
Një ndeshje e mbushur me kampionë.
Khvicha Kvaratskhelia – Ousmane Dembélé – Luis Díaz – Michael Olise -Harry Kane – Vitinha – João Neves – Désiré Doué…
Secili prej tyre la gjurmën e vet, secili prej tyre shkroi një histori të kësaj nate magjike.
Paris Saint-Germain vertet e mundi Bayern Munich 5-4 po nuk u duk s’i humbje e Bajernit.
Sepse, ka ende një ndeshje të dytë për t’u luajtur… dhe me siguri do të jetë një tjetër spektakël.
Por rezultati, sonte, ishte pothuajse një detaj, i cili mund të ndryshonte në çdo çast.
Sepse ajo që vërtet ka rëndësi është ajo çka ndjemë.
Ajo që ka vertet rëndësi është ajo çka pamë.
Ky është futbolli që duam.
Ky është futbolli që ëndërrojmë.
Këto janë netët që e bëjnë këtë sport të denjë për t’u dashuruar.
Faleminderit, djema!
Marrë nga shtypi i huaj