
Populli Sovran dhe Kryeministri Kasap i Sovranitetit
nga Gëzim Zilja
Kryeministri Rama është shndërruar në një tregëtar, duke e nxjerrë, Shqipërinë në shitje, si kasapi gjënë e gjallë në çengelat e dyqanit. Si tha more si tha!? “Po si do ta rrisim mirëqënien ne? Duke shitur qeleshe e çifteli? Apo Shqiponja.” Po me tej çfarë kërkoi? “Të aprovohet ligji për shitjen e tokës bujqësore të huajve…” Po deputetët e kuq çfarë thanë? Aprovuan me duartrokitje… Turp të keni, more tradhëtarë me sojin dhe sorollopin tuaj. Po paskeni qenë njerëz të poshtër, të shitur për se dhe për sa?! Shisni Atdheun për një rrogë, për ca rrugë jashtë shtetit, për një dashnore kurvë… plus gruas!? Pasi ndoqët e po ndiqni me politikat tuaja, ajkën e shqiptarëve, djem e vajza, burra e gra, tani doni t’u shisni tokat bujqësore të huajve e ta mbushni Shqipërinë me kolonë çifutë e me skllevër nga Bangladeshi e vende të tjera të pazhvilluara!
Ju duheni lidhur, duheni mënjanuar e rrahur tre herë në ditë, bashkë me bidoqët e zenqinetë. Po si more tradhëtarë duhet të shesim tokën, atdheun, të ngarkojmë plaçkat në kurriz e të marrim dhenë nëpër botë!? E të mbushet ky vend i bekuar me dete, lumenj, liqene, fusha, pyje e lëndina, me 300 ditë diell në vit, ku vetëm me bujqësi e blegtori e turizëm mund të mbajë 10 milionë njerëz, më nëntokë të pasur që vetëm me fushat e naftës e gazit, po të shtetëzohen rriten dy e tri herë pensionet etj, etj.
I mbani mend ju komunistë e bij komunistësh kriminelë e jo kriminelë ato vargjet e Lefter Çipës, që me aq zemër e krenari e këndonte dikur grupi i Pilurit?
Nga kjo baltë e kësaj toke,
Merr një grusht e shtrydhe fort!
Pika Gjaku do kullojë.
Luftën e madhe tregon.
Po shitet kjo tokë e larë me gjak jo në një vit e dy, por shekuj me rradhë. Ju qofshi po në grykë do ua ngecim po vazhduat me këto tradhëtira. Po ajo kënga e Lidhjes së Prizrenit si thotë:
Sef Kosharja i pari i fist,
Hije t’paska maja e lisit.
Hije m’ka o djemt e mi,
Kam dhanë jetën për Shqipni.
Po varret, po historinë, po tokat, po gjuhën e bukur shqipe, po këngët, po vallet do i marrim me vete në syqen apo prapa diellit nga do na përzini?
Luftë me turkun katërqind vjet, luftë me sërbin, luftë me malazestë, luftë me grekun, luftë me italianët, luftë me gjermanët, luftë me tradhëtarët, që s’paskan të mbaruar, për këtë çikëz Shqipëri, që na lanë të parët. Si mund ta lemë Shqipërinë në dorë të një aventurieri dhe 83 deputetëve të shitur te djalli!? Dilni more të mjerë, nga jini e ku jini, e mbroni këtë tokë të bekuar! Mbushni sheshet e rrugët, në Tiranë, Durrës, Shkodër, Vlorë, Korçë, Sarandë, Dibër, Mirditë e kudo. T’i dalim për zot vatanit ose prapa diellit vafshim të gjithë e ta trashëgojnë Atdheun e dashur oligarkët tradhëtarë, deputetët, Zahua me të atin e miqtë e tij çifutë. Kjo nuk ka për të ndodhur. Nder e krenari për ju protestues të emigracionit që keni lënë punë e gjithçka për të mbushur sheshet! Nga Naim Frashëri i madh përcillet amaneti:
Shqipëri o Mëma ime.
Ndonëse jam i mërguar,
Dashurinë për ty zemra ime,
Kurrë s’e ka harruar.