Largohet nga jeta Enrik Mehmeti një nga reporterët më aktivë të terrenit

Gazeta

Incidenti qe i mori jeten Enrik Mehmetit
Incidenti qe i mori jeten Enrik Mehmetit
Largohet nga jeta Enrik Mehmeti
një nga reporterët më aktivë të terrenit

Gazetaria shqiptare humbi një prej zërave të saj më të përkushtuar. Gazetari i News24, Enrik Mehmeti u nda tragjikisht nga jeta mbrëmjen e kësaj të shtune pas një aksidenti në zonën e Zvërnecit, duke lënë pas një boshllëk të madh te kolegët, miqtë dhe publiku që e ndoqi prej vitesh.
Për më shumë se 20 vjet, Enrik Mehmeti ia kushtoi jetën gazetarisë së terrenit. Ai ishte ndër ata reporterë që e kërkonin lajmin aty ku ndodhte ngjarja, duke sjellë me profesionalizëm, shpejtësi dhe përgjegjësi informacionin për publikun. Karrierën e ndërtoi me punë të palodhur, duke mbuluar për vite me radhë ngjarjet në qarkun e Vlorës. Raportimet e tij për News24, BalkanWeb dhe Gazetën Shqiptare u bënë një burim i besueshëm informacioni për mijëra qytetarë. Nga kronika e përditshme te zhvillimet më të rëndësishme në jug të vendit, Enriku ishte gjithmonë në vendngjarje, me kamerën dhe mikrofonin në dorë, duke e parë gazetarinë si mision dhe jo thjesht si profesion.
Enrik Mehmeti ishte një nga reporterët më aktivë të terrenit. Kolegët e njohën si një gazetar korrekt, të qetë, bashkëpunues dhe të përkushtuar, që nuk kurseu asnjëherë mundin për të verifikuar faktet dhe për t’i sjellë ato me profesionalizëm para publikut. Përkushtimi, integriteti dhe pasioni për lajmin ishin tiparet që e shoqëruan përgjat gjithë karrierës së tij.
Largimi i tij i parakohshëm është një humbje e madhe jo vetëm për familjen dhe të afërmit, por edhe për komunitetin e gazetarëve shqiptarë. Enrik Mehmeti do të kujtohet si një reporter i terrenit që jetoi me ritmin e lajmit, duke i shërbyer publikut me ndershmëri, përgjegjësi dhe dinjitet për më shumë se dy dekada. Kujtimi dhe kontributi i tij do të mbeten pjesë e historisë #news24albania

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit