Valdete Sala, komunistja e Soros – nga Aurel Muçaj

Gazeta

Valdete Sala, komunistja e Soros
nga Aurel Muçaj

Është e çuditshme se si disa persona që kanë pasur një karrierë brilante në kohën e Xhaxhit, duke qenë komunistë të betuar vazhdojne të jenë “pishtarë” të demokracisë në ditët e sotme.
Nuk po flas për Skënder Gjinushin, ish ministër Arsimi në kohën e Xhaxhit, e më vonë ministër si me Salën edhe me Nanon.
Këtë radhë dua të flas për drejtuesit e Shoqatës Soros, sponsor kryesues të Shoqatave të ashtuquajtura civile.
Nuk e kam kuptuar kurrë rolin e këtyre shoqatave përveçse faktit që mbajnë me rroga të majme maxhordomët e pushtetit.
Valdete Sala – Program Director i Soros – email vsala@osfa.soros.alI biri i saj, Anri Sala, mik i vjetër i kryebashkiakut, Edi Rames, i cili është edhe përfaqësuesi i “51N4E” në Shqipëri.
51N4E është shpallur fituese e rindërtimit të qendrës së Tiranës,
pra e kuptoni edhe vetë biznesin e madh që xhiron rreth kësaj firme.
Valdete Sala, është bosja e Soros, ajo qësot monovron shumicën e të ashtuquajturave “Shoqëri Civile” që gjoja luftojnë për interesin e popullit, por në të vërtetë shikojnë vetëm interesat e padronëve të tyre.
Rastësisht po lexoja pjesë nga një libër i gazetarit të famshëm Peter Lucas.
Gazetari shqiptaro-amerikan, Peter Lucas, ka botuar një libër për Shqipërinë, ku përshkruan udhëtimet e tij të shumta në vendlindjen e prindërve. Libri, i cili botohet në anglisht, titullohet “Rumpalla” dhe pasqyron këndvështrimin e autorit për periudhën plot peripeci që ka kaluar vendi qysh nga fundi i viteve ‘80 kur zoti Lucas hyri atje për herë të parë.
Në këtë libër përmendet shpesh herë komunistja e flaktë Valdete Sala.
Ja si përshkruan gazetari Amerikan:
Fatosi këmbënguli që të vizitoja Muzeun Historik Kombëtar, i cili ishte afër hotel Tiranës. Ishte bosh kur mbërritem, por një grua qëlloi aty për të na përshëndetur dhe më pas si ciceron. Quhej Valdete Sala. Ajo ishte e re dhe tërheqëse, por shumë serioze. I shmangej shikimit tim. Unë isha një i huaj, një amerikan, në fund të fundit, dhe kësisoj nuk qeshë mik i Shqipërisë. Ajo i drejtohej Fatosit dhe sillej sikur unë të mos isha aty.
Ajo fliste shqip megjithëse dyshoja se e njihte anglishten. Hapur dhe dukshëm, ajo ishte krenare për arritjet e Enver Hoxhës dhe Partisë Komnuniste: tregonte harta dhe foto nga ngjarjet e L2B dhe triumfit të partizanëve. Ekspozita që na tregoi pasqyronte historinë e revolucionit shqiptar që nga L1B dhe, gjithashtu, portrete të udhëheqësve politike shqiptarë të varura në mure. Kur mbërritëm tek vitet ’20, ajo heshti para një portreti të Fan Nolit.
“Fan Noli ishte një nga udhëheqësit tanë te hershëm dhe të rëndësishëm revolucionarë, – tha Valdetja, – Ai udhëhoqi përmbysjen e forcave reaksionare të Ahmet Zogut ne vitin 1924. Fatkeqësisht, Noli nuk u lejua të udhëhiqte për një kohë të gjatë. Çifligarët dhe kapitalistët ishin kundër reformave të tij ekonomike dhe agrare dhe e rrëzuan”. Pashë nga portreti i Nolit. Ai ishte veshur në të zeza me një fytyrë serioze të pa buzëqeshje. Dukej si një revolucionar i ri sovjetik.
Valdetja ra në heshtje për një çast. Pashë nga ajo. Nuk mund të rezistoja. “E kam takuar, – i thashë – Ai ishte prift”. Sytë e saj u zmadhuan. Ajo pa nga Fatosi për një përkthim, megjithëse e dija se më kishte kuptuar.
“Ti e ke takuar ate?” – pyeti Fatosi mosbesueshëm.
“Po, e kam takuar në Boston. Ose, South Boston për të qënë i saktë. Ka vdekur. Por ai ishte ipeshkv i Kishës Ortodokse Shqiptare atje. Ishte në fillim të viteve ’50-te. Unë isha rreth 16 a 17 vjeç. Ndërsa ai, burrë i vjetër. Një ditë shkova tek kisha për të takuar ca vajza. Ai ishte atje dhe unë e takova kur po dilja”.
Pashë nga Valdetja teksa Fatosi përkthente. Sytë e saj u zmadhuan edhe më. E shihja se ishte e impresionuar, por mendova të shtoja edhe diçka tjetër. Kështu që thashë “madje i putha edhe unazën”.
“Ju jeni anëtar i Kishes Ortodokse?”, pyeti Fatosi. Enver Hoxha, zyrtarisht, e kishte deklaruar Shqipërinë një  në vitin 1967, duke ndaluar të gjitha fetë. “Jo, nuk jam. Vetëm se qëllova të jem në një radhë të rinjsh në kishë të cilet po i puthnin unazën. Kështuqë, kur më erdhi radha mua, bëra të njëjtën gjë. Asgjë me rëndësi”.
Prisja që Valdetja të bëhej miqësore me mua, ndoshta të buzëqeshte. Por, kjo nuk ndodhi. Në fakt, ajo u bë edhe më e ftohtë. Për një çast të shkurtër mendova se takimi im me një nga heronjtë e saj revolucionarë do të bënte përshtypje të mirë. Ndoshta ajo do më shihte në një dritë tjetër. Por qeshë gabuar.
Valdetja hapur, dhe dukshëm ishte krenare për arritjet e Enver Hoxhës dhe Partisë Komuniste, po aq sa krenare është edhe sot për arritjet e Fondacionit Soros.
Por kur gazetari bën pyetje për një hapje të mundshme të Shqipërisë, (sepse jemi në vitet ’88 kur bëhet intervista), pra bota kishte filluar të ndryshonte por jo Valdetja.
Peter Lucas në libër vazhdon:
Valdete Sala, drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare në Tiranë, të cilën e pata takuar më parë tha se ishte e lodhur me çeshtjen e hapjes së Shqipërisë prej vdekjes së Hoxhës. “Shqipëria nuk është as e hapur e, as e mbyllur. Ne jemi të lodhur me këtë fjalën “hapje”. Shqipëria është vetvetja. Po ndryshon përditë dhe, përditë bëhet më e mirë”.
Pra, njerëz me poste të rëndësishme në kohën e Xhaxhit si Valdetja, burri i së cilës ishte një diplomat në atë kohë,
familje e flaktë komuniste, sot është mbajtësja e fjalës se lirë, ajo që furnizon OJQ, pra ata që luftojnë kundra korrupsionit, jo se një gjë e tillë është e gabuar, por së pari duhet një integritet moral për ta bërë një luftë të tillë.
Fondacioni Soros vetëm në Shqipëri flitet se manovron rreth 7 milion Euro në vit, para të cilat kalojnë nga duart e Valdetes.
Marrë nga Gazeta SOT

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit