“Mafia Perfekte” – nga Kastriot Myftaraj

Gazeta

Kastriot Myftaraj (1966-2022)
Kastriot Myftaraj (1966-2022)
“Mafia Perfekte”
nga Kastriot Myftaraj

“Mafia Perfekte” krijohet vetëm me licencë ndërkombëtare, dhe as Enver Hoxha, as Sali Berisha, as Fatos Nano nuk kishin licencë ndërkombëtare për ta krijuar “Mafien Perfekte”.
Mënyra si po veprohet sot – e kam fjalën për Qeverisjen e sotme, tregohet se ajo ka një licencë ndërkombëtare për të qenë një mafie perfekte, dhe kjo mafie perfekte – e ka pushtuar sot Shqipërinë. Është vërtet një ironi e madhe, këto festimet që po bëhen për 73-vjetorin e çlirimit të Shqipërisë nga një pushtim, kur vendi ndodhet në gjendjen e pushtimit nga “Mafia Perfekte”. Se kur do të krijohen kushtet, që të çlirohemi nga “mafia perfekte”, nuk ka ndonjë datë.
Sigurisht, “Mafie” ka edhe në vendet më të zhvilluara, ka edhe në Itali; ka edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe asgjësimi i mafies përgjithmonë është thjesht një utopi që s’mund të ndodhë.
Por është tjetër gjë “mafia perfekte” dhe kur them mafia perfekte – kam parasysh atë mafien, e cila ka jo vetëm licencë shtetërore, por edhe ndërkombëtare, atë mafien që e vendos shtetin në pozita qesharake. Kujtoni, për shembull, atë skenën ku shfaqet kryeministri Edi Rama: dhe thotë: “Çfarë provash keni, që jemi të lidhur me mafien? Çfarë provash?!” Tani, kryeministri i sotëm nuk e ndjen detyrimin të përgjigjet për realitetin, sepse edhe në kulmin e operacionit “Forca e ligjit” niseshin gomone me nga 2 apo edhe 3 ton drogë, kjo është Shqipëria e sotme.
Marrë nga “Ju flet Moska” 2017

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit