back to top
8.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

Fashizmi ndali gjenocidin Serb mbi Shqiptarët e Shqipnisë irredentiste – nga Agim Morina

Gazeta

Agim Morina
Agim Morina

Fashizmi ndali gjenocidin Serb 

mbi Shqiptarët e Shqipnisë irredentiste

nga Agim Morina

A po doni fakte dhe vetëm fakte? Fakte lakuriqe? Ja fakte të shkrueme mbrenda pesë minutash. 
Shqiptarët në periudhën e ekspanzionit të shtetit të Serbisë dhe të formimit të Mbretnisë Jugosllave nuk kishin asnjë të drejtë kombëtare, pos të drejtës me u deklaru myslimanë. Edhe kjo me qëllimin e qartë, për me mujtë me i shpërngulë e me i degdisë në Turqi e kudo tjetër. Në këtë shtet zyrtarisht nuk kishte shqiptarë, kishte egërsina, kope damsjellëse që duheshin zhdukë me çdo kusht e me çdo mjet. Ishin “njerëz me bishta”, sipas vetë kryeministrit të Serbisë së atëhershme, Vladan Djordjeviçit, ashtu qysh janë “njerëz të ardhun nga mali”, për shtrigë-kryeministren e sotme të Serbisë, Ana Brnabiçin. 
Me pushtimin nga Serbia, mbi shqiptarët u ba gjenocid i papamë dhe i gjatë një shekull e tëhu. Sanxhaku i Nishit u spastru nga shqiptarët me fushatën e armatës gjenocidale serbe në vitet 1876-1878 dhe aty nuk mbeti asnjë shqiptar. Pra, edhe një herë: asnjë shqiptar. Serbët vranë shqiptarë pa u ndalë, masakruen, dhunuen, i detyruen me ikë prej shtëpive të tyne, dogjën qytete e katunde tue i ba rrafsh me tokë. Kurrë asnjë pronë e shqiptarëve në këto troje nuk iu kthy as nuk iu njoh shqiptarëve nga shteti serb. 
Prap, me pushtimin serb të Shqipnisë Irredentiste, me 1913 vazhdoi gjenocidi serb. Pas vrasjeve, masakrave e dëbimeve në trojet shqiptare u sollën kolonë serbë e malazezë. Atyne shteti serb ua dha tokat dhe pronat e shqiptarëve, bagëtinë e shqiptarëve, u dha armë që të vrisnin çdo shqiptar që mund t’i shqetësonte ata. Bile në shumë raste ndahej më dysh shtëpia e shqiptari dhe aty vinte e vendosej koloni serb apo malazez. Ky ishte operacion shtetnor, i planifikuem deri në imtësitë ma të vogla, jo një dhunë e çastit. Për përmasat e paimagjinueshme të këtyne masakakrave mbi shqiptarët e kësaj kohe dëshmon edhe Leon Trocki, në atë kohë korrespondent i gazetës “Pravda”, nëpër artikujt e tij.
Intelektualë e veprimtarë shqiptarë burgoseshin e vriteshin nëse u gjendej qoftë edhe një libër në gjuhën shqipe. Thjesht, me qenë shqiptar në këtë kohë ishte si me qenë hebre në Gjermaninë naciste, por jo për pesë vjet, as për dhjetë vjet por me dhjeta vite, ma shum se një shekull. Ashtu sikurse hebrejve, edhe shqiptarëve askush s’ua qante hallin. Ploja serbe mbi shqiptarët zhvillohej pa asnjë pengesë, me dhjetëvjeçarë të tanë, ndërsa bashkësia ndërkombëtare nuk bahej e gjallë. Ishte e zanun tue lujtë nëpër kazinot dhe ballot.  
Shqiptarët nën pushtimin serb nuk trajtoheshin si qenie njerëzore po si bisha të egra që duhej të spastroheshin apo të shfaroseshin me çdo mjet. Janë shkru elaborate për shfarosje, haptas, zyrtarisht, institucionalisht. Dy elaborate janë shkru nga krimineli Vasa Çubriloviçi, anëtar i organizatës terroriste “Nova Bosna”, një para Luftës së Dytë Botnore dhe një pas kësaj lufte. Një tjetër asht shkru nga shkrimtari kriminel, Ivo Andriç, në kohën kur ishte dilplomat në Romë. Bashkësia ndërkombëtare kurr nuk u mor me Çubriloviçin, ndërsa Ivo Andriçit ia dha Çmimin Nobel. Këto gjetën zbatim para e pas Luftës së Dytë Botnore. Kurrkush nga moralistët nuk harxhonte kohën me u marrë me shqiptarë edhe ashtu tashma të vdekun apo të shpërngulun. 
Gjenocidi serb mbi shqiptarët zgjati ma shumë se një shekull. Dhe pas gjithë asaj mynxyre, pas fushatave gjenocidale, spastrimeve etnike, ardhja e italianëve në trojet shqiptare të Shqipnisë Irredentiste në vitin 1941, nuk ishte liri, ishte liri përtej lirie. Për herë të parë shqiptarët në Shqipninë Irredentiste po përjetonin një pjesëmarrje në qeverisjen institucionale dhe trajtim njerëzor: u hapën shkolla në gjuhën shqipe, gjithë administrata ishte me nëpunës shqiptarë, filloi botimi i librave shqip, erdhën mësues shqiptarë dhe Shqipnia Administrative u bashku me Shqipninë Irredentiste – një andërr që edhe sot nuk po munden me realizu shqiptarët, në një epokë me përplot fraza boshe për të drejtat e popujve.
Mirëpo ata ishin fashistë, nacistë, pallin moralistët. Natyrisht, na e dijmë se ata ishin fashistë e nacistë. Por, para kësaj, kini mirësinë dhe na pyesni çfarë regjimi gjenocidal kishim dhe si trajtoheshin ne para ardhjes së fashistëve. Për ju kjo mundet mos me qenë shum e randësishme, për ne asht Egzistenciale. Pa fashizmin dhe nacizmin në Shqipninë Irredentiste mund të mos kishte ma shqiptarë dhe moralistët e atëhershëm, sikurse këta të sotmit, nuk ktheheshin as me hedhë shikimin mbi shqiptarët që po shfaroseshin, ashtu qysh sot kurrkush nuk lodhet me pyetë se ç’ndodhi me shqiptarët e Sanxhakut të Nishit. Thjesht, kish mujtë me ndodhë që nuk do të kishte pasë ma çashtje shqiptare, sepse nuk kish pasë shqiptarë. Nëse kjo ka qenë ma morale, atëherë le ta zbatojë për vete çdo popull që ka ra në derexhe idiotësh. A flitet ma për të drejtat e shqiptarëve në Greqi? Jo. A e dini pse? Sepse atje s’ka ma “çashtje shqiptare”. Atje mbi shqiptarët çamë u ba gjenocid, mbi arbërorët u ba e bahet aq shum presion sa nuk guxojnë as me çelë gojën e me folë shqip. E pra, nën fashizmin në Çamëri kishte shqiptarë dhe shkolla shqipe. Pas fashizmit nuk ka shqiptarë as shkolla shqipe. Çka asht ma keq, pra, për ne si shqiptarë? Me qenë me fashistë e me pasë shqiptarë, apo pa fashistë e me pësu gjenocid nga shteti grek? Moralistët, masturbatorë të mendjes së shëndoshë, nuk kanë koment për këtë. E njëjta gja ka pasë me ndodhë edhe me trojet tjera të Shqipnisë Irredentiste.
Këto janë fakte.
