back to top
14.5 C
Tirana
E hënë, 29 Prill, 2024

Të mendojmë shqip, e bota e ka më lehtë të na kuptojë… nga Fahri Xharra

Gazeta

Fahri Xharra
Fahri Xharra
Të mendojmë shqip, e bota e ka më lehtë të na kuptojë…
nga Fahri Xharra

Kërkimet e ndryshme të kushtëzojnë që t’i hapësh sytë dhe të nxjerrësh me aq sa mundesh të vërtetën, mvaret nga qëllimi dhe synimi. Ballafaqimet me shtrembërime kërkojnë shumë durim dhe dashuri për temën që e trajton. Qëllimi im është që me anën e publicistikës historiografike të arrij diçka që të ketë mundësi t’i shërbejë të vërtetës sonë historike.
…Shkrimet e mia pranohen ose jo, por ato janë të bazuara nga ballafaqimi i fakteve nga burime të ndryshme, të cilta shpesh janë edhe kryeneçe, sepse ato janë edhe të “modifikuara” qëmoti dhe për interesa të ndryshme; të jemi të sigurt, jo për ne dhe për të vërtetën tonë.
Në ish Jugosllavi, neve na është mundësuar që të njihemi me qytetet tjera po ashtu me origjinën e vjetër ilire ose pellazgo-ilire, por që e vërteta është shtrembëruar në atë masë sa që është e vështirë të gjendet ajo. Por, jo. Historia sa do e fshehur të jetë ajo i ka gjitha gjurmët e saj, të cilat janë fosilisuar dhe janë të pamohueshme.
Në territorin që e mbulonte ish Serbia janë dy Mitrovica, njëra e Sremit dhe tjetra e Kosovës. Mitrovica e Sremit, është e njohur që në kohët parahistorike, dhe në kohën romake si Sirmium. Aty kanë lindur perandorët romakë: Emperors Herennius Etruscus (251), Hostilian (251), Decius Traian (249-251), Claudius II (268-270), Quintillus (270), Aurelian (270-275), Probus (276-282), Maximianus Herculius (285-310), Constantius II (337-361) and Gratian (367-383). E shihni, një trashigimi perandorësh që e kanë udhëhequr botën e kohës së tyre.

Sirmium - Mitrovica e Sremit qytet i lashtë ilir.
Sirmium – Mitrovica e Sremit qytet i lashtë ilir.

Mitrovica e Sremit ka kaluar edhe kohën e Brankoviqëve sipas burimeve serbe, por shumë para Brankoviqëve në fillim të vitit 1180 pas Kr. emri i Sirmiumit kaloi nga “Civitas Sancti Demetrii” “Dmitrovica”, “Mitrovica” dhe në “Mitrovica e Sremit” sot. Turqit e kishin nja dy shekuj dhe e “turqizuan” emrin në: “Dimitrofça. (Beginning in 1180 AD the name changed from “Civitas Sancti Demetrii” to “Dmitrovica”, “Mitrovica”, and finally to the present form – “Sremska Mitrovica”. In Serbian, the town is known as Сремска Митровица or Sremska Mitrovica, in Rusyn as Сримска Митровица, in Croatian as Srijemska Mitrovica, in Hungarian as Szávaszentdemeter or Mitrovica, in German as Syrmisch Mitrowitz, in Latin as Sirmium, and in Turkish as Dimitrofça.)
Edhe Evli Çelebiu e quante “Dimitrofça” (In 1521, the city came into Ottoman hands and it remained under the Ottoman rule for almost two centuries. According to Ottoman traveler Evliya Celebi, Mitrovica had been conquered by the Bosnian sanjak bey Husrev-bey. She was renamed as “Dimitrofça”)
I gjithë ky spjegim është për të ardhur në rrjedhën emrit, pra kur krishterimi e “fitoi” pushtetin e vet. Duhet thënë që nga Sirmiumi kalon në Shën Dhimitër (Civitas Sancti Demetrii), dhe koha e shkurtoi dhe e sllavizoi në Mitrovica. (“Sremska Mitrovica” means “Mitrovica of Srem” (Mitrovica of Kosovo and Mitrovica of Mačva also exist), while “Mitrovica” itself stems from the name “Saint Demetrius” or “Sveti Dimitrije” in the Serbian language (in Cyrillic form “Свети Димитрије”).
Kush ishte Shën Dhimitri, ose edhe me larg në kohë, ee kush ishte Dhemetra para krishtërimit?
Tashmë e njohur e konfirmuar edhe nga historianë e gjuhëtarë të huaj europiane etj., se “Dhemetra” ishte dhe është perëndesha e “Dheut Amë”, [(Δῆ μήτερ = Γῆ μήτηρ), è la Madre terra] – kjo e gjendur edhe tek shkrimet e lashta kretane të linearit A, shkruar qartë pastër ashtu si ende në gjuhën shqipe: Da ma te = Ma-t, Mësa; a mësa – “Ama – e Dheut”, ashtu siç themi numri i “amzës”, apo dhe vendburimi i një rrjedhë lumi, prroi, burimi, etj atje ku lind, buron nga Dheu ky ujë quhet “amë”, por jo vetëm kaq, kemi gjithashtu shprehjet: gjuha “amtare’, dhe amësia. (Mili Butka, Mitrovica dhe emri i saj – Etimologji )
Të kalojmë në Mitrovicën tonë, asaj të Kosovës, që serbisht është quajtur “Kosovska Mitrovica”
Meqenëse kanë qenë blegtoria, bujqësia, gjuetia e më pas edhe xehetaria në fillim e zhvilluar në masë modeste për t’u bërë më vonë një ndër shkaqet kryesore të depërtimit romak dhe pushtuesve sllavë, osmanë etj, në këto anë. Kjo trevë, sikurse pjesët e tjera të Gadishullit Ilirik, në lashtësi ka qenë e banuar krejtësisht me banorë ilirë, përkatësisht fisin Dardan. Në territorin e sotëm të trevës së Mitrovicës janë zbuluar disa gjurmë ndërtesash, si ai i nekropolit ilir, statuja të ndryshme prej balte e prej plumbi, një sarkofag, figura e (Muzës së vallëzimit) etj. Në shek. I të e.r. Iliria u gjend nën sundimin romak.
Pra, edhe këtu nga Dhemetra, i krijua Shën Mitri e më vonë Bizanti: “The name of the city derives from the Greek name Demetrius. It was most probably named after the 8-th century Byzantine church St. Demetrius which was built near Zvecan Fortress, just above the modern Mitrovica, in honor of Saint Demetrius of Thessaloniki.3] The city was called D(i)mitrovica until it fell under the Ottoman rule. 3]4] In 1660, the Ottoman explorer Evliya Çelebi mentions for the first time the city with the name Mitrovica.5]4]”
Një pyetje e një mashtrimi sllav, pse Evlia Çelebia Mitrovicën e Sremit e quajti “Dimitrofça”, kurse Mitrovicën tonë Mitrovica?! Diçka nuk shkon, se çka nuk shkon dihet.
Nëse ne, pa fije logjikimi qytetin e Mitrovicës e quajme sllavisht Mitrovica, pse mos ta quajmë shqip “Sh’Mitri”?!
Edhe populli i asaj ane e njef kohën e dimrit që matej me: “nga Shën Mitri në Shën Gjergj”
Të mendojmë shqip, se bota e ka më lehtë të na kuptojë.
Fahri Xharra, Gjakovë

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.