
Sa kushton ekspertiza?
përgaditi Saimir Kadiu
Me siguri e keni dëgjuar “përrallën” e vjetër për inxhinierin që kërkoi 10.000 dollarë për të rregulluar një makinë:
1 dollar për të rrotulluar vidën e djathtë dhe 9.999 dollarë për të ditur se cilën vidë duhet rrotulluar.
Epo, nuk është vetëm një legjendë – inxhinieri ishte i vërtetë. Emri i tij ishte Charles Proteus Steinmetz (1865–1923), një mendje e shkëlqyer në inxhinierinë elektrike.
Një ditë, në uzinën e Henry Ford në River Rouge, një gjenerator gjigant u prish. Asnjë nga inxhinierët e Fordit nuk mundi ta kuptonte problemin.
Pra, Ford thirri Steinmetzin.
Kur mbërriti, Steinmetz kërkoi vetëm tre gjëra: një fletore, një laps dhe një krevat fëmijësh.
Ai kaloi dy ditë e netë duke dëgjuar makinën, dhe duke mbajtur shënim llogaritjet.
Më në fund, Steinmetz kërkoi një shkallë, një shirit matës dhe një copë shkumës. Ai u ngjit në gjenerator, bëri disa matje dhe shenjoi një vend me shkumës.
Duke iu drejtuar inxhinierëve të Fordit, ai tha:
“Hiqeni këtë panel, zhvidhoseni spiralen pikërisht këtu dhe hiqni 16 rrotulla teli.”
Ata e bënë – dhe gjeneratori u rikthye në jetë me zhurmë.
Disa ditë më vonë, Henry Ford mori një faturë nga Steinmetz: 10.000 dollarë.
Fordi, i habitur nga shuma, kërkoi një faturë të detajuar. Steinmetz u përgjigj:
Shënimi i vendit me shkumës: 1 dollar
Të dish se ku duhet shënuar: 9.999 dollarë
Pa u menduar dy herë, Ford e pagoi faturën.
Kjo histori u dokumentua më vonë nga Jack B. Scott, djali i njërit prej punonjësve të Ford, në revistën Life në vitin 1965.
Steinmetz ishte vetëm rreth 1.2 metra i gjatë, me shpinë të përkulur dhe ecje të çrregullt.
Por pas pamjes së tij të pazakontë fshihej një nga mendjet më të mëdha shkencore të epokës, një mik i Albert Ajnshtajnit, Nikola Teslës dhe Thomas Edisonit.
Gjuha është itinerari drejt kulturës së një kombi. Tregon se prej kah vjen populli që e flet, e drejtimin ku po shkohet.