
Çdo hallkë e krijuar për interesa të së majtës Sorosiane
nga Titi Seranaj
Soros krijon programe, të cilat i kthen në OJF-Spinoff, i prezanton si të pavarura, ato krijojnë organizata të tjera bija, me të njëjtat emra ose jo, por me të njëjtët rrogëtar të tij.
Ato përvetësojnë asete publike, thithin fondet ndërkombëtare për luftën kundër varfërisë dhe zhvillimin e demokracisë, godasin dhe shkatërrojnë shoqërinë civile, kundërshtarët dhe konkurentët, duke përdorur mediat korruptojnë zyrtarë të huaj dhe në fund në emër të idealeve të mëdha, mbyllin ciklin e kapjes së shtetit duke e vënë në funksion të interesave spekulative dhe kriminale të Sorosit.
Këto OJF bashkohen, ndahen sipas rastit për t’u shtrirë në çdo qelizë të pushtetit dhe shoqërisë.
Një nga grupimet më të mëdha të përftuara nga bashkimet e këtyre OJF-ve është ajo që njihet me emrin Lëvizja MJAFT, krijon një tjetër bijë atë G99-të, e cila në mënyrë të paligjshme në janar 2009 regjistrohet si parti.
Në sy të publikut përfaqësuesit e Lëvizjes Mjaft u kujdesën që ta pasqyronin si qejfmbetje apo devijim të interesave, apo tradhëti të idealeve nga ana e krerëve të kësaj lëvizje, duke u shkëputur prej saj, por në fakt e gjitha rezulton një skemë e mirëmenduar.
Mjaft-i nuk u shpërbë, por u shndërrua në një oktapod, duke e shtrirë aktivitetin në të gjitha fushat politike, ekonomike dhe sociale, për të kapur gjithçka, duke qenë Prezent në çdo hallkë, për të manipuluar dhe kontrolluar gjithçka, për interesa okulte dhe kriminale të të majtës Sorosiane.
MJAFTI u shndërrua në:
-Parti politike (G99).
-Lëvizje politike.
-Organizatë politike.
-Lëvizje studentore.
-Shoqëri Civile.
-Media investigative.
-OJF-Spinoff të tjera.
-individ në qarkullim “të lirë”.
-antipad të Sorosit.
Të gjitha të kontrolluara dhe në shërbim të dyshes Rama-Veliaj.
Në dukje godasin njëra-tjetrën, bëjnë dhe opozitarizëm të kontrolluar për të rritur besueshmërinë në publik, për t’u faktorizuar dhe ia kanë arritur deri diku.
Sot që flasim shumica prej tyre u shndërruan në parti politike dhe u regjistruan me shpejtësi në minutat e fundit para zgjedhjeve, për të dëmtuar opozitën reale.
Kanë qenë këto grupime aktive të shoqërisë civile prezente në çdo protestë, për t’i kapur, kontrolluar dhe në fund dështuar duke larguar në shumicën prej tyre, opozitën me slloganin “jo politikë” dhe ku vetë sot duket qartë që i kanë përdorur politikisht.
Ndërsa në protestat e organizuara nga opozita këta “opozitarë” nuk kanë marrë asnjëherë pjesë, jo vetëm si grupim, por edhe si individë gjë që tregon nga ana tjetër se funksionojnë me axhendë të qartë dhe vertikalisht, ushtarët nuk dalin kurrë nga rreshti.
Nga ana tjetër janë po këta që kanë propaganduar me të madhe se “ata janë bashkë”, “opozita është e shitur” etj, etj.
E në dukje kundër të gjithëve, këta kanë qenë dhe janë aty për t’i shërbyer atyre që i kanë “pjellë”.
Në gjitha tryezat dhe takimet me ndërkombëtarët këta përfaqësojnë shoqërinë civile, biles janë bërë dhe pjesë e strukturave të larta të drejtësisë së re…
Individë të ndryshëm që bëjnë pjesë në këto grupime kuptohet që nuk janë të vetëdijshëm për axhendën e “udhëheqjes”.
Ka dhe një pjesë të shoqërisë e cila e konsideron të sukseshme këtë lloj forme të arritjes së interesave, apo ngjitjes në pushtet, sepse vërtetë këta kanë arritur të jenë në maja, por kjo është kapje e shtetit, shkatërrim i demokracisë dhe simbol i shoqërisë së pamoralshme.
(Ripostim, shkruar vite më parë).
Këta nuk konfrontohen. Janë trajnuar të tillë: as kuqen, as zverdhen; bëjnë të mirin me të gjithë; përveç objektivit atë e godasin por pa goditur mbrojtësit apo mbështetësit e tij e aq më tepër debatuesin që kanë përballë. Po ta vësh re, debatin e fillojnë të gjithë: “unë kam respekt për figurën tuaj, por Saliu…”
Marrë nga Muri i FB, Titi Seranaj, 3 nëntor 2026