
Lacja ka vrarë një dëshmor
nga Meti Fidani
(E di që do ma mbyllin prap FB,
se nuk më rri goja rehat,
por e vërteta duhet thën…)
Unë, nuk e mohoj luftën, as të rënët në luftë, por jo të egzagjerohet me beteja fallco, veteranë fallco, partizanë fallco, heronj fallco, dëshmorë fallco. Po vazhdojmë të biem prè e historisë gënjeshtarë të PPSH, një histori e deformuar.
Sa për veteranin që ka vrarë 300 gjermanë, ai vetë e ka thënë. Me zë e me figurë. Unë vetëm sa e hodha në vargje. Ky ishte shkaku dhe qëllimisht unë paskam njollosur luftën, veteranët dhe dëshmorët. Ky ishte shkaku që edhe FB-n e lajmëruan të më dënonte me dënim pa afat, si njollosës i vijës së partisë dhe mësimeve të sh. Enver. Aq e madhe është injoranca sa besojnë se vërtet ky veteran ka vrarë 300 gjermanë. Dhe nëse është, veteran. Veteran mund të jem edhe unë, por nuk dua të jem… por edhe po të jem, pse të mos jem? Se ka plot veteranë që janë më të vegjël nga unë. Pse mos jem edhe unë?
Tani bëhet kush të dojë e kur të dojë veteran i luftës, të cilët unë i quaj veteranë fallco. Për çudi janë shtuar shumë kohët e fundit.
Edhe në kohën e qoftëlargut kishte veteranë fallco sa të duash, por jo kaq sa tani. Sot jane 99% e veteranëve fallco.
Në kohën e qoftëlargut funksiononte rregulli i tre firmave.
Tre firma duheshin… Me tre firma të fusnin në burg 25 vjet. Me tre firma të bënin Hero të Punës Socialiste. Me tre firma të benin dëshmor. Tre firma dhe bëhej tjetri veteran dhe merrte pensionin e luftës!!
Një herë në vit do shkonte veterani fallco i tre firmave, në përvjetorin e brigadës sulmuese. Ishte e vetmja ditë në vit që veterani ndjente të ngopur me bukë. Në familjet ku strehoheshin veteranët atë ditë shteti jepte ushqim suplementar. Veterani fallco mezi e priste atë dite. Ishte dita e ngopjes. Se ngopja nuk ekzistonte as si ndjenjë. Shumë shumë, mund të ngopej edhe për vitin e ri me sherbet bakllavaje, nëse nënoja ja kishte harruar hapur derën e garderobës. Se atje e kyçnim bakllavanë qëmoti… Me kyç edhe bakllavaja!
Xhaxhai im, Nekiu ishte partizan në brigadën e dytë sulmuese. Le që nuk kishte vrarë ndonjë gjerman, po s’kishte parë gjerman me sy.
Xhaxha Estrefi, që nuk ishte partizan kishte parë gjermanë sa të duash. Kishte dyqanin në Korçë dhe gjermanët i kishte klientë të rregullt. Dhe tregonte se ishin të sinqertë dhe të edukuar.
Gjermania në atë kohë mendoj unë, ishte shteti më i fortë ushtarak në botë. Si Amerika sot.
Ja ta zemë se i tha truri sot Amerikës të na pushtojë.
I tha truri, ρε παιδί μου.
Çfarë do bëjmë ne?
Unë do gjej ndonjë pushkë dhe do dal malit me shokët. Në Cemerricë do vete. Pushtuesi në Korçë unë në malet e Skraparit. Pa do krijohet edhe qarkori i luftës edhe njësitet guerile. Pushtuesit ne Panda, pijnë birra, ne të qarkorit do vazhdojme aksionet. Do presim telat e telefonit se na duhen për të rrethuar oborin. Pa do t’u biem edhe të pasurve me nga një plumb e në emër të popullit. Bamb Lefter Lefterit, bamb Rakos, bamb Tuç Makut, bamb Demirit të Poloskës. Asnjë i pasur të mos mbetet. Në plumb e në litar të gjithë.
Pasuria e të pasurit i takon dembelit, shtëpia e të pasurit i takon atij që e vret, tokat e beut i takon atij që e punon.
Pushtuesat ne Panda. Kërnacka dhe birra. Habiten me ne.
Ore ç’bëni kështu? Ju u vratë me njëri-tjetrin. Do zbrazni ndonjë pushkë kundër nesh apo jo. Ju kemi pushtuar!
Ne Panda do mblidhen edhe veteranët, nostalgjikët, komunistët, spiunët. Të gjithë do t’i servilosen pushtuesit. Pro amerikanë do bëhen. E di unë, se kështu bënë edhe në ndryshimet e 90-s. U bënë të gjithë demokrata, shumica të erdhur nga shoqatat jetëshkurtra të Enverit. Të gjithë komunistët betoheshin që i kishin baballarët ballista.
E dredhin bollshevikët. E dredhin nga fryn era. Se e kanë në gjak servilizmën. E kanë trashëgimi dhe traditë nga komandanti i tyre legendar: Enveri. Servil dhe dredharak i madh ishte Verua. Pusht me një fjalë. U bë me Zogun. Zogist i madh. Nga Zogu e mori bursën, u bë profesor, u bë sekretar konsullate në Belgjikë, merrte rrogën. Dhe ja shpërbleu mbretit Zog me dënim të përjetshëm në Kongresin e zi të Përmetit.
Le ç’shkruante nëpër vepra, Zogu kështu e Zogu ashtu. Po mos ishte me Zogun, si u bë sekretar konsullate në Belgjike? Sado që Zogu mbahet mënd për tolerant, por sidoqoftë nuk të dërgonte nëpër përfaqësi diplomatike nëse nuk ishe Zogist. Unë kur u ktheva nga Greqia, kërkova punë në Bashki, për pastrues rrugësh dhe nuk më morën. Më thanë që nuk je me socialisten e Ramës… Pa le po të kërkonja punë në Ambasadë si Enveri.
Dhe kërkonte të na i mbushte mendjen Verua se ishte antizogist.
Po ashtu edhe Nexhmija. Jo vetëm zogiste por edhe fashiste e madhe. E betuar për fashizmin. Anëtare e rinisë fashiste. Superfashiste, bile. Por historia e sajuar e PPSH, na ka trullosur me luftën heroike të komandantit legjendar dhe Nexhit me kordhele të kuqe. E mposhtën armikun. O Enver o trim me fletë. Leshtë. Asnjë gjerman nuk kanë vrarë, as xhaxhi enver e as xhaxhesha nexhmije.
Le që kush ka vrarë gjermanë? Unë nuk kam dëgjuar ndonjë veteran që të thotë kam vrarë një gjerman të vetëm. Dhe veteran pe vërteti, jo nga ata fallcot. Se shumica ishin fallco. Vetëm me tre firma dhe bëheshe veteran. Le mos kesh dalë as edhe një ditë në luftë.
Vazhdojmë edhe sot të prodhojnë veteranë me një ritëm të papërmbajtur.
Aq veteranë e partizanë fallco po nxjerrin, sa në një fshat të Devollit nga 120 burra që kishte fshati, 140 prej tyre na paskan dalë malit partizanë. Po dale bre. Kanë fëmijë këta që ikën malit, kanë toka, kanë bagëti ? Po si bre e lënka tokën devolliu e të ngjitet malit. Po vjen dimri brè. Çdo hanë fëmijët. Po bagëtitë brè. Do blegërijnë, do hingëllijnë e do pëllasin në haur. Se kanë gojë edhe ato. Gjë e gjallë janë. Nuk di bagëtia se bëhet luftë.
Na gënjyen keq për 50 vjet, vazhdojnë të na gënjejnë edhe sot. Partizanë fallco, beteja fallco, veteranë fallco, dëshmorë fallco.
Ka rënë tjetri nga kali drejt e në kokë e kanë bërë dëshmor, e vrau demi e bënë dëshmor, e hëngri gjarpëri e bënë dëshmor. E vrau rrufeja, e bënë dëshmor.
E ndjera tezja ime, Fatime Zhuli (Hasani), u vra nga predhat e aeroplanëve të aleatëve. Por ne nuk e kërkuam që ajo të ishte në listën e dëshmorëve. Vrasja e saj ishte e rastësishme. Viktimë e luftës.
