back to top
18.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Korrik, 2024

E përqafova “Dielli-n”! – nga Shpend Sollaku – Noè

Gazeta

Gazeta "Dielli" (1909 -2019)
Gazeta “Dielli” (1909 -2019)

E përqafova “Dielli-n”!

nga Shpend Sollaku – Noè

në 110 Vjetorin e Gazetës më jetëgjatë Shqiptare

Nëse ka ndonjë gazetë që i ngjan më shumë emrit të saj, ajo është “Dielli”!
Në përfytyrimet tona të dikurshme ajo merrte portrete të ndryshme. Ia nisëm duke i dhënë pjekurinë e portretit të Nolit, pastaj ia gjetëm ngjashmërinë tek mprehtësia e Konicës, ia ndoqëm hapin tek bujaria e Athanasit, dhe prap nuk u nginjëm me të.
Duheshin hapur krahët më shumë, për ta përfshirë si duhej, derisa rrahjen e zemrës sonë ta gjenim edhe tek shqiptari i skajit më të largët të rruzullit.
Pasi e tillë është “Dielli”, panshqiptare, ashtu si edhe “Vatra” e mendoi në fillimet e saj: Një shpresë e mbajtur gjallë, e për ta rigjetur Shqipërinë tonë, edhe kur gjasat ngjanin të shuara. Gjetëm tek rreshtat e saj pjesën e mirë të ajkës së kombit: Kristo Floqin, Christo Dakon, Paskal Aleksin, Dennis Kambury-n, Costa Çekrezin, Bahri Omarin, Aqif Përmetin, Loni P. Hristo-n, Andon S. Frashërin, Andrea D. Elian, Nelo Drizarin, Qerim Panaritin, Xhevat Kallajxhinë, Eduard Liçon.
.
Shpend Sollaku - Noé
Shpend Sollaku – Noé
Në periudhat me re të dendura, edhe pse nuk e pamë, ia ndiemë praninë sidoqoftë, tashmë ajo gazetë flinte nën qerpikun tonë. U deshën të zbrisnin në transhetë e saj Din Derti, Arshi Pipa, Gjon Buçaj, Agim Karagjozi, Agim Rexhaj, Anton Çefa… Prania e “Diellit” pushtonte skutat me të largëta të mugëtirës shqiptare, duke u kthyer në pikëvështrimin kryesor të çështjes kombëtare.
Nëse edhe ajo bënte pjesë në lëshimin mesazhit të pavdekshëm: “Mbahu Nëno, mos kij frikë, se ke djemtë në Amerikë”, në ditët e sotme limfa e re i erdhi prej atdheut që ajo i kishte ndihmuar riardhjen në gjirin e kombeve të qytetëruara.
Sot mund të thuhet me plot gojën: Mbahu “Vatra”, mbahu “Dielli”, aspak frikë, nuk keni vetëm djemtë në Amerikë. Një emër mbi të gjithë: kalëruesi Dalip Greca – rreth tij luftëtarët Veis Belliu, Ilir Levonja, Albert Habazaj, Alfons Grishaj, Anton Çefa, Arben Llalla, Astrit Lulushi, Behlul Jashari, Beqir Sina, Elida Buçpapaj, Dine Dine, Enver Bytyçi, Ermira Babamusta, Eugen Shehu, Eugjen Merlika, Fadil Lushi, Fahri Xharra, Faik Krasniqi, Faslli Haliti, Frank Shkreli, Fritz Radovani, Gëzim Llojdia, Hazir Mehmeti, Kolec Traboini Murat Gecaj, Raimonda Moisiu, Ramiz Lushaj, Reshat Kripa, Sadik Elshani, Sokol Demaku, Shefqet Kërcelli e sa të tjerë nga diaspora dhe Shqipëria po përpiqen të shlyejnë borxhin e madh ndaj kësaj gazete të ndritur.
.

Fan Noli mes shqiptarëve të Amerikës
Fan Noli mes shqiptarëve të Amerikës
Djemtë e saj janë afirmuar në lartësinë e duhur të këtij misioni të vështirë: mbajtjen gjallë dhe pëcjelljen brezave të kësaj tradite tashmë pjesë nëntëdhjetëkaratëshe të historisë ndërshqiptare. Përqafime të nxehta për ditëlindjen e njëqind e dhjetë, “Dielli” ynë!
Edhe një tjetër përjetësi!
Juaji Shpend
5 Prill 2019

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.