back to top
22.9 C
Tirana
E mërkurë, 15 Korrik, 2026

Një listë e shkurtë e “dashurisë” së Ramës për Kosovën… – nga Adriatik R. Dosti

Gazeta

Adriatik R. Dosti
Adriatik R. Dosti
Një listë e shkurtë e “dashurisë” së Ramës për Kosovën…
nga Adriatik R. Dosti

-Albin Kurtin nuk e priti në Tiranë dhe i tha se nuk kemi çfarë të bisedojmë bashkë.
-Ramush Haradinajn, kur ishte kryeministër i Kosovës, e hodhi në gjyq.
-Mitrovicën në veçanti dhe Kosovën në përgjithësi e quajti “tokë e askujt”.
-Vjosa Osmanin e futi në kurthin e tij dhe e nxori krejt jashtë loje, duke e bërë pis si vetja.
-Tani edhe ministren Donika Gërvalla e shpalli “non grata” në Shqipëri, pasi kjo e fundit ia plasi bombën në dorë…
…Dhe ka fytyrë e gojë ky antikosovar i tërbuar e antishqiptar i deklaruar të thotë se: “Unë kurrë nuk kam ndërhyrë në punët e brendshme të Kosovës” (???)
Nuk po hyj te hartat për ndarjen e trojeve të Kosovës së bashku me Vuçiçin, Macronin, Thaçin e Batonin.
As te vizitat në Hagë tek Hashimi dhe organizimin e protestave pro tij në Tiranë e Prishtinë.
As te “Open Ballkani”, që u mbeti si dopio gjashta në dorë, si Ramës ashtu edhe Vuçiçit.
Nuk po hyj te vota e tij pro sanksioneve të BE-së ndaj Kosovës.
Nuk po e ripërsëris braktisjen që i bëri fjalimit të presidentes së Kosovës në Parlamentin shqiptar.
Dhe as faktin se, me urdhër të tij, Parlamenti shqiptar nuk pranoi të votonte rezolutën që dënon gjenocidin serb në Kosovë, por me ngut të madh e shpalli Iranin shtet terrorist.
E në fund, dua t’u kujtoj të gjithë shqiptarëve, andej e këndej kufirit shqiptaro-shqiptar, se sapo erdhi në fuqi ky “që s’ka ndërhyrë kurrë” në punët e brendshme të Kosovës, gjëja e parë që bëri ishte vendosja e traut ndarës në Rrugën e Kombit.
Kaq për sot…
se pastaj bëhen ca si shumë dhe e humbisni durimin për të më lexuar deri në fund.
A. R. D
Marrë nga Muri i Fb, Adriatik Riza Doisti, 21 mars 2026

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.