Po ashtu, asht fakt se me shkuemjen e fashistëve e të nacistëve shqiptarët pësuen prap gjenocid të ri, sikurse para ardhjes së tyne. Shqipnia Irredentiste u nda nga Shqipnia Administrative. U banë masakra pa fund mbi shqiptarët. U shpërngulën qinda mija shqiptarë dhe dhuna ishte e pandalshme. Kështu që, mes gjenocidit, zhdukjes, shfarosjes nga klerofashizmi serb dhe pranimit të një bashkëjetese me regjime kundër të cilëve shqiptarët nuk mund të bënim asgja, natyrisht se do të pranohej një zgjidhje e çastit që ishte ma e mirë për shqiptarët, ashtu qysh kish ba çdo popull. (Ashtu qysh bani Churchilli, kryeministri i një koxha Britanie të Madhe, që shkoi e ra në gjuj tue i kërku ndihmë armikut të tij ma të madh, komunistit, Josif Visarionoviç Stalinit, kur u rreziku nga një armik edhe ma i madh, nacizmi. Nuk pyeste kush për moralin, por për shpëtimin.) 
Nën këto regjime fashiste e naciste, – sado e çuditshme që mundet me iu duke ndonjë hundëpërpjeti e kokëboshi – shqiptarët e Shqipnisë Irredentiste kishim shum ma shum të drejta, të tilla që as nuk mund t’i andrronim ma parë. Vetëm një popull idiot do të bante ndryshe prej asaj qysh vepruen shqiptarët e Shqipnisë Irredentiste. Pse popujt e tjerë nuk lëvizën as gishtin e vogël, kur serbët banin gjenocid mbi shqiptarët? Pse do të duhej shqiptarët me ba diçka, kur popujt e tjerë ranë në pozitën e shqiptarëve? 
Këto janë fakte. Dhe vetëm fakte. 
Në krahasim me gjenocidin serb, të shfarosjes totale, fashizmi dhe nacizmi sollën lirinë dhe i shpëtuen shqiptarët e Shqipnisë Irredentiste sepse ndalën gjenocidin serb, shumfish ma të rrezikshëm. Tash, a tingëllon kjo absurde? Po, mundet me tingëllu absurde, por këto janë fakte historike. Fakte pa pispillosje moraliste. A i solli ndonjë të mirë botës fashizmi e nacizmi? Jo. Por ne kishim mbi qafë diçka edhe ma të keqe se fashizmi dhe nacizmi. Këtë dikush ndoshta e ka të vështirë me kuptu, por me 1999, rreth 120 vjet pas fillimit të gjenocidit serb mbi shqiptarët, NATO-ja u desh me bombardu Serbinë 78 ditë për me e ndalë e me i dhanë fund bash këtij gjenocidi që kishte nisë 120 vjet ma parë. Ndonjë moralisti, – të tillë ka plot sot në Serbi – edhe NATO-ja mund t’i duket aleancë ushtarake fashiste, por për ne ishte dhe mbetet jo vetëm aleancë çlirimtare, por edhe shpëtimtare, sepse asht fakt se NATO-ja çliroi dhe shpëtoi shqiptarët nga gjenocidi serb, nga shfarosja, nga kthimi i Kosovës në Sanxhak të Nishit pa asnjë shqiptar në të, ashtu sikurse që na pati çliru e shpëtu nga gjenocidi serb fashizmi dhe nacizmi. Ky asht fakt. Dhe faktet janë kokëforta.
Moralizimet e kota, fjalët boshe, post festum, janë masturbim i panevojshëm, janë poza idiotike të një kopeje hajvanësh që nuk prekin kund me kambë në tokë. Për moralin nuk munden me folë popujt e zhdukun shtatë pashë nën dhè. Flasin vetëm ata që ende marrin frymë e janë mbi tokë. Pra, gjithkush ka të drejtë me moralizu për gjithçka, por kur bahet fjalë për popujt, vetëm për një gjà nuk mundet me u moralizu: pse një popull nuk ka pranu zhdukjen. Sepse nuk ka gja ma amorale se vetë kjo pyetje.

.

Marre nga Muri i FB i Agim Morines 07 shkurt 2022

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.