back to top
10.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Prill, 2024

Rreth librit “Të Lirë”… – nga Artan Kafexhiu

Gazeta

Artan Kafexhiu
Artan Kafexhiu

Rreth librit “Të Lirë”…

nga Artan Kafexhiu

Librin e Lea Ypit “Të Lirë” e mbarova së lexuari. Mbajta shënime të detajuara në faqet e librit (përdor një sistem kodesh, shënimesh të mijat).
E gjykova, që si reagim të parë t’ia nisja impresionet e mija “under comments” drejtpërdrejtë autores, e cila i ka krijuar mundësi gjithkujt të komentojë në faqen e saj të FB. E kështu veprova. Rasti e solli që The Wall Street Journal, publikoi një review rreth librit të saj. Shpjegimi është dhënë në komentin tim. 
Poshtë është përkthimi i komentit tim relativisht “të gjatë”, kryesisht rreth librit “Të Lirë”. E shkruajta në anglisht, sepse një pjesë e mirë e ndjekësve të saj janë jo shqipfolës.
“Së fundi, The Wall Street Journal nxorri në dritë një kritikë më të balancuar të librit. Është një arsye e mirë t’iu uroj si autorja (e librit); ju drejtësisht e konsideruar atë “një kritikë zëmergjërë”, e gjithashtu falenderoj autorin e kritikës që ishtë arsyeti(vi)sht i drejtë (i paanshëm), pa shtuar lëvdata të panevojshme, e duke qënë i drejtpërdrejtë.
Vetë e lexova librin, të ekspozoja direkt veten me të menduarit tuaj, linjën e rrëfimit, dhe vlerat letrare, përderisa shumë gjëra kundërshtuese po shkruhen, dhe shpërndahen si një thashethemnajë rreth librit t’juaj “Të Lirë”.
Tek lexoja librin tuaj, u befasova (mbeta habitor) në shumë pjesë (momente). Kjo filloi, që në faqen tre me episodin e statujës të Stalinit, e pastaj më zysh Norën, e vazhdoi faqe pas faqesh, etj.
Të jem objektiv, zbulova si pjesët më të mira të librit, ato kur ju shkruani rreth dinamikës të marrëdhenieve brenda familjes suaj, martesa e prindërve, si ndodhi, detajet rreth prindërve të juaj, qëndrimeve (sjelljeve) të tyre, rutinat e përditëshme, personalitetet (e tyre), e kaluara dhe e tashmja e gjyshes, disa nga dialogjet, dhe sfondi (background-i) historik i familjes (historia familjare). Besoj që këto detaje janë më të vërtetat, më autentiket të narrativës suaj – e sigurisht, e gjitha kjo sipas shijes time letrare. Këto duhet të jenë (ato pjesë), prej ku njerëzit duhet të nisen për te kuptuar librin tënd, dhe rritjen tënde (në adoleshencë), pavarsisht habisë (perpleksitetit në pabesueshmërinë e asaj ç’ka lexon) për çdo lexues shqiptar.
Në lidhje me këndvështrimet politike, ndërkohë që sollët në vëmendje (përmendët) shumë shpesh fjalën “liri(a)”, e overturat, endjet për të shpjeguar botëkuptimin tuaj, ato më kujtuan Raya Dunayevskaya dhe librin e saj “Marksizmi dhe Liria”, ku ajo përpiqet t’i japë marksizmit një fytyrë njerëzore; një marksizëm humanist, që s’është arritur akoma, por dikur në të ardhmen.
E gjitha më kujtoi një nga pedagogët e mi të marksizmit në fakultet, në Shqipëri. Ai i thoshte klasës, e në dukje, me një bindje absolute: “Tani ne akoma po ndërtojmë themelet e socializmit nën diktaturën e proletariatit, ndaj na duhet të sakrifikojmë (sakrificat nevojitet)… e ardhmja do të jetë më e ndritur, por ajo akoma është shumë larg…”
Sidoqoftë, nuk jam këtu të diskutoj “psetë” e bindjeve te juaja, kur ju hapur proklamoni veten një marksiste kantiane. Më ngjan se jeni në prag të një doktrine të re, ku Marksi është në thelb (qendër), por jo më marksizëm-leninizëm. Pavarsisht, unë s’ndaj të njëjtën ideologji ose pikëpamje politike.
Së fundi, desha të shtoja këtë: vura re shumë mbivendosje midis kujtimeve/retrospektiva të një fëmije dhe një të rriture të pjekur. Duhet të jetë dashur 30 vjet të formoheshit mendërisht si një profesoreshë marksizmi me shenjë (e spikatur) që ekspozon botën e një teoriciene politike, siç e quani veten…

Doli në Amerikë Libri "Free" i Lea Ypit
Doli në Amerikë Libri “Free” i Lea Ypit

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.