Vizitë në ish – Liceun Francez të Korçës – nga Ermira Godo – Xhomaqi

Gazeta

“Përtej Harrimit” Abdulla Rami - nga Ermira Godo
“Përtej Harrimit” Abdulla Rami – nga Ermira Godo
Vizitë në ish – Liceun Francez të Korçës
nga Ermira Godo

Ka vende
ku një libër nuk shkon thjesht
për t’u vendosur në një raft biblioteke,
por shkon për t’u kthyer në një pjesë
të rëndësishme të historisë së tij…

Këto mendoja atë ditë gushti, kur pata kënaqësinë të vizitoja ish – Liceun Francez të Korçës, – një vend me të cilin “Përtej Harrimit” dhe historia e gjyshit kanë një lidhje krejtësisht të veçantë, – dhe të dhuroja aty një nga kopjet e fundit të botimit të parë.
Të shihja “Përtej Harrimit” në atë Lice, në atë institucion ku Abdulla Rami nisi një nga udhëtimet më të rëndësishme të jetës së tij, në vendin prej nga ku kishte nisur një pjesë e formimit të tij intelektual; aty ku gjuha frënge, letërsia, dija dhe idetë e Europës i hapën një tjetër portë e një tjetër botë; ishte një emocion i shumëfishtë, domëthënës dhe i pamatë.
Por kjo ditë për mua nuk ishte vetëm një dhurim dhe një lamtumirë.
Ishte mbi të gjitha një premtim për një rikthim.
Nje premtim i mbajtur pas afro një shekulli.
Një rikthim me botimin e dytë të librit dhe me veprat e tjera të tij, të cilat ia besoj kësaj hapësire me një ndjenjë të veçantë nderimi, respekti dhe mirënjohjeje. Duke pritur me padurim ditën, kur projekti për kthimin e ish-Liceut Francez të Korçës në Muze të bëhet realitet.
Atëherë, rikthimi i shumëpritur do të ketë një tjetër kuptim: Për t’i dhuruar këtij muzeu dorëshkrimet dhe librat e gjyshit, si dëshmi e jetës dhe e veprës së njërit prej liceistëve të Korçës, i cili dritën e marrë prej këtij Liceu e mbarti gjithë jetën në punën dhe veprën e tij.
Rrethi i kujtesës bëhet kështu më domethënës dhe kuptimplotë:
Nga Liceu te kujtesa,
Nga kujtesa te libri,
Dhe nga libri përsëri në këtë Lice.
Duke i premtuar Liceut të Korçës rikthimin me botimin e dytë të “Përtej Harrimit” dhe me veprat e tjera që vijojnë…

P.S. Një falenderim shkon sigurisht për personelin e Liceut, të cilët, megjithëse në ditë pushimesh gjetën kohën dhe përkushtimin për të na mirëpritur me atë ngrohtësi që, si gjithmonë, Korça di shumë bukur ta tregojë…
Marrë nga Muri i Fb Ermira Godo, 11 Shtator 2026

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit