back to top
16.5 C
Tirana
E enjte, 28 Mars, 2024

Falenderim për 10.000 lexuesit… nga Jozef Radi

Gazeta

Buqete lulesh
Enzo de Martino – Vazo lulesh

 Falenderim për 10.000 lexuesit…

nga Jozef Radi

Falenderim për 10.000 vizitorët e sitit, dhe 30.000 klikimet e tyre

Sot, mbas nji pune të gjatë, mbas lodhjesh e sakrificash të shumta, asht vërtet nji ditë e veçantë kënaqsie, shpërblimi moral dhe mirënjohje ndaj meje…
Në harkun e pak orëve të ditës së sotme u kapërcye njiherësh numri 10.000 i lexuesve të sitit, dhe numri 30.000 i klikimeve në shkrimet e këtij siti… Shifra, që me thënë të drejtën më entuziazmojnë dhe më nxisin të besoj se ky komunikim duhet të vazhdojë… shifra që pak muaj ma parë as i besoja se mund t’i realizoja, mbasi sitin fillimisht e konceptova thjesht mbi kontributet letrare dhe publicistike të tim eti, Lazër Radit, dhe shkrimet e miat që ekzistonin… asgja ma shumë! As që e mendoja se në harkun e gati gjashtë muajve siti www.radiandradi.com mund të kishte nji vlerësim dhe nji frekuentim të tillë… Më duket e pabesueshme… prandaj:
Ju falenderoj sinqerisht të gjithëve ju miqtë e mi… Ju falenderoj emër për emër, edhe pse shumicën tuaj s’e njoh, po që gjithsesi si lexues mbeteni miqtë e mi… Si lexues, unë ju respektoj të gjithëve dhe ndjehem i obliguem ta vazhdoj me dinamikën e derisotme kët komunikimi ku e vërteta, toleranca, dashamirësia, respekti i vlerave, argumenti, niveli kulturor, fryma polemike, të qenit i hapun mbeten kollona të fuqishme ku unë besoj se duhet të vazhdojmë ta mbështesim kët punë; ashtu siç besoj se, analizat, studimet, dëshmitë, dokumentet, rrëfimet, krijimet letrare, arti figurativ, fotografia, ngjarjet letrare dhe ato historike, personalitetet e kulturës dhe të historisë, (në veçanti ata që u përdhosën për ma shumë se nji gjysëm shekulli prej diktaturës) do të kenë hapsinë gjithnji e ma të plotë, e gjithnji e ma të thellë në sit… Nji punë jo fort e lehtë, duke mbajtë parasysh se asnji nga shkrimet nuk futet në sit pa qenë i korrektuar dhe i redaktuar nga dora e vetme e drejtuesit…
Në kët ditë entusiazmi personal, falenderoj ma së pari miqtë e mi: Visar Zhitin, Gëzim Hajdarin, Klodi Strallën, Ilir Secin, Çelo Hoxhën, Avni Delvinën, Maksim Rakipajn, Pjerin Ndrekën, Bedri Blloshmin, Dine Dinen që me shkrimet e tyne kanë kontribuar mjaft në zgjerimin e sitit… Por në mënyrë të veçantë, do të falenderoja nënat, gratë dhe vajzat që kanë qenë ndihmëset ma të mëdha në leximet dhe përhapjen e shkrimeve, me at dashamirësinë e tyne të parezervë e të sinqertë. Edhe këtu do të falenderoja ma së pari ato zonja që me droje kontribuan qysh në fillim me shkrimet e tyne dhe sigurisht e para asht Bedra Kaba, e cila mbetet ndër kontribueset ma të zellshme me shkrimet mbi jetën e vajzës dhe gruas që jetoi vuejtjet në kampet e interrnimit… po edhe Marsida T. Najdenin, Viola Dokon, Kozeta Zylon, Adriana Dinen, Elona Çuliq, që kanë sjellë secila at kontributin e veçantë me shkrimet e veta… Po s’mund të le kurrsesi pa falenderue lexueset e mia ma të zellshme: Vjollcën, Florën, Ermirën, Advien, Bedrën, Linditën, Ermionin, Mimozën, Vasilikën, Aidën, Markelën, Lilin, Magdalenën, Lavdien, Valentinën e plot të tjera, të cilat me leximet dhe komentet e tyre, janë tashma pjesë e pandashme e këtij kontributi… Pa harruar kontibutin e madh të Erjonit, mikun tim më të ri, me të cilin e diskutuam, e projektuam dhe e ndërtuam kët sit, me idenë e shfrytëzimit të gjitha mundësive moderne të komunikimit… Ai ka merita të padiskutueshme në kët punë jo të lehtë… me at urtësinë, fantazinë dhe kambënguljen e tij kokforte…
Ju falenderoj të gjithëve miqtë e mi…
S’më mbetet tjetër, veçse të vazhdoj përpjekjet e mia qe kjo frymë bashkpunimi dhe ky shpirt komunikimi të vazhdojë edhe ma tej, dhe ku gjithkush të gjejë mendimin e lirë dhe njiherit hapsinë me shprehë në liri të plotë mendimet dhe opinionet e veta…
Me shumë respekt dhe mirnjohje  Jozef Radi
11 shtator 2013

Related Images:

More articles

6 KOMENTET

  1. Ndjej kënaqësi kur lexoj shkrimet tuaja z. Jozef, por edhe të njerëzve të tjerë që dëshirojnë ta thonë fjalën e tyre të lirë në këtë faqe modeste që ti ke hapur dhe shpresoj të marrë përmasa të atilla që as ti vetë nuk e ke menduar.
    Ju falenderoj me gjithë zemër për këtë punë të vyer që Ju bëni, për shkrime të cilat kanë vlere humane, edukuese, kulturore, të vërteta dhe të jetuara, nga ku të gjithë mësojmë gjëra interesante (të padëgjuara ndonjëherë disa prej tyre), dhe më e rëndësishmja është, që lexuesit dhe sidomos gjenerata e re, të mësojë nga këto shkrime se kush ishte komunizmi dhe cili duhet të jetë qëndrimi ndaj atij krimi të padënuar!
    Ju uroj shëndet dhe sa më shumë prodhimtari në të ardhmen. Ftoj edhe lexuesit e tu që t’i shpërndajnë sa të mundin shkrimet që shkruhen aty, tek shokë, të aferm, miq,ne bashkëatdhetarë… kudo që ata janë nëpër botë…
    Faleminderit.

  2. Urime të përzëmerta dhe suksese të mëtejshme në punën tënde këmbëngulse dhe plot pasion që ti bën.
    Falenderime të pafundme që shkrimet e mija tepër të thjeshta, por të vërteta për atë kohë që u mundua të na shkatrrojë gjetën dritën e botimit në sitit tuaj kaq prestigjoz.
    Urime të pafundme.

  3. Njëe moment shumë krenar për ty. Me përpjekjet dhe pasionin tënd jo vetëm ke plotësuar qëllimin dhe ëndrrën tënde, por e ke ndarë edhe me ne lexuesit suksesin tënd.
    Jemi ne që duhet të falenderojmë ty. Urimet e mia.

  4. Eshtë një sit me shkrime që u interesojnë të dy krahëve: të djathtë e të majtë, sepse në të thuhet e vërteta ashiqare.
    Gjithsecili ka ç’të mësojë prej tyre dhe të reflektojë në bazë të botëkuptimit të vet, por gjithnjë duke u udhëhequr nga sensi pozitiv në funksion të së ardhmes së shoqërisë.

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.