
Përrallë e vërtetë
nga Behar Gjoka
Ishte se ç’na ishte. Na ishte vjeti 2005, kur MK ra në dorën e filologjiksave (mësimdhënës), te cilët morën në dorëzim zyrtarisht, ndarjen e çmimeve letrare…
-Më kujtohet ai moment…
-Shpëtuam, tanimë janë në duar të sigurta…
-Ti pate bërë një premtim…
-Po, që nuk futem në konkurset e tyre…
-Në vitin 2005…
Aty nga fundviti 2025, jo se ndërrova mendje, po nuk doja me ia prish botueses. U dorëzuan kopjet pranë botueseve, për panairin e librit…
-Fitove?
-Sigurisht, 5 lexuesë të specializuar të jurisë…
-Mendova se…
-Duhet ta kesh mirë me të gjithë botuesit…
Fola me shaka dhe përsëri për të mos ia prishur botueses, dorëzuam kopje të librit për në Lezhë, te çmimi At Zef Pllumi, në prill 2026…
-Si vajti?
-Shkëlqyer…
-Vërtet…
-Fitova edhe tre lexues të specializuar të letërsisë që ishin pjesë e jurisë.
Tjetri më shikonte me habi dhe tundte kryet. Atje, duhet të njihje kryetarët e partive të qarkut, që të kishe mundësi…
Më e bukura ishte në Tiranë, po në vitin 2026, për çmimin “Lumo Skendo”, për publicitikë dhe eseistikë, të QKLL…
-Më në fund…
-Çfarë?
-Fitove, besoj…
-Po fitova 5 lexues të tjerë…
-E kisha fjalën për tjetër gjë…
-Të lutem duhet të kesh fletë-hyrje për në Kryeministri…
Fitova o njeri, 13 lexues, nga më të specializuarit, si pjesëtarë të jurisë, është shumë dhe jam mirënjohës! Kaq për sonte…
Marrë nga Muri i Fb, Behar Gjoka 11 maj 2026