
Ku marrin udhën pa Branko Merxhanin
nga Odrieja
I dhà jetë fletores gjirokastrite, krijoi një qendër mendimi, drejtoi revistë, më të mirën gjer më sot rreth tij u mblodhën mendimtarë, rreth tij u krijua një qark, një elitë.
Ky ishte Branko Merxhani.
E shohim të shkruaj nga fshati i vet, nga Sopiku Gjirokastrës në fletoren e vlefshme “Demokratia” të qytetit të Gjirokastrës.
Më 27 Dhjetor 1927 bashkëpunëtor gazete, me 29 Qershor 1929 e gjer me 28 Qershor 1934 ay qe shpirti dhe redaktori kryesor i faqes së tretë të Demokratisë.
Edhe nga mërgimi, ku qëndroi për disa vjet, passi iku nga Gjirokastra, Branko Merxhani bashkëpunoi në këtë gazetë, pa përtuar kurrë. Shkrimet e tij lexoheshin me vëmendje e me dobi nga të gjithë.
vlerën e tij e çmonin shkrimtarët dhe mendimtarët më të mirë të vendit. Më 1930, Patër Gjergj Fishta ndodhet në Shtomball. Brankua ishte këtu që prej dy-tre vjetësh.
“Patër Gjergii – shkruan Brankua – më në fund ngre qepallat, e syvet dhe thotë me një zë shumë simpathik:
-A! Ju jini, pra zoti Merxhani? Sa doja që t’ju njihja. Veçanërisht Patër Anton Harapi shumë herë më ka bërë fjalë për juve dhe për Demokratinë. Do t’i shkruaj që ju takova. Sa do të kënaqet!”
Këto janë fjalët e Patër Gjergjit.
Patër Anton Harapi thotë At Fishta – do të kënaqesh që poeti u takua me Branko Merxhanë.
1944: Patër Anton Harapi le ta ketë Brankon Merxhanin pjesëtar nderi në Institutin e Studimeve shqiptare. Misat e këtij Instituti le ta kenë Brankon në shoqërinë e tyre. Pa Brankon si muarnë udhën këta shqiptarë miq e punëtorë të kulturës e të letrave?! Brankua është i tyre, ay duhet të jetë pa tjatër në sofrën e punës mendore.
Brankon q’e harruam lé ta kujtojmë; Brankon që e çmoj bota e mendimit, le ta kujtojë edhe mendimi zyrtar.
Marrë nga gazeta Bashkimi i Kombit, 1944