back to top
19.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024

Phallogocentrizmi – kritika dhe teoria mbi letërsinë si koncept i Jacques Lacanit – nga Leka Ndoja

Gazeta

Studiuesi Leka Ndoja
Studiuesi Leka Ndoja

Phallogocentrizmi – kritika dhe teoria mbi letërsinë

si koncept i Jacques Lacanit

nga Leka Ndoja

Studiuesja Emrije Krosi e trajton temën e “letërsisë feministe” pas vitit 1990, me nëntemë “kritika maskiliste” vs poezisë femërore.
Teoritë neomarksiste e trajtojnë këtë letërsi që nga Simone de Bovuar “Seksi i dytë”. Në Shqipëri, mbas viteve ’90, vijoi elita e rinisë poetike promovu nga LSHA dhe BRPPSH. Takimet poetike ku jepnin tonin femrat Mimoza Ahmeti, Natasha Lako, Mira Meksi, Luljeta Lleshanaku, Rita Petro, Briseida Mema etj. dmth ato që merrnin pjesë në jetën letrare para vitit 1991.
Në mbrëmjet poetike deri me 1991, ku ftoheshin edhe anëtare të KQ si Spiro Dede, Manush Myftiu etj. ishin të zakonshme me u shoqëru edhe me çmime poetike, konkurse e festivale të pafare.
Këto emra dalloheshin për talentin, por me sa pashë studimi i Emrijes nis mbas viteve 1994-’95, kohe kur evidentohen Lindita Arapi, Olimbi Velaj etj, në vitet 95-2000
Në këtë kohë vetëm fondacioni Soros ka sponsorizu mbi 500 libra poetike shumica me autorë femra. Të gjitha recensat (dy të tilla për çdo autore) mbajnë firmat e Dritero Agollit, Bardhyl Londos, Xhevahir Spahiut, Moikom Zeqos. Kështu që duhesh vlerësimi për këto recenca se janë botue.
Kritik në profesion deri në vitin 1991, ka qënë vetëm Adriatik Kallulli në LSHA, ndërsa kritika militante – e recensave – ka qenë promovuese dhe evidentuese. Mendoj se fokusimi në disa autorë të pasviteve 2000 – me konsistencë krijuese asht i mangët – siç vërejti edhe kritikja jonë e palodhun Emrije Krosi në studimin mbi Vranarin, Petoshatin, Valdete Andonin etj. Por lançimi pa u mbështetë në nji vëllim të veçante ose disa të tillë – asht vërtetë pengesë për konfigurimin e ri të letërsisë feministe.
Mbas vitit 2000 – përveç atyre të paraviteve ’90, nuk kemi zbulime, ndërsa në diasporë Denada Ndreca e Gentiana Kone prijnë poezinë bashkëkohore dhe në biling.
Për këtë kërkojmë ndjesë – mbi moszbulimin e autorëve të reja – por nëse janëe teknikisht ma lart se ato të viteve ’90.

Jacques Lacan (1901-1981)
Jacques Lacan (1901-1981)

Phallogocentrizmi si koncept i Jacques Lacanit – si teori e asaj që do të përcillesh në nji temë shkencore do të qe interesant si pikënisje për këtë kritikë me atë përmasë që kategorizon letërsinë femërore/feministe nga kritika maskiliste.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.