
Kapuletë dhe Montegë s’e lejuan dashuri tonë
fantazi nga Xhorxhina Roci
Qëkur mbusha 28 vjeç, kuptova që kisha dobësi për Edi Ramën. Një dobësi e cila lindi nga dashuria e përbashkët për artin. Kështu në siluetat e fletëve të tij shikoja një botë të pafundme, vizionin e madh të një njeriu të madh.
Mendova më në fund një artist po e drejton Shqipërinë. Por Kapuletë dhe Montagë nuk e lejuan këtë dashuri…
Prandaj u arratisa shtigjeve të mendimit, të kuptoja se çfarë nuk shkonte që ai nuk do të ishte kurrë, Mbreti im.
Dhe u ktheva pas në kohë, te vizita e kalasë që Skëndërbeu ndërtoi për Donikën, dashurinë e jetës së tij dhe vizitën time të fundit në Ishullin e Sazanit. Luftën që ai bëri kundra turqve për t’i mbrojtur gratë e vendit të tij. Nënat dhe motrat shqiptare.
Dashuria të fal nuk të vjedh.
Dhe për këmbët e mia të buta, më të buta se Ivanka Trump, nuk do të kishte më rrugë hyrjeje te Ishulli i Dashnisë.
I vetmi ishull i një historie të shkuar marrëveshjesh strategjike.
Kështu, zbrita nga ballkoni, i dhashë disa shuplaka Rameos dhe tani u ngjita prap në ballkon, aty ku më pret një jetë e begatë me një burrë më të mençur dhe më vizionar se Rameo.
Dhe sepse unë kam lindur në të njëjtën ditë që ka lindur Shekspiri, në Ditën Ndërkombëtare të Librit: 23 prill 1993.
Dhe Shekspiri ma futi me shuplakë para se po sillesha njësoj si budallaqja shoqja ime Bukuroshja e Fjetur!!!
P.s. Histori e trilluar nga unë, interpretimi i takon lexuesit. Nuk mbaj përgjegjësi për komentet dhe nuk më kanë pëlqyer kurrë qerosat…!
#lovestory #tragedy #love #romeoandjuliet❤️
Jozef Radi –
E lexova nga fillimi në fund, me një dozë të lehtë buzëqeshje dhe me admirim për fantazinë tënde të jashtëzakonshme. Sa bukur e ke ndërtuar kët fabulë të famshme, sa natyrshëm i ke qepur gjithë humorin e botës, por edhe gjithë mirësinë e një vajze që di në mënyrën më magjike të tallet me çdo gjë, duke filluar nga vetja e deri tek ata që e ndjejnë veten si “koka e botës”… Të përgëzoj, Xhorxhinë!