
Figura e Dhimitër Beratit (1886-1970)
nga Eugen Shehu
Dhimitër Berati lindi në një familje qytetare Korçare në vitin 1886, me preardhje nga Berati, ishin një familje e mirë zanatçinjësh.
Mësimet e para do t’i merrte në qytetin e Korçës, dhe në moshën 14 vjeçare do t’i drejtohej Konstancës në Rumani për sigurimin e mirëqenies edhe për shkollim.
Kështu që shkollën e mesme dhe fakultetin e shkencave politike dhe administrative dhe më pas edhe atë Juridik do t’i kryente në Rumani në Bukuresht i mbështetur dhe nga shoqëria e Ibrahim Temos, të dy si aktivistë të shoqërisë “Dituria”.
Në vitin 1908 e le Rumaninë, ku mund edhe të punësohej atje në administratë dhe kthehet në vendlindje. Në fillim të vitit 1908, do ta shohim si mësues në shkollën shqipe të qytetit.
Dhimitër Berati do të ishte mbështetës i fortë i vendimeve të Kongresit të Manastirit, 1908 së bashku me Sotir Pecin dhe motrat Qiriazi.
Më vonë në vitin do ta shohim edhe në Kongresin e Dytë të Manastirit më 1910 dhe 1909, do ta shohim dhe në Kongresin e Elbasanit.
Në vitin 1912 do të ishte përkrahës i fortë i shpalljes së Pamvarsisë nga Rumania me lidhje të ngushta me Luigj Gurakuqin, Ismail bej Qemalin, me Mid’hat Frashërin e Rexhep Mitrovicën.

Në vitin 1912, do të ishte delegat nga klubet e Konstancës dhe Bukureshtit në ditën e shpalljes së Pavarsisë në nëntorin e vitit 1912 dhe në qeverinë e parë do të ushtronte detyrën e misionit diplomatik dhe drejtor i gazetës “Përlindja e Shqipnis” – 1913.
Me largimin e Ismail bej Qemalit në vitin 1914, do të largohej sërish në Rumani dhe do të zhvillonte aktivitetin e tij në diasporë.
Në vitet e mëpasme 1921-1922, do ta shohim angazhimin e tij në Konferencën e Paqes në Paris, si një tribun i mendimit emancipues shqiptar lidhur me rrjedhat tragjike të ngjarjeve që kalonte vendi ynë.
Në vitet 1922-1924, do të ngarkohej nga kryeministri Ahmet Zogu si drejtor i zyrës politike në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Më pas do të caktohej si kryekonsull 1924-1925, në Paris.
Po në ato vite së bashku me Mid’hat Frashërin do të denonconin në Lidhjen e Kombeve dhunën greke ndaj popullatës Çame.
Në vitet 1928-1934, do të jepte kontributin e tij në diplomacinë shqiptare. Ndërsa nga vitet 1934-1936, do të punonte në Ministrinë e ekonomisë dhe zëvendës ministër i Arsimit. Nga viti 1937-1939, do të emërohej si Ministër i Shqipërisë në Romë të Italisë.
Në vitin 1940, do të zgjidhej antar i Institutit të Studimeve Shqiptare. Ndërsa nga viti 1941 do pranonte postin e Ministrit të Kulturës Shqiptare dhe zv/ministrit të arsimit.
Në bashkëpunim të ngushtë me Fejzi Alizotin dhe Iljaz Agushin, në qeverinë e Mustafa Krujës ai do të jepte një kontribut të jashtëzakonshëm në çeljen e shkollave shqipe në “Tokat e Lirueme Shqyptare” në Kosovë e ma gjerë në trojet etnike. Shumë vendime mbajnë firmën e Dhimitër Beratit.
Në vitin 1944, largohet nga Shqipëria dhe vendoset në Romë, së bashku me Ernest Koliqin etje. do të vazhdonte shkrimet e tija në shtypin e diasporës si “Flamuri”, “Besa” etj.
I rrethuar nga miqtë dhe shokët e tija më 8 shtator 1970, mbylli sytë në Romë të Italisë.

Sot në Shqipëri mund të gjesh emra shkollash si kriminelët terrorist si p.sh. Vasil Shanto/viç, i cili me nji akt qyqar terrorist vrau Adem Boletinin, birin e heroit tonë kombëtar Isa Boletinit, në Shkodër e shumë të tjerë, por vështirë të gjesh emërtimin e një shkolle shqipe me emrin e Dhimitër Beratit, këtij kontributori të madh të arsimit dhe çëshjtes kombëtare, as në Kosovë dhe as në Maqedoninë Shqiptare.
Foto:
1.Si Ministër i Kulturës Popullore Dhimitër Berati në mes dhe stafi i Ministrisë 1942.
2.Në Ministri me këshilltarin Niccolo Russo Atoma, Eqrem bej Vlora, Dhimitër Berati dhe Hilmi Leka.
3.Dhimitër Berati si krykonsull në Paris.
4.Dhimitër Berati me fjalimin e tij të fundit të mbajtur në nëntorin e vitit 1969 (mosha 83 vjeçare) në Nju Jork.
Refrenca nga libri “Monarkia Shqiptare” autor Eugen Shehu, viti 2010, Tiranë fq. 49-59.