
Opinionet e një djali që frekuentoi 201 vajza në dy vite
nga Resul Sinani
Në rrjetet sociale më ra në sy një postim mjaft interesant po edhe argëtues, ndaj vendosa që ta ndaj me ju sonte.
Një djalë doli në takime apo dejte, në një hapësirë kohore prej 2 vitesh me 201 vajza, dhe gjithçka që ai arriti të mësojë nga sjelljet e tyre vendosi të na i përcjellë edhe neve. Nuk po shprehemi nëse ka pasur të drejtë në gjykimet e tij, thjesht po i paraqesim konkluzioneyt e tij, ju keni të drejtë ti gjykoni në tërësi apo njië për një nëse përkojnë me mendimet tuaja ose jo
Ja disa nga përfundimet e tij:
-Vajzat që kanë probleme me babanë e tyre, mund të të bëjnë jetën tënde shumë të vështirë.
-Të dashurat, më të mira zakonisht nuk kanë më shumë se 500 ndjekës apo followers në rrjetet sociale.
-Ato që gatuajnë për ty, janë ato që kujdesen vërtet për ty.
-Vajzat që e mbajnë telefonin me ekran poshtë mbi tavolinë – pra ato që s’e përdorin telefonin kur janë me ty – janë të rralla. Mbaji afër.
-Nëse një vajzë përmend shpesh djem të tjerë, ti je thjesht një opsion.
-Vajzat e qeta, shpesh janë më të mirat në shtrat.
-Vajzat e rritura nga baballarë të mirë, i respektojnë natyrshëm djemtë.
-Nëse ajo poston selfi çdo ditë, dëshmon se ka nevojë për më shumë vëmendje sesa mund t’i japësh ti.
-Nëse ajo të thotë: “Gjithë ish-të dashurit e mi kanë qenë të çmendur”, dije, se ajo ka qenë problemi.
-Vajzat që ecin me ty në rrugë pa e vrarë mendjen për askënd, të kanë zgjedhur tashmë.
-Nëse ajo debaton me ty vetëm për të tërhequr vëmendjen, ajo vajzë s’do të japë kurrë qetësi.
-Ato që mbajnë mend detajet e vogla nga bisedat, vlejnë sa floriri.
-Vajzat që të ofrojnë kafshatën e fundit të ushqimit, të duan më shumë sesa do të mund ta shprehin ndonjëherë.
Këto pra, ishin disa opinione që na i ka përcjellë ai djaloshi që per 2 vjet kishte frekuentuar 201 vajza…
Resul Sinani