Shteti si i vetmi burim mundësie i jetës biologjike të gjallesave nga Robert Aliaj Dragot

Gazeta

Protesta Qytetare e Verës 2026
Protesta Qytetare e Verës 2026
Shteti si i vetmi burim mundësie i jetës biologjike të gjallesave
nga Robert Aliaj Dragot

Figura e patronazhistit, agjentit vullnetar të vetë-përjashtimit, nuk është thjesht ai i instrumentit elektoral që Rama e përdor si formë shantazhi. Patronazhistët janë një formë e re e subjektit politik në Shqipërinë kleptokratike. Një subjekt i lodhur, i keqpërdorur, i varur, i reduktuar në gjallesë të trëmbur. Nuk është rastësi që shumica e tyre janë pensionistë. Nostalgjikë të totalitarizmit në një gjendje pezull, ku e vetmja siguri është lidhja me pushtetin.
Patronazhistët nuk janë devijim.
Janë ajo këllira që shfaqet sot si merimangë elektorale, që është në thelb një formë klasike klientelizmi pa zgjedhje, as zgjidhje. Votë vs Mbijetesë.
Nuk është rastësi që ky mekanizëm mbështetet mbi këto kërma. Regjimet autoritare historikisht kanë mobilizuar shtresat më të varura ekonomikisht, sepse aty kontrolli është më i lehtë dhe autonomia më e dobët. Në fashizëm dhe komunizëm, kjo realizohej përmes organizimit total të jetës, sot realizohet përmes varësisë ekonomike dhe shantazhit.
Forma ndryshon. Logjika mbetet.
Patronazhistët janë mbetjet aktive të një rendi të vdekur, por të pakallur.
Kjo është arsyeja pse mjerimi nuk prodhon revoltë. Përkundrazi, ai prodhon gjallesa funksionale si pjesë e një mekanizmi ku pushteti nuk kërkon më bindje ideologjike për të mbijetuar, por vetëm besnikëri pavarësisht varfërisë.
Patronazhisti: kjo gjallesë që e mbështet regjimin për shkak të varfërisë si kushti i lidhjes.
Ky është paradoksi i një regjimi që ka mësuar të prodhojë varësi, që ushqehet nga brezi që e ka dëmtuar më shumë.
Nuk ka ironi më të thellë historike se kjo: brezi që ju përjashtua liria prej partisë punës, sot përjashton vullnetarisht të ardhmen e pasardhësve të vet për kënaqësi të vazhduesit legal të të njëjtës parti. Është forma më e sofistikuar e sovranitetit pa ushtruar dhunë, sepse i ka mësuar viktimat që ta kryejnë vetë ritualin e vetënënshtrimit.
Ai mbijeton përmes saj.
Marrë nga Muri i Fb, Robert Aliaj Dragot, 15 shtator 2026

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit