back to top
22.5 C
Tirana
E diel, 12 Maj, 2024

Kujtimet për Marie Shllakun ishin vazhdimisht të pranishme mes shqiptarëve emigrantë në New York dhe California (1944-1990) – nga Klajd Kapinova

Gazeta

Busti i Marie Shllakut
Busti i Marie Shllakut
Kujtimet për Marie Shllakun ishin vazhdimisht të pranishme
mes shqiptarëve emigrantë në New York dhe California (1944-1990)
nga Klajd Kapinova

Ma në fund po riabilitohet apo rindërtohet nga fillimi me nderim dhe respekt figura e përbaltur pa të drejtë për 50 vjet e personalitetes dhe nacionalistes së shquar antikomuniste e antisllave, qytetares shkodrane Marie Shllaku (1922-1946).
Kujtoj, se disa dekada ma parë studiuesi dhe publicisti shqiptaro-amerikan, Tomë Mrijaj, ka hedhur qysh ne fillim hapat e parë, duke marrë personalisht inisitiativën për të ringritur nga pluhuri i harresës dhe përbaltja sistematike e pamerituar komuniste, dhe sot në vendin e merituar për jetën dhe veprimtarinë nacionaliste të martires së re të Shqipnisë etnike Marie Shllaku.
Kujtoj, me modesti se Toma bujar dhe human, gjithashtu falë zemërgjerësisë se tij karakteristike, ka ndihmuar financiarisht, duke sponsorizuar edhe dy libra të tjerë, të bashkatdhetarëve tanë nga Shkodra dhe Klina e Kosovës, për të botuar pranë Shtëpisë Botuese dhe Shtypshkonjën “Volaj” në Shkodër, veprat e reja, që janë shkruar fatmirësisht për Marie Shllakun.
Ai gjithashtu edhe pse nga Kosova, ka inisituar vazhdimisht, që në qytetin e saj të lindjes në Shkodër, Bashkia e qytetit të vendosë për respekt emrin e saj në një rrugicë. Dhe ky projekt human, u realizua për fat të mirë edhe me ndërhymjen direkte bujare të mikut të tij, të ndjerit Nikolin Destanishës (babai i të cilit Kapiten Gjon Destanisha, është pushkatuar mizorisht nga regjimi sllavokomunist në Kosovë), bani të mundun vendosjen e emnit të saj në një lagje të qytetit tonë.
Po ashtu kujtoj, se para disa viteve, nipi i dëshmorit antikomunist Kapiten Gjon Destanishës, ka shkuar në Kosovë, për të marrë dekoratën e Mirënjohjes, që i është dhënë gjyshit të tij dhe heroinës qytetare shkodrane Marie Shllaku, mbasi e ndjera nuk ka lanë apo pasur të afërm të saj.
Duke biseduar me Gjon Destanisha Junior, që sot jeton në SHBA, ai me thotë se e ka pasë dhe e ka edhe sot për nder dhe krenari me e mbajt në shtëpinë e tij këtë dekoratë të Maries në shtëpi, sepse ajo ka kenë e lagjes dhe qytetit tonë.
Edhe në këtë rast, kujtoj se kontributi financiar i komunitetit shqiptaro-amerikan ka kenë i madh dhe bujar sikurse përherë.
Toma, që ishte edhe inisiatori i kësaj vepre, serisht ishte i pari që dha kontributin e tij financiar.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.