back to top
5.5 C
Tirana
E diel, 15 Mars, 2026

Portret – Monografi për Tafë Përvizin nga Lazër Radi – nga Naime Beqiraj

Gazeta

“Njeriu i rrugës së gjatë” (Ribotim)
“Njeriu i rrugës së gjatë” (Ribotim)
Portret – Monografi për Tafë Përvizin nga Lazër Radi
nga Naime Beqiraj

“Njeriu i Rrugës së Gjatë”
Lazër Radi dhe Tafë Përvizi, dy luftëtarë të pamposhtur dhe bashkëvuajtës për liri dhe demokraci shqiptare, u takuan në Romë pas shumë vjet burgu, përkatësisht mërgimi më 1991, nën përkujdesjen e Nermin Vlorës. Aty nis miqësia e tyre dhe aty nis edhe shkrimi i librit “Njeriu i rrugës së gjatë”.
Bota sot, 25 prill 2000

***
Sot në orën 11, në Shtëpinë e Kulturës të fshatit Krajkë të Hasit do të bëhet promovimi i librit monografik të Lazër Radit “Njeriu i rrugës së gjatë”, kushtuar atdhetarit të shquar hasjan: Tafë S. Përvizit.
Në këtë promovim do të flasin: –Adem Demaçi, Dr. Zekiria Cana, Mr. Enver Batiu, Nexhat Çoçaj, Besim Muhadri etj.

Lazër Radi dhe Tafë Përvizi dhe demokracia shqiptare mërgimi më 1991, dhe po aty nis edhe shkrimi i librit. Këtë libër, të cilin e ka botuar ndërmarrja botuese “Pjetër Bogdani” nga Hasi e ka punuar shkrimtari e përkthyesi Lazër Radi, i lindur në Prizren, i shkolluar në Romë dhe i persekutuar për shumë vjet në burgjet komuniste në Shqipëri. Libri fillon me një vështrim për krahinën e Hasit, prej së cilës mendohet se e ka prejardhjen edhe familja
e Kastriotëve. Nga Hasi është edhe familja e Andrea, Pjetër, Lukë e Gjon Bogdani. Nga Hasi është edhe Tafë Përvizi, emrin e të cilit hasjanët e kanë shqiptuar rrallë si emër kuptimi, sepse “historia e këtij emri ishte shndërruar në një legjendë të heshtur të një kohe jo fort të largët”, shkruan në parathënie poeti nga Hasi, Besim Muhadri. Hasi shtrihet në pjesën verilindore të Shqipërisë duke u shtrirë në pjesën verilindore të Shqipërisë dhe “jashtë” kufijve politikë të saj. Këtë krahinë e ndau padrejtësisht edhe artificialisht vija e kufirit në vitin 1913.
Lidhur me këtë krahinë gjendet edhe një informacion i dhenë nga Pjetër Mazreku që mban datën e vitit 1633, ku ndër të tjera thotë: “…këtu pranë gjendet një territor i quajtur Shurdhan, i cili latinisht do te thote “vend i thatë” ose “thatësirë”. Ky vend quhet ndryshe edhe Has dhe përfshin mjaft katunde. E gjitha kjo zonë është e banuar prej shqiptarësh…” Luftërat e hasianëve dhe të lumjanëve kundër turque e më vonë edhe kundër serbëve kanë qenë të vazhdueshme sa në Kralevë shkruhen fjalët: “Mos harroni Kull-Lumën dhe Golgotën shqiptare, ku lanë jetën bijtë më të mirë të Sërbisë”.
Lazër Radi dhe Tafë Përvizi, dy luftëtarë të pamposhtur dhe bashkëvuajtës për liri dhe demokraci shqiptare u takuan ne Romë pas shumë vjet burgu, përkatësisht “mërgimi me 1991, nën përkujdesjen e Nermin Vlorës. Aty nis miqësia e tyre, dhe aty nis edhe shkrimi i librit “Njeriu i rrugës së gjatë”.
Tafë Pervizi i lindur më 1919, në Krajkë të Hasit kishte pasur fatin që… gjuhën shqipe ta mësonte nga atë Shtjefën Gjeçovi, sepse në atë kohë atë Shtjefni e kishte hapur të parën shkollë shqipe menjiherë mbas Lidhjes së Prizrenit dhe të cilën forcërisht e mbyllën serbët.
Tafë Përvizi si kundërfashist luftoi për çlirimin e Kosovës dhe bashkë me shokët e tij të idealit kur e panë që Kosova ishte e tradhtuar e marrin rrugën e malit dhe përplot dy vjet i bëjnë rezistencë bandave çetnike serbe tanime të veshura me rroba partizane. Në libër përshkruhet rezistenca e djemve të Kosovës dhe Shqipërisë, por edhe largimi i tyre drejt Greqisë në krye me Muharrem Bajraktarin. Aty jepen edhe luftimet kundër serbëve në Maqedoni dhe rënia e trë dëshmorëve vëllezërve
Podrimja, por edhe luftëtarëve të tjerë. Në kampin e Selanikut në Greqi luftëtarët e lirisë i priti një kaos tjetër i fyerjeve si dhe i propozimit për të punuar për “Vorio – Epirin” pas grevës ss urisë ata i transferuan për Pire, ku u takuan me atdhetarë të larguar nga Shqipëria pas fitores së komunistëve si: Abaz Ermenji, Alush Leshenaku, Fiqri Dine etj., me të cilët nga autoritetet greke jetuan si në regjim burgu. Pas Greqisë, odiseja në Turqi dhe qëndrimit në Siri, Tafë Pervizi nuk mund të qëndronte pa angazhim politik. Pas drekës me mbretëreshën Gjeraldinë dhe princin Lekë në Bejrut, ai mori rrugën e Romës ku ishte formuar Komiteti Kombëtar
“Shqipnia e Lirë”, e cila drejtohej nga Mit’hat Frashëri, Abaz Kupi, Said Kryeziu dhe Muharrem Bajraktari. Mirëpo, kjo organizatë nuk pati veprimtari të gjatë, sepse e detyruar nga rrethanat ndërkombëtare e ndërpreu veprimtarinë e vet. Me këtë nuk shuhet veprimtaria e Tafë Përvizit. Një shkas tjetër organizimi, siç shkruhet në libër, ishte vdekja e Mehdi Frashërit, intelektual i madh dhe ish-kryeministër i shtetit shqiptar. Si mysliman që ishte nuk i lejohej varrimi në varrezat katolike. Mbas pesë ditëve “mbi dhè” Mehdi Frashërin e varrosin në varrezat angleze pas shumë përpjekjesh dhe ndërhyrjesh. Kjo ishte një ngjarje tronditëse se si një njeri i madh edhe për së vdekuri të sorollatej rrugëve të Romës dhe ne fund t’i bëhej një vend si për mëshirë në varrezat angleze. Me iniciativën e z. Përvizi dhe me përkrahjen e të tjerëve u krijua “Shërbimi social mysliman”, i cili u miratua edhe nga autoritetet italiane. Me iniciativën dhe këmbënguljen e Tafës u gjet edhe një parcelë që do të shërbente për varrezat myslimane në Romë.
Libri “Njeriu i rrugës së gjatë”është i pajisur edhe me fotografi, korrespondencë, shënime dhe konsiderata, të cilat e begatojnë personalitetin e paepur të Tafë Pervizit,
pastaj falënderime me personalitete të ndryshme, si: Me gruan e Kadri Zekës, Saimen, me Fatos Arapin, Xhozef Diogardin dhe me arbereshë. Për Tafë Përvizin janë shkruar edhe fejtone dhe konsiderata ne shtypin shqiptar. Ai ishte edhe bartës i çmimit “Kalorës i Punës së Evropës së bashkuar” te cilën ia ndau Internacional Busines Corporation. Kurse, me propozimin e shoqatës patriotike “Kosova”, kryetari i Republikës së Shqipërisë z. Sali Berisha me dekretin 1084, më date 2 maj 1995 e ka dekoruar z. Tafë Selman Pervizin me medaljen “Për veprimtari patriotike”, me motivacionin: “Organizator dhe luftëtar në luftën për Pavarësi të Kosovës dhe për Bashkim Kombëtar”.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.