Refleksione të një takimi Kryeministror – nga Afrim Krasniqi

Gazeta

Afrim Krasniqi
Afrim Krasniqi
Refleksione të një takimi Kryeministror*
nga Afrim Krasniqi

Kryeministri ka mbledhur drejtuesit politikë të partisë së tij në një mbledhje rutinë në Pogradec. Është e drejta e tij dhe e tyre. Mbledhja vjen si përgjigje ndaj protestave. Natyrisht protestat nuk kanë kërkesë sesi të përshtatet/ mbetet PS në pushtet, por sesi të bëhet Shqipëria një demokraci funksionale e shtet i së drejtës. Rrallë ndodh që në kohë krizash e zhgënjimesh të mëdha interesi dhe nevojat e një partie për të qëndruar në pushtet përputhet me interesin dhe nevojat e vendit. I tillë është edhe ky rast. U përdor retorikë nevoja për reformim, për një qeverisje ndryshe, më transparente, më europiane, më antikorrupsion, etj, etj, por de facto, disa detaje ia vlejnë të konsiderohen edhe kur media “nuk i sheh”:
E para, mbledhje partie në hotel privat/ takime në vilë qeveritare? Pyetja është: kush paguan për mjedisin, shërbimin, personelin, automjetet dhe numrin e madh të gardistëve? PS duhej të deklaronte se është financuese e takimit, ndryshe, financimi nga qeveria përbën shkelje ligji.
E dyta, një mbledhje partie nuk mund të ketë në tavolinë simbolin shtetëror të kryeministrisë; dukshëm kemi të bëjmë me keqpërdorim të simboleve shtetërore, njësim i shtetit me partinë dhe ky është edhe një sinjal negativ në prag të zgjedhjeve të ardhshme politike.
E treta, çdo retorikë antikorrupsion ka sens kur shoqërohet me akte antikorrupsion. Një zyrtare e akuzuar nga drejtësia dhe e kërkuar nga SPAK për heqje imuniteti vijon të jetë vendimmarrëse në ekzekutiv, parlament dhe parti, duke u imponuar si qasje reformatore/ BESA.
E fundit, lajmi kryesor i takimit dje ishte porosia për shkarkim/ lëvizja nga pozita e drejtorëve në administratë. Në një vend ku ka ligje dhe Kushtetutë dhe ku shteti është i ndarë nga partia nuk mundet kurrsesi një parti të vendosë shkarkime administrative. Në Shqipëri po.
Sot janë ministrat. Do japin llogari para partisë. Fillimisht partia pastaj ministrat. E kemi traditë, dikur mblidhej Byroja pastaj Plenumi dhe në fund qeveria e Presidiumi i Kuvendit.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit