
Mësimdhënësit universitarë – një kalbëzim i të gjitha vlerave morale
nga Arben Kallamata
Vetëm në Shqipërinë e sotme ndodh që mësimdhënës universitetesh me shumicë shprehen aktivisht dhe vazhdimisht kundër protestave të të rinjve dhe në mbështetje të korrupsionit.
Zakonisht auditorët e universiteteve janë mjedise ku farkëtohet mendimi më i përparuar intelektual i kohës, ku pedagogët e shohin të arsyeshme të ushqejnë standardet më të larta morale te të rinjtë që kanë përballë.
Edhe në vitin 1990, me gjithë shtypjen e egër komuniste, pjesa më e madhe e pedagogëve u rreshtuan krah studentëve protestues. Të tjerët, më së shumti, heshtën.
Ndërsa sot në rrjetet sociale sheh një tufë mjeranësh që mbrojnë me fanatizëm një klasë politike të paskrupullt, të korruptuar deri në palcë, një sistem ekonomik e shoqëror të bazuar te krimi dhe vjedhja e hapur, një kalbëzim të të gjitha vlerave morale. Është sistemi që i ka lidhur të gjithë punonjësit e administrates shtetërore, përfshirë edhe rrogëtarët e universiteteve, me vargonjtë e varësisë së plotë ekonomike dhe prej të cilëve as ata që e mbajnë veten për intelektualë nuk guxojnë të shkëputen. Ndaj, me të njëjtin zell si edhe ata sahanlëpirësit që zenë karriget e parlamentit jo të zgjedhur nga populli por të emëruar nga kreu i partisë, ata zbatojnë urdhërat e kryebanditit që i mban të prangosur.
Për të ardhur keq.
Marrë nga Muri i Fb, Arben Kallamata, 4 shtator 2026