“Kemi lindur të vdekur, për të vdekur përsëri!” – Jamarbër Marko

Poeti Jamarber Marko (1951 - 2010)

Poeti Jamarber Marko (1951 – 2010)

“Kemi lindur të vdekur, për të vdekur përsëri!” -

Jamarbër Marko (19 mars 1951 – 4 shtator 2010)

Requiem nga Ilir Demalia

Madu!
Sot i dashur mik ke ditëlindjen.
Kur ishe vetë nuk e kujtoje, kur ta kujtonin thoje:
“Kemi lindur të vdekur për të vdekur përsëri”
dhe qeshje me të madhe.
Sot nuk po ta kujtoj as unë,
por po ndaj disa gërma të tuat
që ranë nga kumti yt i dhimbjes
për çfarë shihje rrotull…
Nuk u pajtove kurrë me ata,
ndjeje keqardhje për mizerjen e tyre morale, intelektuale
që si kukullat ruse parakalonin para teje…
Një ditë do të shihemi përsëri,
do të qeshim përsëri,
tashmë jo me fytyrë nga qielli,
por nga toka…
Ilir Demalia

Demalia dhe Jamarberi - Shkurt 1988 në Shkoder

Demalia dhe Jamarberi – Shkurt 1988 në Shkoder

Disa poezi nga Jamarbër Marko (Madu)

* * *

Ti nuk qeveris mbretër, rrënoja
Ti nuk provon veten, jetën
Ti nuk shkel arsyen, dashurinë
Ti nuk afron frikën, pëlqimin
Ti do të tretesh në rrugë.

Në gjyq

Ju lutem xhelatë
Më buzëqeshni.
Nuk jam fotograf
Jam thjesht
Vrasësi juaj.

* * *

Në udhë hapi do jetë i imi
Në jetë fryma do jetë e imja.
Sa dëshirë
Në vdekje lulet t’i shpija vetë

* * *

Njoh një njeri
Që gjithmonë ka gabuar.
Njoh një njeri
Që gjithmonë rrugën ka humbur.
Kur kthehej tek unë
E dënoja
Me një shpresë të re.

* * *

Jua kam falur
Ditën kur më dënuat me vdekje.
Jua kam falur
Orën kur vuajta çmëndurinë.
Jua kam falur
Minutën kur dashurova gënjeshtrën.
Do të hakmerrem për sekondën kur më bëtë zot.

Demalia dhe Jamarberi Korrik 1992 në shtëpinë e Madus

Demalia dhe Jamarberi Korrik 1992
në shtëpinë e Madus

(Marrë nga Faqja e FB e Ilir Demalisë i 19 mars 2016

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Kafe letrare  Etiketat: , , , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook