Shtetet e Bashkuara marrëveshje me Mbretninë e Danimarkës dhe Groenlandën…

Gazeta

Ikonat e Amerikes
Ikonat e Amerikes
Shtetet e Bashkuara marrëveshje me Mbretninë e Danimarkës dhe Groenlandën…

Kam kënaqësinë të njoftoj se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë lidhë nji marrëveshje me Mbretninë e Danimarkës dhe Groenlandën, e cila u jep Shteteve të Bashkuara kontroll të përhershëm mbi sigurinë dhe të gjitha nevojat e tjera në Groenlandë, duke adresue plotësisht të gjitha shqetësimet tona të shumta. Kjo nuk do të ketë Asnji Kosto për Shtetet e Bashkuara!
Me udhëzimin tim, ne kemi punue me përfaqësues të Danimarkës dhe Groenlandës për të garantue se Shtetet e Bashkuara do të kenë Përgjithmonë mundësinë e plotë për të ba atë qi asht e nevojshme në Groenlandë, me qëllim garantimin dhe mbrojtjen e sigurisë së Groenlandës dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Për ma tepër, qi tash e tutje, asnji kundërshtar i SHBA-së nuk mund të ketë Kurrë bazë në Groenlandë, prani ushtarake në Groenlandë apo të kryejë investime të ndjeshme në Groenlandë, pa miratimin tonë të shprehun me shkrim. Për ma shumë se 100 vjet, Presidentët e kanë ditë randësinë strategjike të Groenlandës, por asnji prej tyne nuk ishte në gjendje të bante asgja në lidhje me këtë.
Jam krenar që jam Presidenti qi e zgjidhi përgjithmonë dhe përfundimisht këtë çështje kaq të randësishme. Kjo asht nji marrëveshje me “Jetëgjatësi të Pafundme”; nuk ka fund!
Jemi shumë të nderuem dhe krenarë për atë qi sapo ka ndodhë dhe gjithçka për të cilën u ramë dakord sot do të vlerësohet nga populli amerikan. Ne do të fillojmë menjiherë procesin e krijimit të nji pranie të madhe ushtarake në pjesën e përshtatshme të Groenlandës – dhe aktualisht ka shumë të tilla. Ne do të bashkëpunojmë me popullin e Groenlandës për zhvillimin dhe ndërtimin e saj. Kjo zgjidhje asht e shkëlqyer për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Danimarkën, Groenlandën dhe të gjithë aleatët tanë. Mezi presim të punojmë me popullin e mrekullueshëm të Danimarkës dhe Groenlandës drejt nji të ardhmeje madhështore në lidhje me këtë territor të madh dhe tejet strategjik. Ne do ta mbrojmë atë me përkushtim të madh! Kjo asht nji andërr e realizuem për Shtetet e Bashkuara të Amerikës; nji arritje shumë e randësishme, historike dhe e veçantë.
Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!
Presidenti Donald J. Trump
18 shtator 2026, 23:18.
U mor prej Truth (E Vërteta) – Në shqip nga Bep Martin Pjetri
E shtunë, 19.09.2026

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit