back to top
19.8 C
Tirana
E premte, 10 Korrik, 2026

Çfarë përfaqëson Xhemal Farka? – nga Marsida T. Najdeni

Gazeta

Xhemal Farka (1913-1948)
Xhemal Farka (1913-1948)
Çfarë përfaqëson Xhemal Farka?
nga Marsida T. Najdeni

Sot është datëlindja e social-demokratit, intelektualit, gazetarit, patriotit, trimit, i cili nuk tradhtoi kurrë miqtë e tij hetuesirave, birit tonë tiranas, mendjes së majtë demokratike shqiptare, In Memoriam – Xhemal Farka. I pushkatuar, përse mendonte e frymonte ndryshe. Kur ekstremet kapin pushtetin, janë gjithmonë ata të lirët, siç më pëlqen t’i quaj shpesh “të mesit të artë,” ata jo të idealeve të kryetarëve të partive, që e pësojnë. Po rijetojmë dhe po i afrohemi pak-a-shumë të njëjtës botë të trazuar në të cilën jetoi dhe Xhemali. Ku ekstremistët e të djathtave e të majtave radikale vrasin e presin për të kapur pushtetin. Ku fjala harbute, sjellja fanatike, bëhen norma e ditës. Përse shprehesh ndryshe, e kanë për borxh të të linçojnë, të t’vënë epitete. Ku pordhamacia (siç do të shprehej Ibrahim Dalliu) nuk u lejon të shohin përtej majës së hundës ku kundërmon fena e shefave dhe ngjyrave politike.
Xhemali është portreti i vërtetë i një qytetari, i cili për mirëqënien e atdheut, sakrifikohet, e nuk paloset mbas ngjyrave politike, është elektron i lirë. Aty ku e mira e shoqërisë bashkohet me drejtësinë, aty do ta gjeni dhe Xhemal Farkën përjetësisht. Dhe pse atdheu e la pa varr, pa eshtra, bashkatdhetarët ithtarë të tejmë ia morën jetën 35 vjeçar, mirësia e intelektualizmës së tij fiton. Si fiton Xhemali thoni ju? Tek ato shpirtra që nuk puqen kurrë me të keqen, të cilët nuk shiten as për artikujt e tyre dhe as për klikime, ku ndërgjegjen e kanë të pastër pa allishverishe kafenesh apo mesazhes Facebook. Xhemalin do ta gjeni tek ata ku krijimtaria është e pastër e pa fitime, ku etika e gazetarit fiton dhe mbi jetën vetë. Xhemali mishëron idenë se fjala, kur vjen e lirë ashtu siç diti ai dhe e pavarur, mund të shihet si kërcënim nga pushteti dhe rrodhet e tij. Intelektuai i sakrifikuar, i cili sot përfaqëson pikërisht atë elitë që mund të kishte ndërtuar një Shqipëri ndryshe.
Në një shoqëri, e cila ende përpiqet të përballet me të kaluarën komuniste dhe me të tashmen të sahanlëpirësve, figura e Xhemal Farkës është kujtesë e gjallë e asaj çfarë ndodh kur pushteti bëhet absolut. A dinë shqiptarët të mësojnë nga gabimet? A di bota të mësoi nga gabimet? Apo jemi të synuar t’i rropatim e t’i pushkatojmë mendjet e dlirta si Xhemali? Ai përfaqëson dinjitetin përballë padrejtësisë. Edhe pse u hesht me dhunë, vetë ekzistenca (rrojtëria) e historisë së tij është një formë fitoreje. Fitore, e cila erdhi tek unë mbi një dekadë më parë si një shkëndi. Teksa lexoja kujtimet e Musine Kokalarit, momente ku ajo përshkruan hetuesinë e saj, kur e lajmërojnë se kishin arrestuar kolegun e saj, Xhemal Farkën, dhe ajo thotë: “Ai nuk tha asnjë fjalë për mua, dhe unë nuk thashë asnjë fjalë për të.” Qartazi nën tortura të dy. Ky moment do t’ma ndryshonte jetën. Ai rresht nga Musineja çau, por dhe ledhatoi, një ndjesi të paimagjinueshme brenda meje, derisa Xhemali u kthye në një dashuri familjare sikur ta kisha njohur prej një jete dhe pse as s’e dija si dukej apo kush ishte. Vite e vite kërkova për të, dhjetra e dhjetra persona, fletë mbas flete, kurgjë!
Xhemalin

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.