back to top
14.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

Rama dhe… Kosova! – nga Adriatik Riza Dosti

Gazeta

Open Ballkan - Vuçiq - Rama - Zaev
Open Ballkan – Vuçiq – Rama – Zaev

Rama dhe… Kosova!

nga Adriatik Riza Dosti

 
Vite më parë, teksa po flisnim me të ndjerin Dor Keko për Kosovën aty në korridoret e redaksisë së “Koha Jonë” e kujtoj si sot që na u fut si “Pilaf” në bisedën tonë edhe Edi Rama, që kishte sjellë për botim një nga ato shkrimet tipike “pa emër” kundër Saliut, që aq qejf i kishte asokohe Nikolla…
Po ç’lodheni kot për Kosovën dhe kosovarët o burra… – na u drejtua ai, – ata gjithë jetën i kemi patur ferrë nëpër këmbë… ndaj ju garantoj se serbët nuk kanë gjë me ne shqiptarët e Shqipërisë, por e kanë gjithe inatin me ata, ndaj më mirë le të jetë e tyrja dhe mbledhim mendjen të gjithë! Unë për vete as i dua e as i kam dashur ndonjëherë se janë të trashë dhe patriotë e nacionalistë extremistë[???!!]
Dhe asnjëherë s’e kam hequr dot nga mendja këtë lloj “ligjërimi” të poshtër e antishqiptar e veçmas antikosovar të atij që vite më vonë i hyri zyrtarisht edhe politikës në Shqipëri e që prej 23 vjetësh ka qënë e mbetet ndër më të shquarit antikombëtarë e veçmas antikosovarë në të gjitha llojet e vendimeve e qëndrimeve të tija madje edhe publike…!!
I lidhur fort pas Qerres serbe, e i dashuruar marrëzisht pas Vuçiqit, por i ndihmuar edhe nga vetë disa monstra të Kosovës si Thaçi, Mustafa, Hoti e Batoni me shokë… duke patur në krah Vuçiqët, Bernabiçët e Daçiqët… e diku atje në BE edhe Mogherinët e Lajcakët e madje përtej Atllantikut edhe Boltonët, Palmerët e Grenellët… Edvini doli hapur dhe e hoqi brutalisht maskën e tij antikosovare veçmas pas deklaratave të tij skandaloze të javës së shkuar në Shkup në të ashtuquajturin Minishengeni Ballkanik ose Open Ballkan dhe se fundi edhe teksa kaloi fundjavën e sapombyllur me amerikanin me antikosovar të sotëm R. Grenell – njeriun që rrëzoi me grusht shteti qeverinë e ligjëshme të Kosoves e të kryeministrit Kurti, pasi më parë ju kishte bërë atyre presion e shantazh për të hequr taksën ndaj Sërbisë e për të ndërruar kursin në sjelljen ndaj saj…
Unë po ju rikujtoj e po ju rreshtoj me poshtë bëmat e Ramës kundër Kosovës, të paktën që nga koha kur ai u bë kryeministër i Shqipërisë e gjithë çka ai në bashkëpunim me disa Monstra të Kosovës, por edhe në lidhje me serbo-ruso-sllavët kanë bërë e po vazhdojnë të bëjnë kundër saj…
Pastaj ju gjykoni vetë e Kosova po të dojë pastaj le ta shpallë tradhëtar, non grata… hero… mik apo edhe armik! Ok!
Të parën gjë që bëri ishte ulja e Traut në Rrugën e Kombit duke realizuar kështu ëndrrën serbe të Vuçiqit me shokë për ta pasur kurdoherë Kosovën kësisoj të ndarë e të përçarë me Atdheun – Mëmë…
Rama së bashku me Thaçin e Vuçiëin janë inisiatorët e projektit famëkeq të ndarjes, copëtimit e shkëmbimit të territoreve të Kosovës përkrahur nga Rusia e Franca e fatmirësisht kundërshtuar fuqishëm nga Merkel e Gjermania e më pas kur gjithçka plasi sheshit… edhe nga amerikanët… duke rikujtuar se i pari që e bëri zyrtarisht këtë gjë publike jo rastësisht ishte shefi i sigurisë kombëtare të kabinetit të Pres. Trump: Boltoni!!
Rama nuk la lloj forme shantazi, kërcënimi e presioni pa ju bërë kryeministrave Haradinaj e Kurti që ata ta hiqnin pa kushte taksën ndaj Sërbisë…
Që nga Beogradi ku ishte i dyti kryeministër i Shqipërisë pas Hoxhës në 1946 që vizitonte Serbinë e përkulej para flamurit serb… e më pas edhe nga Athina, Moska, Berlini, Parisi, Brukseli… Prishtina e Tirana!! Rama kurrë nuk ka reshtur se punuari e së vepruari zyrtarisht e privatisht kundër Kosovës e pro Serbisë kundër lidershipit të saj e në krah të Vuçiëit…
Rama është rast unikal në historinë e Shqipërisë teksa hodhi në Gjyq kryeministrin e Kosovës Haradinaj kur ky i fundit guxoi e tha publikisht të vërtetën e marrëdhënieve Rama – Vuçiq dhe të planeve të tyre djallëzore kundër Kosovës…
Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiq
Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiq
Rama është propaganduesi e promovuesi më i zellshëm e më i dhunshëm i idesë së Minishengenit Ballkanik shndërruar sot për “dipllomaci” në Open Ballkan çka është ashiqare ringjallja e ish Jugosllavisë dhe plotësimi i ëndrrës së kahershme serbomadhe të daljes në Adriatik, por edhe “një thike pas shpine ndaj Kosovës e kombit shqiptar në tërësi!”
-Rama mori Besat e Cakat në qeverinë e Tiranës e po kërkon të marrë edhe Vlora Çitakun, gjoja për të treguar mbarëkombtarizimin e tij, ndërkohë që realisht kanë qenë e janë Vuçiqët e Daçiqët që kontrollojnë çdo gjë në qeverinë e Ramës e madje kanë si këshilltar personal të tyre agjentin e Stanishiqit në kabinetin e tij, Batonin…
Rama ju tha shqiptarëve e kosovarëve që nga Prishtina se kush është kundër Thaçit e kush e shan atë: është Gomar [!!!]
Rama u betua mbi flamur e kryqëzoi duart mbi të me Ramushin e pas një jave nuk la fjalë poshtëruese e ofenduese pa thënë kundër Kosovës e vetë Haradinajt, të cilin e denigroi sa e si mundi…
Rama ç’nuk bëri ndaj qeverisë së Kosovës që ajo të hiqte taksen ndaj Sërbisë… por nuk ia doli dot…!!
Rama nuk pranoi ta priste në takim kryeministrin e Kosovës Kurtin duke i thënë publikisht se… nuk kemi pse të takohemi pasi nuk kemi se ç’të bisedojmë së bashku[???] ndërkohë që po ky Rama ynë priti me tapet të kuq në mes të Tiranës kriminelin serb Vuçiq… e ndërkohë që presidenten e Kosovës që ia tha gjithçka hapur në mes të Parlamentit të tij pranoi ta priste fshehurazi, me dyer të mbyllura e në errësirën e tij tinzake…
Rama që ndihmoi në rrëzimin e qeverisë së parë legjitime të Kurtit as që pranoi ta uronte atë për fitoren e rizgjedhjen e tij në zgjedhjet e 14 shkurtit…
Rama disa herë publikisht ka vlerësuar ndihmën serbo-maqedonase për tërmetin e frikshëm që shkaktoi viktima e dëme të shumta materiale në Shqipëri ndërkohë që ka injoruar haptazi e banalisht faktin se ishte Kosova e para që ju gjend vëllezërve të gjakut te vet si askush tjetër e sa hap e mbyll sytë…
Pas shitjes së Detit te greku… portit të Durrësit tek arabët… aeroportit të Vlorës tek turqit etj etj Rama është i vendosur t’i sjellë serbët e Vuçiqit në Durrës e maqedonasve të Zaevit t’u japë një copë Port po aty buzë Adriatikut… çka përben një plan sa të frikshëm po aq edhe të rrezikshëm për kombin e popullin shqiptar e veçmas edhe për Kosovën…
Rama e qeveria por edhe shteti e parlamenti i tij kurrë e asnjëherë nuk kanë pranuar të bëjnë publike një Deklaratë zyrtare që të dënojnë rëndë krimet e genocidin serb në Kosovë… vetë fakti se pesë ditë më parë që nga Shkupi ai deklaroi se duhet ta lemë pas e të mbyllim sytë ndaj së djeshmes, tregon se ai është i vendosur të mohojë e të amnistojë krimin e sadizmin serb ndaj Kosovës martire…
Rama, vazhdimisht ka nxitur grindjet e përçarjet mes lidershipit kosovar në Prishtinë e gjithnjë ka përdorur një gjuhe të poshtër në Tiranë kundër tyre ndërsa e kundërta ka ndodhur në raport me Sërbinë e Vuçiqin… të cilët ai duket se i ka fort për zemër…
Këto e plot bëma të tjera si këto të Ramës -kryeministër të Shqipërisë janë mëse të mjaftueshme për të gjykuar me qetësi e llogjike të ftohtë secili është Rama në raport me Kosovën e kosovarët… çfarë përfaqëson e mbron ai… kujt i shërbejnë politika e qëndrimet e tij… dhe pse teksa je mik për kokë me Vuçiqin që i vuri flakën Kosovës… e dogji dhe e vrau… e përdhunoi dhe e shkretoi… nuk mund te jeshë kurresesi mik edhe me Vjosa Osmanin e Albin Kurtin që e mbrojnë e i kanë dal për zot asaj! As me Kosovën e kosovarët të cilët i ke poshtëruar, tradhëtuar, shitur e ju a ke ngulur thikën pas shpine kaq shumë sa unë akoma nuk arrij ta kuptoj se çfarë presin akoma Kosova e kosovarët për të ta ulur ata ty Traun në Rrugën e Kombit… njëherë e mirë…

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.