back to top
21.8 C
Tirana
E hënë, 13 Korrik, 2026

Tjetërsimi i Historisë ose Ndërgjegja e Ngjarjes” – Përmbajtja e kolanës  – Rasti Shqiptar nga Genc K. Hoti

Gazeta

Dante Alighieri, Laicizmi dhe Kisha Katolike nga Genci Hoti
Dante Alighieri, Laicizmi dhe Kisha Katolike nga Genci Hoti
Përmbajtja e kolanës  –
Tjetërsimi i Historisë ose Ndërgjegja e Ngjarjes” –
Rasti Shqiptar – nga Genc K. Hoti

(Sipas projektit fillestar të vitit 1975, por dhënia e numrit të ISBN-së, nga ana e Bibliotekës Kombëtare, për punimin mbi Dante Alighierin (2024), kërkoi përputhjen e botimit të parë me numrin e vëllimit. Kjo do të thotë që renditja reale është tjetër për tjetër si më poshtë)

Vëllimi i parë
-Parathënia për të gjitha vëllimet
1.Bazat e absolutizmit analitik (formula e Unitetit të Zotit me Materien; dhe e Ideve Fetare me Civilizimin, përtej së cilës është absolutisht e pamundur të mësohet më shumë. Kjo pamundësi është shkaku i lindjes së të ashtuquajturit ateizëm, por e përkrahur nga Politika. Në këtë rast Feja dhe Politika janë të kundërta, pasi e dyta ka grabitur punën e së parës, duke e përdorur si produkt të vetin, kur e para e ka krijuar të dytën në planin aplikativ social dhe në asnjë rast nuk është vënë në dukje roli shkatërrues i Politikës kundër Institucioneve dhe Ideve Fetare kudo në Botë dhe përse Institucionet e fundit heshtin për këtë Masakër Sociale! Kjo është pika më e parë e nevojshme, deri në domosdoshmëri, për t’u riparuar në mendimin shkencor filozofiko-historik të Njerëzimit, pasi mbarë teologët e Njerëzimit, në të gjitha hapësirat kohore dhe për të gjitha format Fetare nuk i kanë thënë Njerëzimit se çfarë kanë bërë Ata, d.m.th. përfaqësuesit e Institucioneve Fetare për Njerëzimin. Nuk i kanë thënë Njerëzimit, se 99,99% e aktivitetit social të tyre është krijuar nga Institucionet Fetare dhe është Gjinia Femërore Ajo që ka perceptuar për herë të parë në Histori Zotin, ka krijuar Fenë dhe Institucionet Fetare. Këtë pozicion kanë shfrytëzuar politikanët, kur janë ngritur kundër Fesë dhe Institucioneve Fetare me pozicionin e ateistit, por edhe kundër Gjinisë Femërore).
2.Hyrja për të gjitha vëllimet. Kjo hyrje është përshtatja e Raportit Kohor-Hapësinor = cost = 1 me të gjitha temat e mëpastajme.

Vëllimi i dytë
3. Feja dhe intelektualët (fshehja e aktit më të parë civilizues të Racës Njerëzore në Tokë dhe mënyra se si i zbërthen Materializmi filozofik Idetë Fetare. Në këtë pikë Karl Marksi është ndryshuar në mënyrë mohuese dhe fill pas kësaj teoria e tij është bërë e pavlefshme [në këtë rast nuk marrim parasysh manipulimin, që Karl Marksi i ka bërë veprës së Dante Alighierit [“Purgatori”, Kënga V, vargu 13] në parathënien më të parë të “Kapitalit” [botimi gjermanisht dhe anglisht 1867 dhe të ribotuar në të gjitha gjuhët e botës]). Ky vëllim argumenton, se themeli dhe zanafilla më e parë e Racës Njerëzore në Tokë është Ideja Fetare dhe jo veprimi praktik, d.m.th. puna. Kësisoj rezulton që Puna është një pjesë e veprimtarisë jetësore të Njeriut, ndoshta vendimtare, por jo kryesorja. Njeriu sillet sikur është krijuesi i Zotit, kur në të vërtetë nuk gëzon aftësinë as ta vërtetojë dhe as ta kundërshtojë zanafillën e vet prej Zotit. Në këtë rast Teologjia lufton me vetveten, pasi na shfaqen tri subjekte: Zoti, Feja dhe Institucioni Fetar, të cilët jo vetëm që nuk janë të barabartë në përmbajtjen e Tyre, por as të njëkohshëm. Kur është shfaqur Zoti përpara Njeriut, nuk ka pasur as Fe dhe as Institucione Fetare, po ashtu kur ka lindur Feja nuk ka pasur Institucione Fetare dhe, kur u formua Institucioni Fetar, doli në pah Bota Njerëzore me egërsinë Natyrore të trashëguar nga epoka e saj antropomorfe. Ishin këto Institucione që e zbutën këtë “Njeri” dhe e bënë të gatshëm për organizimin e tij (por në këtë pikë kemi një tjetër të fshehtë lidhur me Gjininë Femërore). Pikërisht ky veprim zanafillor i rolit të Institucioneve Fetare është fshehur nga Politika, duke e larguar gjithnjë e më shumë Njeriun nga Bota e vet iluzore e përjetshmërisë).
4.-Pardje: Institucion Fetar Politeist + Shoqëri Njerëzore = Civilizim (kjo është pika ku fillon jetën e vet Shteti).
-Dje shumë larg (shek. V Pas Kri.): Institucion Fetar Monoteist + Shtet = Feudalizëm Europian.
-Dje pak larg (shek. XIII): Institucion Fetar Monoteist minus Shtet = Lëvizje Laike. Këtu është burimi i shoqërisë së sotme europiane, ku duket roli i Dante Alighierit për Europën dhe i Lasgush Poradecit – Migjenit – Mitrush Kutelit për shqiptarët.
-Sot: Institucion Fetar Monoteist + Lëvizje Laike = reaksion i shoqërisë ndaj shtetit (për të mirë apo për të keq, ky është një problem ende i pa argumentueshëm, por që ia vlen të zbërthehet, për të kuptuar rolin e Institucioneve Fetare në Historinë e Njerëzimit, proces të cilin Politika e ka fshirë nga kujtesa e Njerëzimit dhe rasti polak në shek. XX është më domethënësi dhe më Vendimtari. Kur Institucionet Fetare zhduken apo flenë të detyruar nga Politika, atëherë opiumi duket sikur vepron mbi Popullin [kjo është ideja e Karl Marksit për këtë argument; për këtë shih veprën e tij: “Rreth kritikës së filozofisë hegeliane të së drejtës”, Tiranë 1979, fq. 8, vetëm se Marksi nuk ka thënë që kjo është lojë e Politikës dhe jo e Institucioneve Fetare] dhe ky është rasti shqiptar, kur populli i tij u indoktrinua në mënyrën më të pariparueshme) – midis thënie lidhëse për dy pjesë dhe shumë tema.

Vëllimi i tretë
5.Lufta dhe Njerëzimi (e fshehta instiktive e zhvillimit të Shoqërisë Njerëzore dhe roli i Institucioneve Fetare në procesin zanafillor të saj). Teoria darviniste nuk ka qenë e aftë të diferencojë Luftën e Botës Biologjike për mbijetesë nga Lufta e Botës Njerëzore për rritjen e mirëqenies, por ka ngulur këmbë në fillesën zanafillore të trashëguar nga Bota Biologjike. Parimi poligjenetik i Lindjes së Njeriut në Tokë tregon se zanafillat përplasen midis tyre dhe ky është shkaku natyror i lindjes së Luftës, por jo domosdoshmërisht.

Vëllimi i katërt
6.Poligjenezë apo monogjenezë; dhe mbi këtë parim natyror: gjeneza dhe etnogjeneza e popullit më të vjetër të racës së bardhë (midis thënie lidhëse universale për të gjithë specifikat e zhvillimit shoqëror me revolucionin social) – këtë libër shqiptarët bëjnë mirë të mos ta lexojnë, d.m.th. libër për joshqiptarët, pasi e kundërta e përmbajtjes së këtij vëllimi ka çuar në lindjen e Klubit të të Marrëve të Madhështisë Shqiptare (ky libër është shkruar në vitet 1984-1991 dhe pretendon të përmbysë konkluzionet e historiografisë së epokës komuniste në fushën e mendimit historik, duke argumentuar gjenezën e shqiptarëve). Më 1990 Shtëpia Botuese “8 Nëntori” këtë studim ia dha për recensim Rinush Idrizit dhe Fatri Sinanit, të cilët nuk më kanë njohur kur kanë shkruar materialet e tyre). Zbërthimi i këtij problemi çon medoemos në përmbysjen e teorisë darviniste.

Vëllimi i pestë
7.Interpretimi materialist i filozofisë së gjuhës shqipe dhe i gjithë gjuhëve të tjera, sidomos asaj politike (vazhdim i argumentit mbi gjenezën historike të shqiptarëve të sotëm). Në funksion të këtij problemi në Shqipëri, pas 1991-it, u shfaq Shkolla e të Marrëve të Madhështisë Shqiptare, si krijimi teorik më antishqiptar i epokës komuniste. Ky studim lindi si reaksion Biblik kundër teorisë së Klubit të të Marrëve të Madhështisë Shqiptare.

Vëllimi i gjashtë
8.Marksizmi, Leninizmi dhe Revolucioni Social (përmbysja e një filozofie sa të drejtë në tendencën pretenduese teorike, aq dhe të tjetërsuar në përmbajtjen praktike, por që Njerëzimi nuk ka për ta përdorur asnjëherë, edhe pse metodika marksiste ia vlen të merret në konsideratë për raportin qenie shoqërore-produkt shoqëror; përveç Ideve Fetare. Pikërisht kjo është pika ku marksizmi përmbyset nga vetvetja për paaftësi progresi).

Vëllimi i shtatë
9.Historia e Partisë së Punës të Shqipërisë (libër vetëm për shqiptarët, pasi është përmbysja e gjithçkaje që shqiptarët kujtojnë se dinë saktë dhe politika e sotme botërore nuk lë gurë pa lëvizur, që kjo të mos zbulohet mundësisht kurrë; politika e sotme shqiptare i shërben kësaj fshehjeje. Në qoftë se ka problem historik, që shqiptarët e dinë gabim në mënyrë absolute në të gjithë përmasën e vet (d.m.th. kohën, vendin dhe autorët e formimit) është pikërisht historia e kësaj partie, për të cilën shqiptarët duartrokitën për gjysmë shekulli dhe puthën Tokën për të, por duke anashkaluar faktin që sot partitë politike shqiptare rrjedhin pikërisht nga kjo parti).

Vëllimi i tetë dhe tetë/1
10.Artikujt e lirisë (lajthitja e lirisë shpirtërore të shqiptarëve individë, pas 1991-it, kur tentojnë të shpjegojnë fenomenet shoqërore në kundërshtim me gjithë shkencat shoqërore të Njerëzimit; ky ka qenë shkaku që çoi në zbulimin e Raportit Kohor-Hapësinor si e vetmja ekzistencë Konstante në Natyrë = me Zotin, dhe rrjedhimeve të tij, për t’iu kundërvënë teorive të Klubit të të Marrëve të Madhështisë Shqiptare dhe, sidomos, pretenduesve të termit Ateizëm. Në këtë pikë të fundit qëndron argumenti i ekzistencës së Zotit, i cili mohohet për efekt të mosdijes). Të dyja këto vëllime përmbajnë tema të panumërta, prej të cilave rrjedhin vëllimet e mëpastajme.

Vëllimi i nëntë
11.Si e formatoi saktë Historia Europiano–otomane shtetin politik të shqiptarëve për 1300 vjet në kuadrin e politikës globale (vazhdim i argumentit mbi gjenezën historike të shqiptarëve). Deri më sot, ndër shqiptarë, ky problem është analizuar në mënyrë sportive, ku tifozllëku ka anuar sa nga njëri krah në tjetrin, pa e kuptuar në asnjë rast se çfarë të mire apo të keqe u kanë bërë parashqiptarët dhe shqiptarët relatorëve të tyre historikë, pasi kanë pasur fatin madhështor të jenë drejtuar për 5000 vjet nga gjashtë (6) subjektet më gjeniale të Racës Njerëzore në Tokë. Pellazgët (mijëvje. III – mijëvje. I Para Kri.) – Helenët (shek. VI Para Kri. – shek. III Para Kri.) – Romakët/ Bizantinët (shek. II Para Kri.-shek. XIII Pas Kri.) – Otomanët (shek. XV-XIX) – Selia e Shenjtë Romane (shek. XVI-XX) – Europianët Katolikë (shek. XIX-XX)).

Vëllimi i dhjetë
12. Kleri Katolik – Kanunet Shqiptare dhe Legjislacioni Komunist Antishqiptar (përplasja e çështjes kombëtare me antishqiptarizmin komunist në fushën e Drejtësisë dhe Pronësisë, vazhdim i argumentit mbi gjenezën historike të shqiptarëve). Në këtë pikë, shqiptarët e sotëm po përsërisin gabimin e kaluar të Racës Njerëzore në Tokë.

Vëllimi i njëmbëdhjetë (vëllimi i katërt i botuar)
13. Shkrimtari – Letërsia dhe Populli Shqiptar (rasti Kadare dhe i gjithë mendimit letrar shqiptar; – vazhdim i argumentit mbi gjenezën historike të shqiptarëve).

