
Plumba mbi Kokalarët nga bashtua i Gjirokastrës
përgaditi Kastriot Dervishi
“Po përjetojmë ditë të vështira. Erdha t’ju përshëndes se kam vendosur me brengë në zemër, të largohem nga Shqipëria ime e bukur, nga familja e dashur, që tani ka aq shumë nevojë për mua. Këtë vendim e mora mbasi më njoftuan disa nga miqtë e mi të besuar, se jeta ime dhe e të afërmve të mi është në rrezik nga bashtua i Gjirokastrës, Enver Hoxha. Ai i ka urdhëruar djajtë e kuq kundër nesh. Kjo kuptohet: Thjesht për motive personale, se ne kemi qenë kundërshtarë të okupatorit nazifashist dhe kemi punuar thjeshtë për të mirë e përparimin e kombit. Siç e kemi biseduar edhe herë të tjera, (është) fatkeqësi e kombit tonë dhe e Shqipërisë së gjorë, që ka rënë në duart e një njeriu të përbindshëm, tinëzar, hakmarrës, inatçi, dinak, megaloman, egoist, që i do njerëzit nën vete; kumarxhi, gënjeshtar. Edhe kur qe jashtë për studime nuk dha asnjë provim, mbeti pas kabareve, kazinove etj. Fëlliqi botën me borxhe. Ne intelektualët gjirokastritë ia dimë të gjitha dhe sa i vlen lëkura prandaj kërkon të na asgjësojë. Po kam besim se këtij batakçiu, bashkë me djajtë e kuq, shpejtë ka për t’i dalë boja”.
(Pjesë nga letra e noterit Muntaz Kokalari, shkruar në Tiranë më 9 nëntor 1944, drejtuar zonjës Makbule Xhomo (Vrionit), gruas së Feim Xhomos (Leskovikut), bijë e Ymer Vrionit, marrë me shkurtime e redaktuar nga profili Muzeu Kokalari në fb).
Tre ditë pas kësaj letre, më 12.11.1944 partizanë të Batalionit të Disiplinës shkuan në familjen Kokalari dhe morën “për sqarime” Muntaz dhe Vesim Kokalarin. Për “sqarime” morën edhe kushëririn e tyre Surja Kokalari.
Trupat e tyre u gjetën mes kufomave të tjera pas disa ditësh në bodrumet e hotel “Bristolit”.
Më 13.11.1944, partizanët arrestuan edhe Musinenë, të cilën e mbajtën të izoluar deri më 28.11.1944.
Marrë nga Muri i FB, nga Kastriot Dervishi, 17 nëntor, 2026
