“Kam më shumë dinjitet se Kryeministri” – Veliaj shkruan nga burgu. Luftë e hapur me Ramën! 

Gazeta

Dueti (Rama- Veliaj) (Kryeministri & Kryebashkiaku)
Dueti (Rama- Veliaj) (Kryeministri & Kryebashkiaku)
“Kam më shumë dinjitet se Kryeministri”
Veliaj shkruan nga burgu. Luftë e hapur me Ramën! 

Kam më shumë dinjitet se Kryeministri! E sfidoj të provojë se kam lidhje me protestat! Gogu më ka kërkuar dorëheqjen! Ministri e mohon: S’është e vërtetë
Erion Veliaj akuzon Ramën se urdhëroi transferimin e tij në Fier dhe e sfidon të provojë se ka financuar protestat. Pretendon se ministri Toni Gogu i kërkoi në emër të Ramës të heqë dorë nga Bashkia e Tiranës dhe t’ia lërë atë Arbër Hajdarit, duke e kërcënuar me 100 vite burg nëse nuk pranon. Ministri konfirmon takimin me Veliajn, por mohon akuzat.
Veliaj nga burgu, luftë e hapur me Ramën: Kam më shumë dinjitet se Kryeministri! E sfidoj të provojë se kam lidhje me protestat! Gogu më ka kërkuar dorëheqjen! Ministri e mohon: S’është e vërtetë
Lufta mes kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe shefit të qeverisë Edi Rama tashmë është e hapur. Përmes një letre të bërë publike nga qelia e burgut të Fierit, i pari i Tiranës akuzon publikisht kryeministrin se përmes Toni Gogut i ka kërkuar dorëheqjen nga drejtimi i Bashkisë.
Veliaj thotë se ministri i Drejtësisë e vizitoi në qeli të premten në orën 22:30, për t’i përcjellë tre kushte që, sipas tij vinin drejtpërdrejt nga Rama, të cilin në letrën e publikuar nuk e përmend drejtpërdrejt me emër, por i referohet vetëm me shkronjën R.
Kryebashkiaku pretendon se i është kërkuar të pranojë përfshirjen në organizimin apo financimin e protestave të “flamingove” dhe studentëve. Në të kundërt, sipas tij, është kërcënuar se do t’i shtohen akuzat për “prishje të rendit kushtetues” dhe do të vuajë deri në 100 vite burg. Kushti i dytë, sipas Veliaj, ishte të hiqte dorë nga Bashkia e Tiranës dhe t’ia delegonte Arbër Hajdarit, ndërsa i treti të mos përfaqësohet më nga avokati Plarent Ndreca.
Ai siguron se fjalët e tij lidhur me takimin s’janë goditje me gurë ndaj shtëpisë socialiste, por as nuk lejon që e njëjta gjë të ndodhë me dinjitetin e tij.
Veliaj, i cili ndodhet në burgun e Fierit prej 28 tetorit, thotë se ishte kryeministri Edi Rama ai që ka urdhëruar transferimin e tij, duke anashkaluar ministrin Toni Gogu.

Letra e Veliajt nga burgu i Fierit (1)
Letra e Veliajt nga burgu i Fierit (1)

Letra e Erion Veliajt
Dua të siguroj socialistët se unë nuk e gjuaj shtëpinë time socialiste me gurë, por as nuk lejoj të gjuajë me gurë askush mbi dinjitetin tim.
Unë vërtet kam më pak liri sesa Kryeministri, por kam shumë herë më tepër dinjitet se ai.
Refuzoj haluçinacionet bolshevike që unë kam organizuar ose financuar protestat dhe e gjithë e vërteta e takimit me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, është kjo letër e shkruar me dorën time.
Sfidoj Kryeministrin e vendit të nxjerrë një provë të vetme për aludimet e protestave.
Ndryshe ik!

Letra e Veliajt nga burgu i Fierit (2)
Letra e Veliajt nga burgu i Fierit (2)

Letra e plotë:
E premte, ora 22:30
Toni Gogu vjen në takim pas 20 muajsh.
TG: R ka bërë transferimin, urdhër që ky nga konvikt duhet të bëjë burg tamam dhe që personalisht është marrë dhe me lejen për spital, lejet për takime, deri te aksesi tek miqtë e familja.
R ka bypass TG dhe ka urdhëruar vetë transferimin e izolimin me këto 3 kërkesa:
-Prano përfshirjen me Flamingot – Studentët ose do të shtohen akuzat për “prishje të rendit kushtetues” nga burgu e do bësh 100 vjet burg në 313 e 302.
-Hiq dorë nga bashkia TR dhe delegoje (te Arbër Hajdari).
-Mos u këshillo më me Plarent Ndrecën.
Më herët, reagoi edhe ministri i Drejtësisë, i cili iu referua këtyre pretendimeve, por mohoi vërtetësinë e tyre. Ai tha se në takim ka verifikuar kushtet e trajtimit dhe ka dëgjuar ankesat që janë shprehur edhe nga avokati mbrojtës i Veliajt, Plarent Ndreca.

Reagimi i Gogut:
Më vjen thellësisht keq për të pavërtetat që janë publikuar sot lidhur me vizitën time në IEVP Fier.
Po, e kam takuar Erion Veliajn të premten. Në ushtrim të përgjegjësive të mia si Ministër i Drejtësisë, kam shkuar për t’u njohur me kushtet e trajtimit të tij dhe për të dëgjuar ankesat e shprehura publikisht nga avokati i tij.
Me Erionin më lidh një miqësi shumë e hershme, të cilën e dinë të gjithë.
Por dua të jem krejt i qartë: Nuk i gjej dot arsyet pse janë stisur ato të pavërteta dhe nuk dua ta besoj që i ka thënë apo shkruar Erioni.
Kush më njeh e di se nuk ka asnjë shans, në këtë botë apo në tjetrën, që unë të shqiptoj “mesazhet” që më janë vënë në gojë. Jam vërtet i befasuar.
Kam shkuar për të dëgjuar shqetësimet e një njeriu pas një tymnaje mediatike dhe shqetësimeve të kuptueshme të kujtdo që shqetësohet kur flitet për liri e të drejta. Rrethanat e vizitës janë të dokumentuara dhe të verifikueshme.
Për të tjerat, koha dhe e vërteta ecin dorë për dore.
Marrë nga shqiptarja.com

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit