back to top
13.5 C
Tirana
E martë, 21 Prill, 2026

Nga Rauf Fico e Faik Konica, tek Jeta Kreka – nga Mentor Kikia

Gazeta

Ambasadori Rauf Fico, paraqet letrat kredenciale
Ambasadori Rauf Fico, paraqet letrat kredenciale
Nga Rauf Fico e Faik Konica, tek Jeta Kreka
nga Mentor Kikia

Presidenti i Republikës ka dekretuar emrin e një vajze vetëm 26 vjeç si ambasadore në Katar. Avantazhet që ajo paraqiti në Komisionin Parlamentar për Politikën e Jashtme ishin se ajo jeton në Katar, ku ka qëndruar pasi mbaroi shkollën dhe se di “katarisht”.
Nuk ka patur asnjë marrëdhënie tjetër pune me shtetin dhe puna e parë që bën në shërbimin diplomatik dhe shtetin shqiptar është ambasador.
Katari është një vend “modest”, në raport me vendet e tjera përsa i takon interesave diplomatike shqiptare, dhe do të mjaftonte edhe një “dyqan diplomatik”. Por çështja është se kjo vajza, tashmë quhet diplomate, dhe nesër mund të trasferohet nga ambasada shqiptare në Katar në ambasadën shqiptare në Romë, Berlin apo Londër.
E imagjinomi dot?
Shërbimi diplomatik nuk është shërbim social.
Dhe të mendosh që kur shteti ynë ishte vetëm 10-15 vjeç në shërbimin diplomatik kanë shërbyer burra shteti si Rauf Fico e Faik Konica. Por edhe më pas, Shqipërinë e kanë përfaqësuar diplomatë si Qazim Tepshi e Maxhun Peka, apo Kastriot Robo e Dashnor Dervishi.
Nuk kam gjë me vajzën, ajo mund të jetë shumë e zonja, por nuk shkohet nga ceremonia e diplomimit direkt ambasadore. Duhen kaluar ca hallka në administratë dhe duhet akumuluar një përvojë pune e jete, për të mbajtur këto lloj peshash.
Foto: Ambasadori Rauf Fico, duke shkuar të paraqesë letrat kredenciale tek kancelari gjerman Adolf Hitler. Faik Konica, kur përfaqësonte Shqipërinë në Uashington. Jeta Kreka, e sapo dekretuar ambasadore në Katar.
Mentor Kikia 12 mars 2026

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.