Por edhe ta kërkonim, kush e bënte dëshmore tezen time. I shoqi i saj, Xakja i Kurtesit ishte me Ballin. Se të kish qenë Xakja komunist, tani tezja ime do kishte një lapidar më të madhin në Kolonje, Shkolla e Mesme e Shënmtirit do mbante emrin e saj. Për nga trimëritë në luftë, tezja do t’ia kalonte edhe Naxhije Dumes edhe Zonja Çurres. Në cdo 5 maj do na jepte qeveria nga një kg portokalle, dy pako kafe dhe një kg sheqer më tepër nga talloni ushqimor, si familje dëshmori. Se detyrimisht do kishim vizita.
Por nga njëra anë më mirë që nuk e bënë tezen dëshmore. Se Xakja ishte nga soji i Xhelal Kurtesit. I arratisur Xhelali. Eshtrat e tezes do t’ia shkulnin nga varret e dëshmoreve e do t’ia hidhnin ne shpella e Urës së Orgockës. Shkak Xhelali i arratisur. Se kështu bënin me dëshmorët. Arratisej vëllai i dëshmorit, armik edhe dëshmori. Eshtrat në lumë. Armik Petrit Dumja, armik edhe Baki Dumja dëshmor. Në vend të Bakiut ngulnin një dëshmor tjetër. E gjenin shpejt. Vetëm tre firma duheshin.
Nga këta dëshmorët fallco me tre firma, edhe ne si familje kemi një histori të hidhur.
Xhaxhai im Lacja vrau aksidentalisht Ademin e binjakëve. Ne blemë një pronë pyll nga Ademi. Ky i fundit e shet mbas disa kohësh përsëri pronën tek Muharremi nga Poloska, në mos gaboj. U bëmë dy pronarë në të njëjtën pronë. Shpesh e zakonshme kjo për shqiptarizmën, por jo për familjen tonë të sinqertë e fisnike.
Duke debatuar për këtë çeshtje me Ademin, para mullirit tonë, Lacja e godet atë me trokashkën e mullirit në një largësi prej disa metrash. Për ata që nuk e dinë, trokashka është një copë e vogël dërrase sa dy gishtat e dorës, e cila tund grykën e koritës për të rënë bereqeti në gurin e mullirit. Trokashka e goditi në kokë Ademin dhe për fat të keq ishte goditje fatale. Me gjithë përpjekjet e Laces dhe të pranishmëve u bë gjëma. Lacja u dorëzua në organet e drejtësisë së kohës, u dënua por edhe u fal me vonë nga familja e viktimës, mbasi ishte disi aksidentale ajo që ndodhi dhe e dyta ne ishim të afërm mes nesh.
Mbas 15-20 vitesh, partia u kujtua që të kishte edhe Nikolica një dëshmor. Në çdo km katror një dëshmor, thoshte Enveri. Ne kishim qindra km katrore, nga Nikolica, Butkë, Pepellash, Floq, pa një dëshmor. Duheshin patjetër 28 mijë. Po ku?
Dha e dha Resul Bedo dhe mezi i mblodhi nja dy-tremijë dëshmorë në veprat e tij “Yje të pashuar”.
Duheshin gjetur dëshmorë. Tre firma vetëm.
Vetëm tre firma dhe Nikolica bëhej me dëshmor. Në një fshat me 100 banorë, ku tre burra ishin dënuar me pushkatim, duhej edhe një dëshmor. Ta bëjmë Ademin. Një firmë e di që e hodhi komandanti i postës kufitare. Dy të tjerat nuk e di.
U bë Nikolica me dëshmor. Dhe jo dëshmor dosido. Dëshmor mashtrues për qëllime përfitimi. Sa gjermanë ka vrarë ky dëshmori, vetëm Pëllumb Xhufi e di!
Edhe kjo i mungonte biografisë tonë. Na u shtuan hallet. Tani e tutje ne Fidanet ishim vrasës të një deshmori.
Lace Fidani ka vrarë një dëshmor.
…Na edhe një bela tjetër, na edhe një yçkël tjetër në biografinë tonë skëterrë… Edhe kjo na duhej… Na u shtua dhe një damkë në biografi
Ka vrarë Lacja një dëshmor..
Hajde ç’kemi hequr, hajde.
Marrë nga Muri i Fb Meti Fidani, 15 mars 2026