Historia e agjentit të FBI-së në Tiranë Charles McGonigal – Parathënie nga Peter Lucas

Gazeta

Peter Lucas
Peter Lucas
Historia e agjentit të FBI-së në Tiranë Charles McGonigal
Parathënie nga Peter Lucas

Dikur, ajo që ndodhte në Shqipëri, njësoj si në Las Vegas, mbetej në Shqipëri. Jo më.
Një brez më parë, Shqipëria ishte një vend i mbyllur, shtet policor komunist, i sunduar me grusht të hekurt nga diktatori Enver Hoxha. Ishte Koreja e Veriut e Europës.
Askush nuk mund të hynte dhe të dilte. Sot, të gjithë duan të ikin, ndërsa investitorët e huaj, sigurisht me ndihmën dhe bekimin e qeverisë, duan të vijnë për ta mjelë këtë vend në kurriz të popullit.
Asokohe, Shqipëria ishte një shtet i izoluar, ku ndalohej pronësia private, madje edhe mbajtja e një makine. Njerëzit spiunonin njëri-tjetrin, ndërsa ata që kapeshin duke dëgjuar radiot e huaja, ndëshkoheshin rëndë.
Le të vijmë te Shqipëria e ditëve tona.
Ajo që ndodh sot në Shqipëri nuk mbetet më brenda kufijve të saj, por merr dhenë në mbarë botën. Për këtë mund të falënderoni gazetarë si Alfred Lela.
I tillë është rasti i Charles McGonigal-it, ish-agjentit amerikan të FBI-së, tashmë të diskredituar, dikur një zyrtar i respektuar i kundërzbulimit, i cili, pasi u përfshi
fshehurazi në pazare me kryeministrin Edi Rama dhe shqiptarë me lidhje politike, përfundoi në burg.
Fati i McGonigal-it dhe i forcave të errëta që bënë të mundur afrimin e tij në rrethin e besimit të Ramës, si edhe në botën e dyshimtë të “biznesmenëve” shqiptarë me lidhje politike – ku ryshfetet dhe pagesat e paligjshme nën dorë janë mënyrë jetese – janë vetëm një pjesë e historisë që rrëfen Alfred Lela.
McGonigal dhe bashkëpunëtorët e tij shqiptarë gjetën në Shqipëri një terren pjellor për të bërë para në mënyrë të paligjshme.
Në fund të fundit, zor se do të ekzistonte qoftë edhe një prej atyre kullave të shëmtuara që kanë mbirë si kërpudha në Tiranë, pa kaluar para nga njëra dorë në tjetrën.
Jo më kot, Shqipëria njihet sot si kryeqyteti europian i pastrimit të parave të drogës.
McGonigal-i nuk ishte ndonjë zyrtar amerikan i panjohur, që kërkonte të zhvaste ndonjë dorë parash. Ai ishte një nga figurat më të larta të FBI-së, që kishte drejtuar
zyrën prestigjioze të kundërzbulimit të FBI-së në New York, përpara se të lidhej me disa shqiptarë të gërditshëm, me lidhje të forta politike.
Lela, një ndër gazetarët më të rëndësishëm në Shqipëri, shtresë pas shtrese, zbulon korrupsionin politik, që ka hedhur rrënjë të thella në këtë vend, ku njerëzit me lidhje
politike pasurohen, ndërsa popullit nuk i mbetet asgjë.
Ai është një nga të paktët gazetarë shqiptarë që, me përkushtim, guxim, vendosmëri dhe dashuri për vendin,
Historia e agjentit të FBI-së në Tiranë merr përsipër të hedhë dritë mbi mekanizmat e këtij korrupsioni.
Dhe pikërisht këtë bën. Kapitull pas kapitulli, zbulon ngjarje, prej të cilave çdo shqiptari të zakonshëm do t’i vlojë gjaku.
McGonigal-i dhe rënia e tij mund të jenë në qendër të librit të Lelës, por skena ku shpaloset e gjithë drama: është Shqipëria!

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar.Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit