Rezultatet përfundimtare të sekretariateve të Partisë Demokratike – dhe nje reagim nga Klodian Cami

Gazeta

Partia Demokratike e Shqiperise
Partia Demokratike e Shqiperise

Rezultatet përfundimtare të sekretariateve të Partisë Demokratike

Sekretar i Përgjithshëm
𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫 𝐍𝐨𝐤𝐚 – 𝟏𝟖𝟒 𝐯𝐨𝐭𝐚 > Saimir Koreshi – 84 vota

Sekretar Organizativ
𝐊𝐥𝐞𝐯𝐢𝐬 𝐁𝐚𝐥𝐥𝐢𝐮 – 𝟏𝟗𝟕 𝐯𝐨𝐭a > Agron Loka – 86 vota

Sekretar për Burimet Njerëzore
𝐀𝐧𝐝𝐢 𝐌𝐮𝐬𝐭𝐚𝐟𝐚𝐣 – 𝟏𝟗𝟐 𝐯𝐨𝐭𝐚 > Mario Runa – 81 vota

Sekretar për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore
𝐌𝐚𝐫𝐚𝐬𝐡 𝐋𝐨𝐠𝐮 – 𝟐𝟏𝟓 𝐯𝐨𝐭𝐚 > Arlind Ahmetaj – 59 vota

Sekretar për Marrëdhëniet me Publikun
𝐕𝐢𝐨𝐥𝐚 𝐊𝐚𝐩𝐞𝐝𝐚𝐧𝐢 – 𝟏𝟑𝟏 𝐯𝐨𝐭𝐚 > Denisa Kele – 108 vota

Sekretar për Organizatat Partnere dhe Shoqërinë Civile
𝐄𝐯𝐚 𝐌𝐞𝐭𝐚𝐣 – 𝟏𝟕𝟏 𝐯𝐨𝐭𝐚 > Malvina Lika – 111 vota

Sekretar për Integrimin Europian
𝐅𝐣𝐨𝐫𝐚𝐥𝐛𝐚 𝐃𝐢𝐳𝐝𝐚𝐫𝐢 – 𝟏𝟕𝟐 𝐯𝐨𝐭𝐚 > Silva Hasaj – 107 vota

Sekretar për Emigracionin dhe Diasporën
𝐄𝐭’𝐡𝐞𝐦 𝐀𝐠𝐚 – 𝟐𝟎𝟗 𝐯𝐨𝐭𝐚 > Petrit Tafaj – 43 vota

Sekretar për Digjitalizimin
𝐄𝐭𝐢𝐨𝐧 𝐊𝐚𝐩𝐞𝐝𝐚𝐧𝐢 – 𝟏𝟗𝟐 𝐯𝐨𝐭𝐚 > Renald Rista – 61 vota

Sekretar për Infrastrukturën dhe Territorin
𝐆𝐞𝐧𝐭𝐢𝐚𝐧 𝐊𝐚𝐩𝐫𝐚𝐭𝐚 – 𝟏𝟑𝟓 𝐯𝐨𝐭𝐚 > Maksim Kola – 129 vota

Sekretar për Çështjen e Pronave dhe Kundër Korrupsionit
𝐄𝐧𝐝𝐢𝐫𝐚 𝐁𝐮𝐬𝐡𝐚𝐭𝐢 – 𝟏𝟓𝟖 𝐯𝐨𝐭𝐚 > Ledina Mandia – 106 vota

Sekretar për të Drejtat e Njeriut
𝐅𝐫𝐚𝐧𝐜 𝐍𝐮𝐫𝐢 – 𝟏𝟖𝟓 𝐯𝐨𝐭𝐚 > Ledio Nuraj – 89 vota

Sekretar për të Përndjekurit Politikë
𝐒𝐡𝐤ë𝐥𝐪𝐢𝐦 𝐋𝐞𝐩𝐞𝐧𝐢𝐜𝐚 – 𝟏𝟓𝟖 𝐯𝐨𝐭𝐚 > Lorenc Luka – 103 vota

Sekretar për Pushtetin Lokal
𝐘𝐥𝐥𝐢 𝐀𝐬𝐥𝐥𝐚𝐧𝐢 – 𝟏𝟕𝟖 𝐯𝐨𝐭𝐚 > Agron Haxhimali – 78 vota

Sekretar për Aksionin Qytetar
𝐄𝐫𝐠𝐞𝐬 𝐄𝐬𝐤𝐢𝐮 – 𝟏𝟕𝟒 𝐯𝐨𝐭𝐚 > Jurgen Spaho – 112 vota

Godina e Partise Demokratike - 8 janar 2022
Godina e Partise Demokratike – 8 janar 2022
PD po humb shanset e saja dhe po largohet nga misioni i saj
nga Klodian Cami

Proces i neveritshëm dhe përtallës zgjedhjet e sotme në PD.
Një proces fyes ndaj demokratëve dhe jo vetëm kaq. Përgjegjësi kjo e drejtpërdrejtë e Prof. Dr. Sali Berishës kryetar i PD, por jo më pak e doktor Flamur Nokës që e kishte mundësinë t’ia hiqte këtë barrë Berishës përmes dorëheqjes nga një pozicion që në fakt ka shkaktuar shumë padrejtësi dhe ftohje mes tij dhe demokratëve. Prisja tjetër proces! Prisja që nga ky proces demokratët të motivoheshin për t’u riaktivizuar pranë PD, jo të demoralizoheshin…
Unë nuk i druhem asnjë kostoje politike përballë së vërtetës e për ta thënë të vërtetën se po aq të mefshtë sa ky proces, është çdokush tjetër në atë asamble, që me servilizëm ekstrem ndryshe mendojnë e ndryshe votuan.
Dhe me bindje e deklaroj se askush nga ata që kanë votuar doktor Flamurin për arësye servile në karrierë nuk e duan e nuk e respektojnë sa unë që e kundërshtoj rizgjedhjen e tij, edhe që Flamuri, sekretar i përgjithshëm, të mos e zhbëjë edhe më shumë gjithë kontributin e Flamurit si krah i djathtë i doktorit dikur. Flamuri dikur ka meritën kryesore të ringritjes së Prof. Dr. Berishës dhe veçanërisht mbrojtjen e tij. Por sot Flamuri mban përgjegjësinë kryesore për dobësimin politik të Berishës. E sidomos në arenën mediatike dhe në terren.
Të vërtetat e mia i kam thënë e do t’i them hapur. Ne demokratet nuk vuajmë vetëm faktin që përballë kemi një armatë të madhe armiqsh. Problemi më i madh yni është fakti i servilizmit që prodhon struktura invalide dhe eksponentë invalidë intelektualisht.
Keqardhje edhe për faktin se kjo lloj ripërtëritje nuk arrin dot të fitojë mundësinë e të shfrytëzojë sadopak politikisht zemrat e protestuesve që ishte okazioni më i mirë dhe i mundshëm pikërisht sot.
Demokratë!!!
Kurrë nuk do të fitojmë,
E kurrë nuk meritojmë të fitojmë;
E larg qoftë, kurrë mos fitofshim,
nëse qëllimi fitores është të ikin ata e të vjedhim ne!
Shqipëria nuk meriton servilizmin, nuk pranon me rotacione partishë e klikash, Shqipëria po kërkon rotacion elitash intelektuale e patriotike.
PD po humb shanset e saja, po largohet nga misioni i saj, nga qëndrestarët e saj e duket se nëndheshëm në prapaskena kulisash e aleancash të fshehta për të mbijetuar pse jo për t’u kthyer në pushtet ka zgjedhur rrugën e negocimit me djallin (Sorrosin, e m’the e të thashë) e jo me alternativa popullore dhe pastrimin e saj nga komunistët që janë katapultuar në të.
Marrë nga muri i FB, Klodian Cami 15 korrik 2026

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit