back to top
9.5 C
Tirana
E enjte, 18 Prill, 2024

Ndjehem krenar për Paraardhësit e mi… nga Romeo Gurakuqi…

Gazeta

Historiani Romeo Gurakuqi & Kryeministri Edi Rama
Historiani Romeo Gurakuqi & Kryeministri Edi Rama

Ndjehem krenar për Paraardhësit e mi…

nga Romeo Gurakuqi…

Hedh poshtë me neveri
sulmin e orkestruar nga Kryeministri Edi Rama,
dhe qehajallarët e tij,
ndaj meje dhe familjes sime.

Unë e akuzoj atë dhe bashkëpunëtorët e tij për sulm ndaj lirisë së shtypit dhe opozitës indipendente, intelektualëve të pavarur, përdorim të shtypit përmes gazetarëve anonimë, që nuk figurojnë në regjistrin nacional dhe shantazhimin përmes të tretëve, dhe do njoftoj të gjithë organizmat ndërkombëtare!
Krenar për paraardhësit e mi!
Filipin, Markun, Lazrin, Ndocin, Andrean, Simonin, Gegën (pronar anijeje që rrihte rrugën e Adriatikut, përgjat brigjevet, Ulqin, Tivàr, Kotorr deri në Raguzë, me qëllime tregtie); për Kelin stërgjyshin tim, (tregtar manifakture) dhe djemtë e tij: Lazrin, Karlin, Luigjin, fëmijët e tyre: Vilhelmin babain tim, Gilbertin, Ernestin dhe Toninin.
Krenar njëlloj sikur edhe të ishin hyzmeqarë, fshatarë dhe punetorë, toskë dhe gegë, njëlloj!
Krenar për Liderin e pavdekshëm të Shqipërisë, bashkëthemeluesin e Shtetit Shqiptar, Luigj Gurakuqin!
Krenar për Shkodrën!
Krenar që vij nga një familje shkodrane, që është qytetare e Tiranës, që nga muaji i parë i shpalljes kryeqytet i Shqipërisë!
Edi Rama i marrun së bashku me gjithë anetarët e fletushkës së tij, them me siguri, nuk kanë asnjë foto të familjarëve të tyre në vitin 1882, siç e kam unë. Një klik në faqen e Marubi. Nxjerrni një rekord të saktë të lindjeve dhe vdekjeve nga i gjithë taborri i Edi Ramës?!
Në Civitas Scodrinon e gjithsecili ka rekorde për familjet e tyre!
Për qehajallarët e Edi Ramës në shtyp: Kel Gurakuqi, stërgjyshi im: Tregtàr Manifakturash me dugâjë të veten”; (lindë me 29 shtatuer 1850 dhe ka vdekur me 16 fruer 1906);
Gjyshi im Lazër Gurakuqi (19 mars 1887-1961), ka qenë themelues i Postës dhe Telegrafës Shqiptare (Sekretari i saj i Parë i Përgjithshëm – 1913); Korrespondent i Gazetës “Bashkimi i Kombit” me qendër në Manastir (1909 – foto bashkengjitur), bashkëluftëtar, përveçse i afërt, i Luigj Gurakuqit edhe i Çerçiz Topullit, Aqif Pashë Biçakçiut, Avni Rustemit, Bajram Currit, Fan Nolit, Mustafa Qullit, Hilë Mosit, Spiridon Kacarosit, Ernest Koliqit, Ymer Beg Koplikut, Dom Lazër Shantojës, e radha ska fund.
Asnjë lëshim para asnjë kërcënimi të maskarenjve të qarkut tuaj autoritarist!

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.