Vëllimi i dymbëdhjetë
14. Historia ndryshe e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe figurës e veprës së Fan Stilian Nolit e Visarion Xhuvanit (ky është rasti i Hakmarrjes së Historisë mbi Politikën shqiptare njëshekullore, për shkak të mohimit të veprës së një të Panjohuri, që ka qenë intelektuali laik Jurist më i njohur i gjysmës së parë të shek. XX dhe, me shumë mundësi, i të gjitha kohërave të Shtetit Shqiptar, i cili para se të ndërronte jetë la të shkruar të gjithë të kaluarën historike gjysmëshekullore të shtetit shqiptar, duke qenë prezent dhe aktiv që në zanafillën e tij, njëherazi një nga kundërshtarët socialë të Fan S. Nolit e Visarion Xhuvanit nga të gjitha këndvështrimet. Eliminimi informativ i këtij të Panjohuri [ky vëllim i kushtohet pikërisht këtij të Panjohuri] është analog me eliminimin e gjithë klasës historike të Inteligjencës së para vitit 1945, që shënon dhe fundin historik të zhvillimit të Kombit Shqiptar sipas ligjeve të Nënës sonë Natyrë).

Vëllimi i trembëdhjetë
15.Kush, Si dhe Pse u formua miti i rremë mbi Çerçiz Topullin? (Fakte të reja, dokumente të tjera dhe interpretime të kundërta).

Vëllimi i katërmbëdhjetë (vëll. III i botuar)
16.Çfarë përfaqëson Lufta e Vlorës e vitit 1920 në Historinë e Shqipërisë dhe përse krenohen tipikisht disa pseudo-shqiptarë Jo vlonjatë me të? (Ndryshe: të pathënat e një bllofi historik madhor ose vazhdimi i mënyrës së rremë të krijimit të miteve antishqiptare).

Vëllimi i pesëmbëdhjetë
17.Çfarë po ndodh me Shqypen Historike (Gegnishtja e poshtnueme; – ose “Triumfi” i faqezinjve tradhëtorë).

Vëllimi i gjashtëmbëdhjetë (vëll. II i botuar)
18.Kush e shpiku, kur dhe përse, tradhtinë imagjinare të Gjeneral Esat Pashë Toptanit? Përse u zhduk nga Historia politikani më karizmatik i 20 viteve të para të shek. XX?
I-Pse gënjejnë shqiptarët, kur e dinë që gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra?
II-Çfarë duhet të lexojnë shqiptarët, për të kuptuar se miti mbi Avni Rustemin është krijuar nga Ahmet Zogu, përdorur nga Fan S. Noli dhe hiperbolizuar nga shkolla komuniste e historisë?
III-Cili ishte roli i Avni Rustemit në vrasjen e Esat Pashë Toptanit?
IV-Kush e shpiku, kur dhe përse, tradhtinë imagjinare të Gjeneral Esat Pashë Toptanit? Përse u zhduk nga Historia politikani më karizmatik i 20 viteve të para të shek. XX?

Vëllimi i shtatëmbëdhjetë
19.Sekreti i Shën Marenës dhe Shkenca e Historisë. Çfarë fsheh politika shqiptare në arsimin e detyrueshëm shkollor, për mënyrën se si është formuar Kombi Shqiptar?

Vëllimi i tetëmbëdhjetë
20.Katolicizmi dhe Ortodoksia Historike ndër shqiptarë! Fshehja e Krimit Historik mbi ndryshimin e Identitetit Etnik të shqiptarëve të sotëm!

Vëllimi i nëntëmbëdhjetë
21.Kur, Pse dhe Si u formua teoria pellazgjike mbi gjenezën e Gjuhës Shqipe? (Kritika mbi një teori që mbizotëron sot në Shoqërinë Shqiptare, pa ia kuptuar pasojën dhe çfarë fshihet pas saj).

Vëllimi i njëzetë (vëll. I i botuar)
22.Dante Alighieri, Laicizmi dhe Kisha Katolike! Po shqiptarët?… (Vendosja e numrit të ISBN-së çoi në përcaktimin si vëllimi i parë i Tjetërsimit të Historisë).

Vëllimi i njëzet e një
23.Cili është ekuacioni i formimit të Gjuhës Njerëzore dhe në çfarë raporti social është Gjuha Shqipe me të? (Përmbysja e thashethemeve “shkencore” në botën shqiptare të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Greqisë, Italisë dhe Maqedonisë së Veriut, bashkësia e të cilëve kanë formuar Shkollën e të Marrëve të Madhështisë Shqiptare, por pa qenë e aftë për të zbuluar se për hesap të kujt e bëjnë këtë “shpikje”. Fakti që në këtë proces janë përfshirë shumë mbeturina të botës otomanë dhe mbeturina të botës kuço-vllehe të konvertuar në Fenë e Islamit është treguesi më i parë, se cilat janë përmasat e këtij hesapi, por, kur në zanafillën e teorizimeve shqiptare të kësaj Shkolle ndeshim përfaqësuesit tipikë të botës kuço-vllehe: Thanas Floqi – Spiro Konda – Dhimitër Pilika – Petro Zheji, përmasat e hesapit zmadhohen përtej botës otomane dhe na tregojnë mënyrën se si është formuar Kombi Shqiptar dhe Gjuha Shqipe. Pikërisht kjo është fshehur për 80-vjet dhe vazhdon të fshihet akoma për arsye politike, jo vetëm për formën dhe mënyrën se si është formuar gjuha shqipe, por, kryesisht, për autorësinë praktike të procesit). Libër vetëm për shqiptarët kudo që ndodhen në botë, sidomos për ata që jetojnë jashtë kufijve shtetërorë të prindërve dhe gjyshërve të tyre shqiptarë.

Vëllimi i njëzet e dy
24.Përse iu dedikua Sami Frashërit vepra: “Shqipërija ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhetë? E kujt ka qenë dhe nga kush e kur u bë ndryshimi?

Vëllimi i njëzet e tre (vëll. V në botim)
25.Fallsifikimi katërpërmasor i Historisë në një treçerek shekull shqiptar!
1-70-Çfarë fsheh Shën Naumi i vitit 1925?
2-100-Çfarë fsheh interpretimi komunist i Masakrës së Borovës 6 korrik 1943?
3-109-Çfarë fsheh Masakra e Borovës?
4- 49-Çfarë fsheh Masakra e Tivarit 1-2 prill 1945?
5-57-Përsëritja është babai i mërzitjes z. Butka!
6-162-Çfarë fsheh Masakra e Peshkëpisë 10 prill 1994?
(numrat me bold janë numrat e artikujve tek faqja ëëë.genckhoti.com)

Vëllimi i njëzet e katërt
26.Historia e Teatrit Shqiptar dhe falsifikimi i tij, përmasat sipas realitetit historik dhe falsifikimi politik i tij. Roli i Teatrit në përgatitjen e Ndërgjegjes Kombëtare të shqiptarëve përgjatë shek. XIX-XX. Përse kjo ndërgjegje nuk mund të importohej dot nga SHBA: pikëpamja e Fan S. Nolit!

Vëllimi i njëzet e pestë
27.Intelektuali dhe politikani shqiptar, sidomos pas 1945-s. Analiza e Kombit Shqiptar pas 1878-s, pas 1912-it, pas 1945-s dhe, sidomos, pas 1992-it.

Vëllimi i njëzet e gjashtë
28.Ku e ndihmon teoria e Fizikës, Historinë teorike të Njerëzimit?

Vëllimi i njëzet e shtatë
29.Kundër – tjetërsimit të jetës dhe veprës së Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Kush janë autorët e këtij tjetërsimi dhe përse janë shfaqur pas vitit 1992?

Vëllimi i njëzet e tetë
30.Këndvështrimi historik i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1877-1881), pasi deri më sot ky këndvështrim ka qenë vetëm politik. Ndryshimi qëndron në pyetjen: Kundër kujt u organizua Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe kush qe organizatori më i parë i saj?

Vëllimi i njëzet e nëntë
31.Sekretet e Voskopojës dhe falsifikatorët shqiptarë të Historisë së saj.

Vëllimi i tridhjetë
32.Si e grabitën përfundimin e Luftës së Dytë Botërore komunistët shqiptarë!

Vëllimi i tridhjetë e një
33.Protokolli i Korfuzit (1914) nga nje deshmitar i kohes dhe sipas asaj qe nuk dine shqiptaret!

Vëllimi i tridhjetë e dy
34.Rreth kritikës së filozofisë shqiptare mbi materializmin dialektik dhe historik.
Vëllimi i tridhjetë e tre
35.Interpretime materialiste ne fushen e mendimit fizik.

Vëllimi i dyzet e dy…
në vazhdim këto vëllime janë të fshehura në brendësi të vëllimit 8 dhe 8/1.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.