
kush prej nesh e shpiku rrenën
Rrena…
vargje humoristike nga Nexho Shabani
Kjo poezi i kushtohet
nji pjesë t’mirë të shqiptarëve
që e kanë me shumë qejf idenë e kësaj poezie.
As kërkush nuk e vret mendjen
kush prej nesh e shpiku rrenën,
ma merr mendja se shqiptari
e ka qitë rrenën i pari,
Rrej fakiri, rrej zyrtari,
rrej lypësi e rrej tregtari,
ku asht rrena asht tanë qari.
Kena hangër tru bullari,
rrezik me na plasë damari.
S’ka ma hall kur rren i madhi
ta e lshon rrenën sa mullari.
e ta han popull qyqari,
rrej i urtë han i marri,
sa mu bindë edhe gomari.
Kur rrejmë na nuk bin as bari.
Rrej i urti rrej i miri
sa rren i ati rren i biri,
tue lanë gjurmë si kaçamilli,
fe zyrtare u ba nji prilli.
Rrej me drita, rrej me qirì,
tanë me pula, bijmë e flejmë,
s’na xen gjumi kur nuk rrejmë
as me hangër s’na bje n’mend
kur gjatë ditës nuk rrejmë askënd.
Thonë se rrena à ves horit
veç e shkreta del prej zorit,
jam me titull profesor,
edhe rrenës unë i baj zbor.
Ba me m’shtrydhë veç rrena qes,
pata hall sa m’u ba ves,
kam me rrejtë deri sa t’vdes,
Unë me rrenën e luej harush,
Taraboshin ta baj fushë.
Mue m’thojnë Rexho Shabani
kur rrej unë tundet tavani
drithet Kina dhe Tajvani
me i kalë t’coftë nuk shihet lami.
Duhet shokë me hi ndër gara
për me çue rrenën përpara,
e me dashtë me na u prì e mbara,
ta mbajmë gjallë mos t’i humbë fara.
A ka ba ndonjëherë vaki
me marrë rrena kaq randësi,
ma merr mendja jena ngí,
sikur lot mica me mì,
tue i ba puntë turnen halì,
ta përzejmë nji kët dreq vesit
e t’ia mbyllim grykën thesit,
e të bahnasi tanë dynjaja.
e t’i lejmë rrenat e mëdhaja,
s’na pranon kush në Europë.
Tue e mjelë rrenën si lopë…