Egla Ceno: Doja vetëm të flisja! Ai u çua i irrituar dhe më tha: Dil jashtë!!!

Gazeta

KM shqiptar në epokën e revoltave
KM shqiptar në epokën e revoltave
Doja vetëm të flisja! Ai u çua i irrituar dhe më tha: Dil jashtë!!!
Egla Ceno rrëfen përplasjen me Ramën në Berat

Takimi i Kryeministrit Rama në Berat është shoqëruar me debate të ashpra mes tij dhe një përfaqësie qytetarësh, të ardhur nga qytetit i Poliçanit, mes tyre edhe aktorja Egla Ceno.
Në një prononcim për Top Channel, aktorja Ceno, ka treguar saktësisht atë çfarë ndodhi në mbledhje, duke u shprehu se ajo i kishte kërkuar kryeministrit vetëm që ai ta dëgjonte.
Ceno tregoi se Rama i kishte kërkuar të dilte jashtë nga salla, ndërsa pas daljes së saj edhe anëtarët e tjerë e kishin braktisur dëgjesën dhe ishin bashkuar me të.
“Ishim një grup përfaqësuesish nga Poliçani për të bërë një dëgjesë për Territorialen. Poliçani është një qytet që e ka shprehur shumë herë mendimin e tij. Ministri Demo u dha fjalën qytetarëve, folën vetëm 2 prej tyre.
Pastaj ndërhyri kryeministri dhe tha: “Ok, ok, se nuk jemi në një mbledhje për të dëgjuar sa mirë jetohet në Poliçan…”, dhe fillon një fjalim që kishte pyetje, kishte përgjigje vetë, kishte djem nga salla që ngrinin dorën për të replikuar, po asnjë nuk u lejua të flasë.
Kur ishte drejt fundit i thashë: “A mund të flasim, a do na dëgjoni?!”
Më tha: “Dil jashtë”. “Po mo, – i thashë, – dal edhe jashtë”, por më thanë që kemi ardhur sepse kryeministri do të na dëgjojë zërin. “Dil jashtë!” – “Të lutem, – i thashë, – Jo, mos m’u drejto kështu.”
U çua shumë i irrituar dhe tha: “Ndërpritet mbledhja, derisa të dali zonja jashtë.” Në ato momente, i gjithë komuniteti u bë bashkë me mua dhe dolëm të gjithë jashtë.
Nuk pati as provokime nga ana jonë. Unë vetëm i kërkova të na dëgjonte dhe të flisnim” – u shpreh Egla Ceno.

Egla Ceno dhe Këpuca e saj prej "Hirusheje"
Egla Ceno dhe Këpuca e saj prej “Hirusheje”

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit