Humor nga Dukati – me rrëfime historish të vërteta

Gazeta

Eduart Lear - Dukatasit
Eduart Lear – Dukatasit
Humor nga Dukati –
me rrëfime historish të vërteta

***
Një Bari i Dukat, shkoi të pinte një kafe në Llogora, mbasi kishte çuar qumështin në baxho. Ishte koha që Arnautistani kishte vetëm kafe elbi. Mbasi lidhi mushkën tek një bush tek klubi i veriut e porosit kamarieren:
-Vajzo bëmë një kafe – i tha kamarjeres –
Kamarjerja iu përgjigj me shpoti: – Kafja është foragjere xhaxha!
-Po mirë moj vajzë, – i tha ai, – meqë është foragjere bëmë dy, se kam dhe mushkën përjashta!

***
Disa gjahatarëve në Karaburun u ikën një derr i plagosur dhe duke kërkuar për ndonjë gjurmë takuan një çoban, (A. Vangjeli) – Mos na pe gjë një derr të plagosur të ikte këtej? – e pyetën gjahatarët. Jo, – o përgjigj shkurt çobani.
Po ndonjë lepur sa ti, – u tall tjetri – pe gjë?!
Aaaaa… po atë e pashë – u tha çobani.
Mashkull ishte apo femër, e vazhdoi romuzën i pari.
-Mashkull, mashkull, se kur kaloi me tha –
-Thuaju atyre berberëve që po vijnë të vijnë mbas një viti e të më rruajnë topet, se atëhere më bëhen prap!

***
Rreth vitevet 1965-1970, në Vlorë, te stacioni i autobuzëve (agjensia e udhëtarëve) një burrë në moshë nga Dukati, Azem V. i cili kishte kohë që kishe humbur bashkshorten, duke biseduar me të tjerë njerëz, bisedoi edhe me një grua që edhe ajo kishte humbur bashkëshortin. Mbasi mbaroi biseda normale dhe serioze, as njeri nuk po ndihej, por po kalonin tespiet në dorë.
Ashtu nëpër tik-taken e zhurmës që bënin tespihet i thotë plaku plakës:
-Ti me tespie, unë me tespie,
Kështu sikur s’na ka hije,
Bëhemi të një shtëpie?

Dreka e një Bariu Dukatas
Dreka e një Bariu Dukatas

***
Aty rreth vitit 1955, martohet një vajzë nga Dukati në Radhimë. Vajza ishte ca e sertë, dhe kishte bërë ca herë fjalë si me gjitonët edhe me brigaderin në punë.
Mbas disa kohësh kur shkon e ëma për vizitë, midis të tjerash pyet se si shkonte vajza e saj se ishte në fshat të huaj.
Vjehrra e vajzës i tha se ka bërë ca herë fjalë me brigaderin, nuk shkon mirë me të…
Eeee – i thotë plaka nga dukati F. B. – kur e nisëm nuse e uruam të gjithë: T’u përzjeftë ylli me të gjithë të shtëpisë, me kuç e me maç, për brigaderin nuk e kemi uruar!

***
Nje fshatar yni, A. L. po shkonte në mal mbi një mushkë.
Në një përrua, jo shumë larg fshatit ishin një djalë e një vajzë në një moment të pa përshtatshëm . Ky A. L. bëri sikur nuk i pa. Pasi çifti u rregullua i foli xhaxhait:
-Përse nuk na flet xha filaan, – apo nuk na pe e pyeti djali.
Xhaxhai vonoi pak pergjigjen për të mos i rënduar.
-U pashë, u pashë – tha xhaxhai – po nuk i flitet qenit më bushter, se të ha…

***
Rreth viteve ’70, në Llogora ishin një grup të rinjsh për piknik. Kishin një shalqi por nuk kishin thikë për ta prerë, ndaj ju drejtuan ish hoxhës së fshatit: Mbase ke një biçak?! – dhe ai u dha biçakun që kishte.
Kur ia kthyen biçakun deshën të bënin pak humor me të!
-Na fal mulla (Mulla Mustafai) i thanë se premë ca mish derri!
-S’ka gjë – u përgjigj hoxha – se thonjtë e këmbëve pres me të…

***
Dukati dhe Piluri janë dy fshatra që njihen në zonën e Labërisë për këngë, bejte dhe romuze (batuta). Në kohën e mehrumit një udhëtim i zakonshëm, ishtë një aventurë më vete, një tipik pilurioti i lutej një ushtaraku ta mirnin deri në Vlorë në makinën e tyre! Ik se nuk kam vend! – i thosh komandanti, Jo, po merrëm; jo s’kam vend, derisa ushtaraku i nxehur i thotë piluriotit: Ik se të marrim e të lidhim e të çojmë në polici.
Uaaa o komandant! Po të lidhur paske vend për mua, kështu të zgjidhur nuk paske!!

***
Kur filluan njerëzit të ikën emigrantë në fillim të viteve ‘90, njëri nga Dukati, (N. G.) nuk po vinte në shtëpi dhe u vonua ca kohë.
Duke folur në telefon me të shoqen i thotë: Do të vonohem edhe ca, se kam marrë një palë shtëpi për të suvatuar…
Mirë i thotë e shoqja, me që po merresh me llaç e mistri, eja hidh nja dy mistri llaç këtu e ta heqim mëndjen, pastaj rri sa të duash!!

Marrë nga Faqja e FB, Batuta Dukati

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit