
Shoku Ismail Kadare dhe Katundi Ynë – nga Vinçenx Golleti Baffa
Dihet se numri i revistavet arbëreshe është i madh sa një mal, po dihet edhe se këto revista ekzistojnë, si rregull, vetëm idealisht në mendjet e atyre që duan t’i publikojnë e pra konstatojnë se duhet shumë punë, durim e urtësi. E kështu, sot për sot, arbëreshët kanë, për fat të keq, vetëm një revistë që del me një herë në vit, e kjo ësht revista e Dhimitrit me bashkëpunëtorët e tij.
Nga ana tjetër, edhe kjo revistë është arbëreshoide më se arbëreshe, sepse arbëreshi sot di më mirë italisht se arbërisht. Ka shumë vjet unë jam duke kërkuar metodën për të arbëreshuar revistën K. Y. Vajta duke mbledhur arbëreshë që dinë të shkruajnë arbërisht, po i gjeta e s’i gjeta.
Kostandini Marku zu fill, po tani sikur u humb. Itali preferon, tani, se shkruajë italisht, Katja më taksi të shkruante arbërisht, po pra e ka harruar. Paskalli Pisarto filloi me ndonjë provë. Eshtë edhe më njeri, që mua tani nuk më kujtohet…
Ç’mund të bëhet? Nëse shkojnë. më ca vjet, mund të jetë se arbërishtja harrohet. Ata që janë ulur mbi katedrat për shqip në universitetet e Italisé s’janë pak, por edhe ata sikur nuk ekzistojnë për ne. Nëse revista jonë kishte – kështu më tha pra mendja – ndonjë bashkëpunëtor nga Shqipëria, situata mund te ndërrohej.
Një korrespondet, një bashkëpunëtor nga Shqipëria! Pjesa arbëresho-shqipe e revistës mund të rritej e ëndërra ime mund të bëhej.
* * *
Te kjo herë fati qe i mirë me mua e sot njoha personalisht, këtu në Frankfurt, një shqiptar nga Tirana e i shpjegova me mall e me pasion projektin tim. Shoku Ismail Kadare, kështu më duket, kuptoi sa më parë idenë time e më taksi, më premtoi e më siguroi se kjo punë mund të bëhet e se ai ështe gati të na ndihmojë.
Sa hare pata e sa hare kam nuk mund të thuhet: sot thom vetëm se shoku Ismail imponohet, sa ta shohësh, si burre i urtë, modest e me eksperiencë.
Vinçenx Golleti Baffa
Marrë nga Katundi Ynë vjeti, 1981 Nr. 4 fq. 3-4